Kupa e Shqipërisë/ Teuta triumfon ndaj Lushnjës, Vllaznia dhe Flamurtari e mbyllin në paqe

0
118

Skuadra durrsake ka mundur me lehtësi myzeqarët që, edhe pse kanë shënuar, nuk kanë pasur forcën e duhur për të mbajtur rezultatin

 Në Shkodër, sfida midis Flamurtarit dhe Vllaznisë është mbyllur me shifra të barabarta, duke mos pasur asnjë fitues

 

Teuta-Bylis-2-1Kanë mbaruar dje disa nga sfidat më kryesore të Kupës së Shqipërisë. Kujtojmë se tashmë skuadrat janë në një fazë vendimtare, pasi çerekfinalet duket se kanë sjellë përballë mjaft përballje të forta. Të gjitha ndeshjet spikasin, edhe pse disa për tyre kanë një duel të karakterit historik. Më e dalluara është sfida midis Flamurtarit dhe Vllaznisë. Ndërkaq, ndeshje që ka dhuruar emocione, ka qenë edhe sfida midis Teutës dhe Lushnjës. Dje, janë luajtur ndeshjet e para të këtij turi dhe duhen pritur edhe sfidat e tjera për t’u përcaktuar se kush kalon përpara.

 

 Teuta-Lushnja

Një ndeshje drithëruese dhe e veçantë ka qenë ndeshja midis Lushnjës dhe Teutës. Sfida u zhvillua në fushën e myzeqarëve. Një avantazh ky për vendasit, që u munduan ta shfrytëzonin. Mirëpo duket se me gjithë sforcot e bëra skuadra lushnjare nuk ka arritur që të mposhtë dot djemtë e detit. Kjo, pasi skuadra e Teutës këtë vit ka një ekip mjaft të fortë. Durrsakët janë të vendosur që mos të lënë asnjë trofe dhe do të luftojnë në të gjitha drejtimet për triumf. Janë në ndjekje të Skënderbeut në kampionat dhe tashmë synojnë edhe kupën. Skuadra e teknikut Sorrentino ka treguar një grintë të madhe dhe ka arritur që të përmbysë rezultatin. Ka qenë të parët lagunarët ata që kanë kaluar në avantazh. Por do të ishin të kaltrit që do të merrnin fitoren. Ka qenë Canka ai që ishte vendimtar për skuadrën vendase duke realizuar një pjesë të parë të mirë. Por ndryshimi do të vinte në pjesën e dytë. Ka qenë fillimisht Cyrbja i pari që ka realizuar për Teutën. Mirëpo kjo nuk do të mbetej me kaq, pasi do të ishte Tefik Osmani ai që do të shënonte edhe të dytin. Osmani do të korrigjonte kështu gabimin e bërë me humbjen e penalltisë në minutën e 20. Ndeshja duket se ka marrë tatepjetën për lagunarët që e kanë gjetur veten në disavantazh dhe duket se nuk kishin mundësi për ta kthyer këtë gjë. Në minutën e 8 do të vinte Cyrbja që do të plotësonte kështu edhe dopjetën e tij personale. Një gol që i jep qetësinë skuadrës nga deti. Mirëpo duket se skuadra mike nuk do të mjaftohej me kaq dhe do të shkonte edhe më larg duke shënuar in extremis. Do të ishte Da Silva ai që do të vuloste fitoren e takimit. Një rezultat ky që tregoi më së miri se kush është favoriti për të kaluar në fazën gjysmëfinale. Kështu sfida është mbyllur në “Roza Haxhiu” duke e dërguar Teutën me një këmbë drejt fazës tjetër. Lushnjarët duket se e kanë pasur të pamundur të luftojnë në të dyja drejtimet. Eliminimi nga ky kompeticion do t’i jepte mundësi skuadrës që të luftonte për mbijetesën në kampionat.

 

Vllaznia-Teuta

Një sfidë paqeje ka qenë ajo e luajtur midis Vllaznisë dhe Flamurtarit. Si vlonjatët ashtu edhe shkodranët nuk kanë arritur që të gjejnë triumfin, duke mos dhënë asnjë shenjë se kush është kandidati favorit për fazën tjetër. Një barazim pa gola që ka prodhuar “Loro Boriçi” duke mos sjellë asnjë finalizim në portat përkatëse. Skuadra vendase ka dëshmuar që vuan në fazën finalizuese. Ka bënë Bushiç që ka arritur ta mposhtë Mockën që ishte në ditën e tij më të mirë. Mirëpo çdo gjë është anuluar nga gjyqtarët duke shkaktuar protesta te skuadra vendase. Janë kuqezinjtë që janë shfaqur mjaft të sigurtë në veprimet e tyre. Skuadra e Gjokës aplikoj kundërsulmin dhe mund ta kishin ndëshkuar Vllazninë. Mirëpo edhe Vujadinoviç ka qenë në formë duke mos lejuar golin. Një rezultat ky që favorizon vlonjatët. Kjo pasi ndeshja tjetër zhvillohet në fushën e tyre. Skuadra labe pritet mos të gabojë brenda dhe tashmë është më afër kalimit edhe pse gjithçka mund të ndryshojë. Kjo pasi skuadra shkodrane është në lartësinë e duhur për të bërë surprizën. Edhe në këtë raund, skuadrat janë të ndara në dy grupe, A dhe B, teksa sistemi i ndeshjeve është vajtje-kthim. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas dy javësh, kohë kur do të përcaktohen zyrtarisht edhe dy çiftet gjysmëfinaliste.

 

 

Skënderbeu rrëmben fitoren në Laç, Kukësi hakmerret ndaj Bylisit

 Edhe dy sfidat e tjera të Kupës së Shqipërisë kanë pasur emocione të forta, pasi të dyja ndeshjet ishin në fakt përsëritje të javës në kampionat. Nëse fundjavën e kaluar, Laçi priti Skënderbeun, ndërsa Kukësi u ballafaqua me ballshiotët në javën e 18-të të kampionatit. Të dyja këto skuadra sfiduan sërish të mërkurën njëra-tjetrën, por kësaj radhe fati i ndeshjes qe tjetër. Kësaj radhe verilindorët kanë treguar forcën e duhur. Kujtojmë se ai që fiton Kupën e Shqipërisë, merr pjesë në kupat e Evropës. Një portë kjo që është mjaft e ëndërruar nga skuadrat shqiptare.

 

Bylisi-Kukësi

Sfidë e re, fat i ri. Kjo moto e ka përshkruar gjithë rrugëtimin e djeshëm midis Kukësit dhe Bylisit. Një ndeshje që dhuron gjithmonë emocion, pasi të dyja skuadrat dhurojnë mjaft emocion më lojën e tyre. Një sfidë që gjithmonë dhuron spektakël. Të dyja skuadrat barazuan në përballjen e fundjavës, të vlefshme për kampionat. Mirëpo kësaj radhe nuk ka bënë i njëjti rezultat, pasi skuadra e Kukësit është hakmarrë për atë trepikësh të humbur. Skuadra bëri shumë blerje dhe duket se barazimi me skuadrën ballshiote u bë edhe objekti krize në skuadër. Largimi i Shensojit e ngarkoi edhe me më shumë presion skuadrën, duke i shtuar probleme. Sfida u luajt në Ballsh në stadiumin “Adush Muça”. Një fushë mjaft e vështirë për t’u fituar. Ballshiotët janë shumë të fortë kur janë në territorin e tyre dhe nuk lëshojnë pe. Mirëpo kjo duket se nuk ka bënë problem për Sulejman Starovën. Trajneri kështu e ka nisur me sukses debutimin e tij te skuadra e Kukësit. Ka bënë Cikalleshi lojtari që vendosi fatin e takimit. Kjo, pasi me dy golat e shënuar i dha drejtimin ndeshjes. Sulmuesi u tregua i saktë para portës së Frashërit. Kështu, skuadra kuksiane bën një hap të rëndësishëm për kalimin në fazën e gjysmëfinales. Duket se gjithë ato lëvizje të bëra në merkaton e dimrit kanë dhënë efektin e tyre. Ndërsa skuadra ballshiote duket se është në të njëjtin skenar me atë të Lushnjës. Skuadra ka vendosur që të lëshojë pe, duke parë edhe fazën e vështirë që po afrohet. Kjo, pasi ekipi nuk mund të luftojë edhe ne kampionat, edhe në kupë. Kështu që, Egbo, duke bërë llogaritjet në letër, i leverdis që të vazhdojë luftën për kampionat, në mënyrë që të sigurojë mbijetesën. Një luftë që duket mjaft e vështirë dhe që do shumë punë për t’u arritur, kjo duke parë edhe forcimin e skuadrave në tabelë.

 

Laçi-Skënderbeu

Ndeshja Laçi-Skënderbeu është gjithashtu një sfidë mjaft emocionuese. Kjo, pasi përballja midis këtyre dy skuadrave gjithmonë dhuron surpriza. Mirëpo kësaj radhe kanë qenë “ujqërit e dëborës” ata që kanë triumfuar. Kampionët kësaj radhe nuk kanë falur dhe e kanë nxjerrë gjoksin, para duke treguar kush është më i forti. Ka qenë Pero Pejiç ai që nuk fal dhe shënon përsëri. Lojtari nuk ndalet në fushën e Laçit dhe duket se është një ndër viktimat e preferuara për t’i shënuar. Në minutën e 84-t, sulmuesi shtatlartë ka shtangur skuadrën kurbinase, duke fituar edhe takimin. Një gol mjaft i vlefshëm që i rrit mundësitë skuadrës për të kaluar në gjysmëfinale. Kanë qenë Vucaj dhe Lila ata që kanë realizuar dy shtylla për skuadrën mike, por që nuk arritën ta çonin drejt rrjetës. Ndërsa skuadra e Nicës ka prodhuar një lojë të bukur dhe me shumë aksione. Problemi i vetëm ka qëndruar te finalizimi që ka qenë i vështirë për t’u arritur.

 

 

Ndeshjet e djeshme

Grupi A

 

LAÇI – SKËNDERBEU  0-1

Golat: Pejiç 84′

Gjyqtarë: R. Sadiku, E. Barushi, E. Ganxhi

 

LUSHNJA – TEUTA  1-4

Golat: Canka 44′ / Cyrbja 47′, 84′, T. Osmani 60′, Da Silva 90+3′

Gjyqtarë: O. Sokoli

Grupi B

 

BYLISI – KUKËSI 1-2

Golat: Meto 46′ / Cikalleshi 48′, 84′

Gjyqtarë: L. Alla

 

VLLAZNIA – FLAMURTARI 0-0

Gjyqtarë: K. Cjapi

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency