Kasijas, i lumtur për triumfin

0
117

casillasGardiani spanjoll Iker Kasijas u shpreh se triumfi ndaj Atletiko Madridit është sinjal i mirë për fuqinë e ekipit. Kasijas, i cili vazhdoi rekordin e mospranimit të golave, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores tjetër në fushën e Atletiko Madridit. “Ndeshja e parë ishte kryesore, por në ndeshjen e dytë ishim edhe më të drejtpërdrejtë dhe dilemat i shuam që në fillim. Ndeshja nuk ishte aspak interesante, por ne bëmë punën tonë dhe meritojmë të jemi në finale”, – deklaroi Kasijas.

 

 

Lacio del në mbrojtje të Minalasë

Jozef Minala luan për skuadrën U17 të Lacios. Në dokumentet e Federatës Italiane të Futbollit ai figuron 17 vjeç, por që prej publikimit të fotove të futbollistit, shumë kanë vënë në pikëpyetje moshën e tij. Në fakt, Minala, me vendlindje Senegalin, tregon shumë më tepër. Madje, ditën e mërkurë qarkulloi një lajm sipas të cilit vetë futbollisti ka pranuar për mediat në vendlindjen e tij se mbush plot 42 vjeç në muajin gusht. Lajmi është përhapur me shpejtësi në media, duke shkaktuar reagimin e vetë futbollistit dhe skuadrës së Lacios. “Në lidhje me lajmet e përhapura së fundmi në media mbi moshën e Jozef Minalasë, konfirmojmë me bindje të plotë se në dokumentacionet e tij të dorëzuara në organet përkatëse nuk ka asnjë parregullsi, ndaj denoncojmë përpjekjen e radhës nga ambientet armiqësore për të hedhur baltë mbi klubin dhe vetë lojtarin. Kërkojmë ndalimin e këtyre aksioneve dhe rezervojmë reagimin ligjor kundrejt përgjegjësve të këtyre Informacioneve dhe në ruajtje të emrit të mirë të shoqërisë dhe lojtarit”, – thuhet në reagimin e Lacios. Pra, për shoqërinë bardhekaltër, Minala është 17 vjeç, por as reagimi i klubit nuk bind.

 

Mojes: Na duhet fat

Tekniku Devid Mojes thotë se ekipi i tij ka nevojë për fat, në mënyrë që të ndryshojë për të mirë sezonin. Skuadra e “djajve” ka nevojë urgjente për të fituar ndeshje. Kjo, pasi është dobët nga gjendja e pikëve dhe i duhet menjëherë një ngjitje. “Ne kemi nevojë për fat, ne kemi nevojë që fati të ndërrohet për të mirën tonë. Janë disa gjëra që po ndodhin nëpër ndeshje e po shkojnë kundër nesh. Ne duhet të fajësojmë veten, e të bëjmë më mirë. Nuk ka më arsyetime”, – u shpreh Mojes. Kampionët e Premier Ligës po përgatiten për një valë transferimesh gjatë merkatos verore. Sulmuesi uruguaian është i pari në listën e dëshirave të trajnerit Devid Mojes. Paris Sent-Zhermen pagoi 64 milionë për ta sjellë sulmuesin verën e kaluar nga Napoli. Mirëpo shitja e tij nuk është në planet e klubit. Megjithatë Devid Mojes do të mundohet të joshë lojtarin. Uruguajani nuk është i pakënaqur që po mbetet nën hijen e sulmuesit tjetër, Zllatan Ibrahimoviç. Mojesi do të ketë në dispozicion më shumë se 120 milionë euro për të rindërtuar skuadrën gjatë verës dhe nuk do ta lërë pa e provuar si opsion.

 

 

Higuain: Dua të kem suksesin e Maradonës

Napolitani Higuain ka zbuluar se ai ëndërron që të ripërsërisë sukseset e Diego Maradonës, duke fituar titullin dhe të njëjtin vit edhe Kupën e Botës. Higuain synon që të fitojë titullin edhe për klubin, edhe për kombëtaren. Lojtari ka përmendur suksesin e Maradonës si inspirim për të. “Ky është një moment shumë i rëndësishëm për mua dhe karrierën time. Unë dua të bëj atë që bëri Maradona. Së pari të fitoj Kupën e Botës e më pas të fitoj edhe titullin e kampionit. Ai triumfoi në Meksikë me Argjentinën në vitin 1986 dhe një vit më vonë, ai e bëri Napolin të çmendet. Nëse e bëj këtë, do të ishte një realizim ëndrre. Unë dua të qëndroj te Napoli për një kohë të gjatë. Këtu dua të jem mbreti”, – është shprehur ish-sulmuesi i Realit të Madridit.

 

Venger: Ozil duhet të shënojë më shumë

Menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, është i bindur se transferimi rekord i Mesut Ozilit do të dalë edhe më efektiv, në rast se ai shënon gola. Sulmuesi gjerman ka shënuar pesë gola dhe 10 asiste në 27 ndeshje që prej transferimit të tij 50-milionësh në Premier. “Ju dëshironi që lojtari që luan prapa sulmuesve të shënojë ndonjëherë, por ai është i shqetësuar për të bërë pasimin perfekt në vend që të godasë në portë. Ai do të përmirësohet me stërvitje dhe do të shihni se çfarë do të bëjë në situata ku mund të godasë. Problemi është se nuk po stërvitemi shumë për momentin për shkak se kemi ndeshje çdo tri ditë”, – është shprehur Venger.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency