Vrasjet me pagesë/ Porositësi i Sinanaj, eksploziv tek banesa e Andon Mëhillajt

0
219

andon mehillajNjë shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një banesë në lagjen ’28 Nëntori” në qytetin e Vlorës. Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:40 minuta në oborrin e banesës së të kërkuarit të policisë Andon Mëhillaj, ku nuk ka pasur persona të plagosur. Policia në vendin e ngjarjes ka nisur menjehere hetimet dhë dyshimet e para është se shpërthimi është kryer me eksploziv, i cili ishte vendosur  në brendësi të banesës me qëllim shkatërrimin e saj. Banesa e Andon Mëhillaj ishte braktisur nga familja që prej momentit që ai u shpall në kërkim nga policia. Emri i Mëhillajve u bë i ditur pas kapjes së Bandës së Tritolit dhe një vrasësi me pagesë, tashmë dëshmitar i penduar.  Julian Sinanaj ka dëshmuar se për vrasjen e biznesmenit Agron Cela, është paguar 35 mijë euro, ku ndërmjetesit kanë qenë dy kusherinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj, të shpallur në kërkim nga policia dhe Sinanaj nuk ka dashur të mësojë porositësin real.  Kanë qenë sërish kusherinjtë Mëhillaj qe e kanë porositur për një vrasje tjetër. Sokol Veizi ishte në konflikt me ta për cështje pronësie dhe kushërinjtë Mëhillaj kanë premtuar ta shpërblejnë me 1 mijë e 500 metra tokë. Veizi është vrarë me dy plumba në një lokal në Orikum në gusht të vitit të kaluar dhe më pas Julian Sinanaj është shpërblyer me një apartament ne Vlore nga dy kushërinjtë Mëhillaj. Të dy kushërinjtë janë aktualisht në kërkim nga policia pasi  akuzohen se merrnin porositë dhe paratë për kryerjen e vrasjeve të cilat realizoheshin nga Julian Sinanaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency