Juventus ndalet nga Verona, Roma barazon në derbi ndaj Lacios

0
128

Skuadra bardhë e zi nuk arriti që të merrte një triumf që do i sillte një tre pikësh mjaft të vlefshëm në garën për titull

Në Romë derbi kryeqytetas u mbyll pa gola dhe nuk pati një fitues duke ngecur skuadrën e Garsias në renditje

 

 

fabrizio-cacciatore-hellas-veronaSeria A duket se e ka mbyllur javën në Paqe. Kjo pasi asnjë nga të dyja skuadrat pretendentë nuk arriti që të fitojë. Si Juventus ashtu edhe Roma nuk arritën që të merrnin një fitore që do tu sillte një triumf të rëndëishëm në luftën për titull. Një fitore e Romës e afonte skuadrën e Garsias me Juventus. Ndërsa një fitore e e Zonjës së vjetër e bënte edhe më të lehtë arratisjen në drejtim të titullit. Mirëpo të dyja sfidat nuk kanë qënë të lehta. Kjo pasi Juventus luante në transfertë ndaj skuadrës së vështirë të Verona. Ndërsa Roma përballej me rivalët historikë të Lacios që gjithmonë i kanë hapur probleme.

Kontre kritikon Juven

Me rezultat 2-2, ka përfunduar ndeshja e javës së 23-të në Serie A, ndërmjet Hellas Veronas dhe Juventusit që u zhvillua në “Stadio Marc’Antonio Bentegodi”. Mysafirët krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, ndërsa të dy golat mbajnë firmën e Karlos Tevez. Argjentinasi e realizoi golin e parë në minutën e katërt, ndërsa Asamoah ishte arkitekti. Paul Pogba ishte assitues i golit të dytë të 30-vjeçarit që u shënua në minutën e 21-të. Në pjesën e dytë do të ishte veterani Luka Toni i shënoi ish-skuadrës së tij për ta ngushtuar diferencën. Angazhimi i vendasve u shpagua në minutat shtesë, pasi arritën ta shënojnë golin e barazimit për të marrë një pikë të artë ndaj kampionit. Juan Taleb ishte realizues në minutën e fudnit. Në këtë përballje debutoi transferimi i ri Osvaldo, i cili zuri vendin e Fernando Lorentes në minutën e 66-të. Pas sfidës trajneri i Juventusit, Antonio Konte ka kritikuar lojtarët e tij për humbje të përqendrimit në ndeshjen ndaj Hellas Veronas. Kryesuesit e Seria A pati avantazh prej dy golash nga pjesa e parë, mirëpo nLuka Toni e ngushtoi diferencën dhe minutat shtesë Juanito e barazoi rezultatin. Trajneri pas ndeshjes komentoi : “Ndeshjet zgjasin 95 minuta dhe një lëshim sjell ndëshkim”. “Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e minojmë të gjithë punën e mirë që e kemi bërë”. “Ne duhet të jemi të vëmendshëm, sidomos nga situatat e topave të këqij, përndryshe do të ndëshkohemi si sot”, u shpreh trajneri italian.

Roma dhe Lacio e mbyllin në paqe

Një prej derbive më të zjarrtë në itali ai mes Lacios dhe Romës, ka përfunduar pa gola. Në sfidë u dallua një performancë fantastike e portierit shqiptar Etrit Berisha. Roma e filloi takimin duke e dominuar atënë pjesën më të madhe. Duke u bazuar edhe në një skuadër më të fortë Garsia u mundua që të fitonte ndeshjen. Rastet i takuan romakëve gjatë gjithë takimit, por ishin dy-tri ndërhyrje vendimtare të portierit shiptar që shpëtuan skuadrën laciane. Pas kësaj ndeshje është Roma që ka 9 pikë më pak se sa Juventusi në Serie A, por romakët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Një plus nga i cili mund të përfitojnë duke rrezikuar skuadrën torineze.

 

 Ateltiko Madrid humb ndaj Almerias

Atletico Madridi ka pësuar humbje prej 2-0 ndaj Almerias në “Estadio de los Juegos Mediterraneos”. Gjysma e pjesës së parë përfundoi pa gola, ndërsa të dy golat e vendasve u shënuan në pjesën e dytë. Në  dhjetë minutat e fundit të takimit skuadra vendase arriti që të merrte avantazhin që i dha tre pikë. Pas një harkimi nga këndi, Hoze Verza arriti të shënojë golin e parë për AlmerianDo të ishte përsëri ai që do të shënjëtronte edhe golin e dytë të skuadrës duke i dhënë triumfin. Atletiko Madridi  ka pikë të barabarta me Real Madridin, ndërsa me një fitore ndaj Seviljas edhe Barcelona do të ketë pikë të barabarta me dy skuadrat kryeqytetase.

 

 

Maradona: Do me pëlqente të trajnoja Balotelin

Argjentinasi Diego Maradona, ka deklaruar se ai ëndërron që një ditë të drejtojë milanistin Mario Baloteli. Sulmuesi u zëvëndësua në ndeshjen ndaj Napolit për shkak të performancës së dobët dhe qau në stol duke nxitur dhembshurinë e dashamirësve të futbollit. Duket se lotët e lojtarit kanë prekur edhe Maradonën që ka folur disa fjalë të mira për të. “Unë vërtet do të kisha dëshirë shumë që të drejtoj Balotelin. Unë nuk e di pse të gjithë janë kundër tij se ja bëjnë jetën të vështirë”. “Në kampionat Botëror në Brazil, jam i sigurt se ai do të shkëlqejë. Por botërorin do ta fitojë një skuadër Latino-Amerikane. Shpresoj se do të jetë Argjentina kur t’i rregullojë problemet në mbrojtje” u shpreh një ndër lojtarët më të mirë të historisë së futbollit.

 

Majer rrëmben medalje ari në ski

Skijatori austriak Matias Majer, e ka fituar medaljen e artë në disiplinën e skijimit. Fitorja e tij kështu  i dhuron medaljen e artë Austrisë në ditën e dytë të Lojërave Olimpike Dimërore. Ishte një garë ku favoritët e mëdhenj dështuan të shkëlqejnë. Kështu, Kristof Inerhofer e fitoi medaljen e argjendtë, teksa norvegjezi Kjetil Jansrud arriti që të merrte medaljen e bronztë. Majer, i cili staroi i 11-ti, është i biri i medalistit olimpik Helmut Majer. Kjo medalje e artë shihet nga austrakët si rimëkëmbje pas dështimit për të fituar një medalje të vetme në Vankuver katër vite më parë. Favoritët Bode Miller nga SHBA-të dhe Akel Lund Svindal, i cili është edhe kampion bote në këtë disiplinë, kanë dështuar në sfidën për triumf.

 

 

Manccester barazon ndaj Fulham

Manccester Junaitid është kthyer nga disavantazhi prej një goli për ta përmbysur epërsinë e Fulhamit Mirëpo kjo përmbysje nuk ka mjaftuar. Kjo pasi ekipi nuk ka arritur që të marrë një fitore. Vendasit bënë paraqitje të mirë në gjysmën e parë, mirëpo nuk arritën ta thyenin mbrojtjen mike. Ljuis Holtbi asistoi te Steve Siduell, i cili heshti Old Trafordin duke shënuar. Djajtë e Kuq nuk arrinin të shënonin në portën e Fullhamit, kështu që David Mojes inkuadroi në fushë supertalentin Adnan Januzaj. Shqiptari 18-vjeçar dërgoi një top te Mata, goditja e të cilit u bllokua, por topi iu kthye spanjollit dhe ai pasoi te Robin van Persie. Holandezi e barazoi rezultatin në minutën e 79 duke dhënë shpresa. Januzaj do të ishte përsëri arkitekt i golit të dytë, të cilin e realizoi Kerrik. Megjithatë, në minutat shtesë do të ishte Darren Bent që barazoi rezultatin. Kështu me këtë barazim Manccester Junaitid mbetet nëntë pikë larg pozitës së katërt, që mbahet nga Liverpuli.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency