Aksidenti në Kukës, PD anuloi takimin me strukturat e Durrësit

0
109

rsz_mbledhja_e_grupit_parlamentar_te_pd-seAksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Kukës, bëri që Partia Demokratike të anulonte aktivitetin e saj të parashikuar në qytetin e Durrësit, ku strukturat e kësaj force politike do të mblidheshin rrëth mesditës. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare brenda PD-së, sipas të cilave takimi ishte parashikuar të zhvillohej në orën 12:00 në Durrës. Nga aksidenti tragji që ndodhi në Kukës, ku një furgon doli nga rruga, humbën jetën 6 persona, 7 të tjerë u plagosën dhe dy në gjëndje të rëndë.

Zgjedhjet në PD

Më herët krerët e Partisë Demokratike kanë theksuar se muaji shkurt është periudha në të cilën demokratët do të përfundojnë rinovimin e listave të anëtarësisë së saj dhe më pas do të nisin edhe procesin e analizimit të zgjedhjeve të shkuara parlamentare. paralelisht me këtë proces në degët e PD-së pritet edhe hapja e strukturave për anëtarësimet e reja në parti. Lidhur me procesin e analizës së zgjedhjeve të shkuara parlamentare, PD ka hartuar listën e koordinatorëve që do të merren me këtë proces në rrethet e ndryshme të vendit. Në këtë listë bien në sy emra ish-deputetësh dhe ish-zyrtarësh të lartë në Partinë Demokrati.  Përfaqësues të partisë më të madhe opozitare në vend, e kanë vlerësuar këtë përzgjedhje si aspekt pozivi, për faktin se nga njëra anë riaktivizohen emra që pas zgjedhjeve të 23 qershorit janë distancuar nga politika dhe një  ana tjetër, shmangen lidhjet e varësisë së drejtpërdrejtë me kreun e PD-së.

Pas mbylljes së procesit të analizës së zgjedhjeve të shkuara parlamentare në PD, pritet të fillojë një tjetër fazë për demokratët, ajo e zgjedhjeve për strukturat e reja në parti. Kjo bëhet për faktin se përveç krut të  PD-së, pjesa tjetër e strukturave u ka mbaruar mandati. Edhe pse ky proces duhet të ishte mbyllur në fund të vitit  të kaluar me mledhjet e Këshillit Drejtues, shtyrja e këtij procesi është argumentuar nga përfaqësuesit e PD-së me axhendën e ngjeshur opozitare, ndikuar kjo edhe nga vendimet e fundit të mazhorancës për të cilat demokratët kanë pasur qëndrime të ndryshme.

 

 

Aksidentet tragjike, reagon opozita

Basha e Berisha: E shtunë e zezë, ngushëllime familjeve

“E shtunë e zezë për Shqipërinë. 6 te vdekur e 4 të plagosur në gjëndje të rëndë nga aksidenti i mëngjesit në Kukës-Shishtavec.”

Florenc Drizari

Aksidentet e djeshme automobilistike me pasojë vdekjne e disa personave dhe plagosjen e shumë të tjetërëve, kanë sjellë edhe reagimet e krerëve të opozitës shqiptare. Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Berisha e kanë quajtur “e shtunë e zezë për Shqipërinë” bilancin e vdekjeve nga dy aksidente rrugore ku humbën jetën 11 persona dhe 13 plagosur.

Basha

Fillimisht kryetari i PD-së, Basha, duke bërë një kronologji të ngjerjeve të djeshme, shprehu ngushëllimet për të afërmit e viktimave.

“E shtunë e zezë për Shqipërinë. 6 te vdekur e 4 të plagosur në gjëndje të rëndë nga aksidenti i mëngjesit në Kukës-Shishtavec.

Ndërsa vëmëndja dhe lutjet tona ishin tek viktimat dhe familjarët e aksidentit një tjetër ngjarje e rëndë ndodh në Fushë-Krujë. Shpërthimi i një granate i merr jetën një fëmije 6 vjec, fatmirësisht shpëtojne vetëm me lendime 3 fëmijë të tjerë. Pak minuta më vonë në Linzë, gjëndet i pajetë një 29-vjecar.  Pasditja sjell një tjetër lajm të kobshëm. 5 të vdekur në një tjetër aksident tragjik në Sarandë. Ngushellime familjarëve dhe miqve të viktimave që humbën jetën sot. Zoti u dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar dhimbjen. Lutemi qe të plagosurit të kenë shërim të shpejtë”,- ka shkruar kreu i PD-së, Lulzim Basha në rrjetin social “Facebook”.

Berisha

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha bëri një përshkrim të ngjarjeve të dhimshme të akdisenteve rrugore të ndodhura një ditë më parë, duke shprehur keqardhjen e tij për viktimat dhe ngushëllime për familjarët e tyre.

“Sot dite e zeze! Mengjes dhe mbasdite tragjike. Te dashur miq, sot dite e zeze, humbasin jeten ne aksidente tragjike rrugore 11 qytetare, 6 ne Shishtavec dhe 5 te tjere ne Sarande. Ne keto aksidente plagosen 7 te tjere, nje femije 6 vjec vritet ne nje granate, ne Nikel tre te tjere mbeten te plagosur. Ky eshte bilanc lufte, bilanc tejet tragjik.

Duke ju uruar sherim te plote te plagosurve, le tu shprehim ne te dashur miq ngushellimet me te thella familjeve te viktimave dhe ti lutemi Zotit qe shpirtrat e Lindes, Meleqes, Bashkimit, Feimit, Zykriut, Zamirit, Taipit, Fejzos, Krenarit, Kristaqit, Petros qe humben jeten ne keto dy aksidente tragjike dhe vogelushit Fabian Tema qe u vra aksidentalisht nga nje bombe, te gjejne paqen e merituar! Ngushellime! Sb”,- ka shkruar ish-kryeministri Berisha në “Facebook”. Ndërkaq, nga dy aksidentet e ndodhura me pasojë vdekjen e disa qytetarëve në Kukës dhe në Sarandë, pritet ende raporti i ekspertizës së policisë për të zbardhur më në hollësi ngjarjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency