Prokuroria/ Zbardhet padia që çoi në gjyq kryebashkiakun Mziu

0
138

Anxhela Tato

 

Hetimet, Bashkia taksoi padrejtësisht kompaninë private, ndonëse ekzistencës së vendimeve gjyqësore

Kompanitë “A” dhe “Gj” depozituan 4 padi në prokurori për gjobitje të paligjshme

 

mziuZbardhte dosja hetimore e prokurorisë për kreun e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Materiali është depozituar në gjykatë me akuzën e shpërdorimit të detyrës për tre të pandehur Xhelal Mziu, Atli Hoti, Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Bujar Loshi, Drejtor i Drejtorisë së Taksave në këtë bashki. “Dy kompanitë “A….sh.p.k” dhe “Gj…sh.p.k” në pesë vite rresht (2008-2013) kanë ankimuar fillimisht detyrimin e përcaktuar nga ana e Bashkisë Kamëz, pasi e kanë konsideruar të padrejtë. Ankimimi i tyre nuk është marrë parasysh asnjëherë dhe për këtë dy kompanitë çdo vit i janë drejtuar gjykatës. Për 5 vite rresht është investuar Gjykata e Shkallës së Pare dhe e Apelit për të njëjtin argument. Në të gjitha rastet, gjykatat i kanë dhënë të drejtë shoqërive private. Por, nga ana e Bashkisë nuk janë marrë në konsideratë vendimet e gjykatës, për më tepër Bashkia ka urdhëruar me akt administrativ bllokimin e llogarive bankare të shoqërive, të cilat janë detyruar të zhvillojnë të tjera procese gjyqësorë për zhbllokimin e tyre”, – pjesë e kërkesës për gjykim. Ky procedim penal i referohet katër kallëzime penale të paraqitura nga dy nga shoqëritë “A” dhe dy të paraqitura nga shoqëria “Gj”. Në këto kallëzime parashtrohet fakti penal i kryerjes së veprimeve në kundërshtim me ligjin nga punonjësit e  Bashkisë Kamzë. “Në dy kallëzimet e paraqitura nga përfaqësues të shoqërisë “A……. Sh.P.K” parashtrohet fakti se ndaj kësaj shoqërie Bashkia “Kamzë”, ka vendosur ndër vite, në kundërshtim me ligjin taksën “Për zënien e hapësirës për aktivitet tregtar” si dhe “Taksën e ndërtesës”. Edhe pse Gjykata ka vendosur disa herë me vendim të formës së prerë paligjshmërinë e këtyre taksave (e para si e vendosur totalisht në kundërshtim me ligjin dhe e dyta pjesërisht), nga Autoritet e Bashkisë Kamzë, nuk është marrë asnjë masë për mosvendosjen e këtyre taksave në vitet në vazhdim, por ka ndodhur e kundërta duke bërë rivlerësime tatimore. Gjithashtu ndaj kësaj shoqërie nuk  i janë kthyer detyrimet e paguara, të cilat Gjykata i ka deklaruar si të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Hetimet

“Konstatohet se Bashkia Kamzës ka marrë njoftim rregullisht për  proceset dhe vendimet gjyqësore të zhvilluara me paditës shoqërinë “A.”. Në njoftimet e ardhura nga Gjykata gjendet kartelat shoqëruese të plotësuara nga kryetari i Bashkisë me shënimet përkatëse të tilla si: “Drejtoria Juridike dhe Drejtoria e Taksave, ….të mbrohet me çdo kusht”, përfaqësues të Bashkisë kanë qenë prezent në proceset gjyqësore, ndaj vendimeve gjyqësore është ushtruar ankim i cili është firmosur nga Titullari i institucionit por ajo që është më e rëndësishme për disa vendime gjyqësore janë lëshuar urdhrat e ekzekutimit nga Gjykata dhe janë ngarkuar zyrat e Përmbarimit përkatëse për ekzekutimin e këtyre vendimeve.  Por pavarësisht ligjit dhe vendimeve gjyqësore, Bashkia Kamëz ka vazhduar të vendosi taksa ndaj shoqërisë në kundërshtim me ligjin pavarësisht dijenisë së saj, për paligjshmërinë e këtyre taksave. Nga përllogaritjet rezulton se shuma e taksave të vendosura padrejtësisht në vitet 2008-2011 për shoqërinë “ A” është rreth 12.000.000 lek të reja. Gjithashtu Bashkia Kamzë ka vendosur këto taksa të paligjshme edhe në vitin 2012 dhe 2013”.

 

Urdhri i Ministrisë së Brendshme

“Mos përdorni simbolet e policisë në rrjetet sociale”

Nëse një polic përdor simbolet e policisë duke i reklamuar në “Facebook” apo “Twitter” do të penalizohet deri me largim nga puna në rast përsëritje. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nxjerr një urdhër të brendshëm për komunikimin elektronik dhe etikën e punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve në varësi të këtij dikasteri. Në urdhrin prej 10 pikash, punonjësve të policisë dhe Ministrisë së Brendshme u sanksionohen rregulla të qarta të përdorimit të rrjeteve sociale, “Facebook”, “Twitter”, “Myspace”, “Blog” dhe “Linkedin”. Në asnjë rast nga ana e efektiveve të policisë nuk duhet të përdoren shenjat apo simbolet e ministrisë dhe Policisë së Shtetit në rrjetet sociale të sipërpërmendura. Në çdo koment duhet të bëhet e qartë fakti se mendimi është personal dhe nuk flitet në emër të institucionit, duke ndaluar kësisoj çdo referencë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për Policinë e Shtetit, Ministrinë dhe Titullarët. Sipas urdhrit të siguruara thuhet se nuk do të lejohet komentimi apo postimi i materialeve, dokumenteve ose fotove, të cilat kanë karakter të brendshëm dhe janë të lidhura me punën dhe ushtrimin e detyrës. Po kështu ndalohet kategorikisht publikimi i fotove ku shfaqet uniforma, armatimi, vendi i punës ose çdo detaj tjetër që i përket detyrës që mban punonjësi i policisë dhe Ministrisë së Brendshme. Në asnjë rrethanë nuk duhen bërë komente që fyejnë apo cënojnë personaliteti e kolegëve, titullarëve apo që dëmtojnë imazhin e institucionit. Në pikën 8 të urdhrit përkufizohen rregullat për veshjen e punonjësve të policisë ku duhet të evitohet në çdo rast mbajtja e aksesorëve të çmuar (unaza, byzylykë, varëse) që tërheqin vëmendjen ose janë në kundërshtim me paraqitjen e rregullt dhe uniformen e policit. Për çdo shkelje të konstatuar nga ana e punonjësve të policisë të sanksionimeve të vendosura nëpërmjet këtij urdhri do të filloj ecuria disiplinore. Urdhri i firmosur nga Ministri Tahiri ka hyrë në fuqi menjëherë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency