Kuvend i Shqipërisë/ Mblidhet pa opozitën komisioni për reformën administrativo-territoriale

0
99

Florenc Drizari

 

 

ilir_meta_“Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 3-mujor, nga data 24.1.2014 deri në datën 24.4.2014. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të bashkëkryetarëve të tij, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit”

 

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë zhvilloi nisi mbledhjen e parë edhe pse në tryezë munguan përfaqësuesit e opozitës. më herët opozita ka vënë theksin tek rikthhimi i konsensusit me mazhorancën për çështjen e nëpunësit civil dhe tërheqjen e shumicës parlamentare nga disa ndryshime në strukturat e institucioneve të pavarura në vend. Ndërkaq, në mbledhjen e djeshme, anëtaët e këtij komisioni si dhe kryetari i Kuvenidt, Ilir Meta i bënë thirrje opozitës të marrë pjesë në punime si një kush i nevojshëm për kryerjen e kësaj reforme.

Veprimtaria e komisionit ka për objekt përcaktimin e kritereve për ndarjen e re administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë; hartimin dhe përcaktimin e kalendarit të zbatimit të reformës administrative-territoriale dhe përgatitjen e projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë. Në bazë të vendimit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë dhe do të ketë në përbërje të tij 16 anëtarë, nga të cilët 8 janë përfaqësues të pozitës (6 PS dhe 2 LSI) dhe 8 përfaqësues të opozitës (6 PD, 1 PR dhe 1 PDIU). Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 3-mujor, nga data 24.1.2014 deri në datën 24.4.2014. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të bashkëkryetarëve të tij, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit. Pranë Komisionit të Posaçëm ngrihet dhe funksionon grupi i ekspertëve, numri, afatet e punës dhe detyrat specifike të të cilëve përcaktohen më vendim të komisionit. Gjatë veprimtarisë të tij, Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë konsultime dhe seanca diskutimi me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, me përfaqësues të qeverisjes vendore dhe të shoqatave të zgjedhura vendore, ekspertë të fushës, të shoqërisë civile dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që mbulojnë çështjet e qeverisjes vendore.

Bashkim Fino

Bashkëkryetari i komisionit, përfaqësues i mazhorancës, Bashkim Fino theksoi gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit për reformën administrativo-territoriale se me anë të kësaj reforme, rritet efektivitieti i pushtetit vendor. Gjithashtu Fino i bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës që të japin kontributin e tyre në këtë komision parlamentar.

“Ne e njohim dhe e respektojmë rëndësinë e konsensusit dhe i kemi dhënë të gjitha garancitë opozitës  nëpërmjet vendimit që ka nxjerrë Kuvendi i Shqipërisë përfshirjen e të drejtës së vetos për mendimet e këtij komisioni dhe për këtë ftoj opozitën që të lërë mënjanë çështjet që kanë lidhje me reformën territoriale dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes së saj. Edhe një herë unë i bashkohem apelit të përsëritur të Kryetarit të Kuvendit, të Kryeministrit të vendit dhe komunitetit ndërkombëtar që opozita të japë kontributin e saj për këtë reformë kaq të rëndësishme siç është reforma administrative–territoriale.”-tha Fino. Deputeti i Partisë Socialiste vuri në dukje se nëpërmjet kësaj reforme synohet të kursehen më shumë para në arkën e shtetit. Edhe anëtari i mazhorancës në këtë komision, Armando Subashi, vuri në dukje domosdoshmërinë e fillimit të punës së këtij komisioni për rritjen e efektivitetit të pushtetit vendor dhe plotësimin e një prej kushteve të BE-së.

 

 

BOX

Anëtarët e mazhorancës në komision

1. Bashkim Fino   PS  (bashkëkryetar)

2. Blendi Klosi   PS  (anëtar)

3. Armando Subashi  PS  (anëtar)

4. Musa Ulqini   PS  (anëtar)

5. Namik Kopliku   PS (anëtar)

6. Andrea Marto  PS  (anëtar)

7. Petrit Vasili   LSI  (anëtar)

8. Spartak Braho  LSI (anëtar)

 

 

 

 

Mblidhet pa kuorum komisioni, Meta: Opozita të marrë pjesë

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, hapi dje punimet e komisionit parlamentar për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë. Në mbledhje mungonte kuorumi i nevojshëm prej më shumë se gjysmës së anëtarëve, për ta bërë atë të vlefshme. Në fjalën e tij Meta i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në punimet e këtij komisioini si një nevojë për të rritur efektivitetin e punës dhe për të çuar përpara një reformë të rëndësishme për qytetarët dhe pushtetin vendor. Meta tha se nëpërmjet realizimit të kësaj reforme, shtetit i kursehen rreth 80 milionë dollarë. Unë dua të theksoj edhe njëherë tjetër vullnetin e plotë të mazhorancës për ta bërë këtë reformë së bashku me opozitën, e cila është shprehur në të kaluarën për realizimin e kësaj reforme, pavarësisht se nuk i ka pasur votat për ta bërë këtë gjë. Ndryshimi është se mazhoranca e sotme edhe pse i ka votat kërkon me insistim bashkëpunimin e opozitës, sepse ka nevojë për mendimet e saj, për idetë e saj, por edhe sepse besojmë se kjo është një reform në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Mjafton të përmend vetëm një fakt të thjeshtë, që vetëm nga kostoja administrative që do të kursehet nga realizimi i kësaj reforme, buxheti i shtetit do të ketë mundësi të fitojë të paktën 80 milionë dollarë përgjatë një mandati të pushtetit vendor, përveç shumë e shumë resurseve dhe mundësive të tjera që jo vetëm do të shpëtohen, por edhe do të vihen në lëvizje në dobi të komunitetit, përmes politikave më afatgjata, më strategjike dhe më të mirëmenduara”,- theksoi Meta.

 

 

Ish-kryeministri Berisha: Mediat ne rrezik!

Ish-kryeministri Berisha kritikoi kreun aktual të qeverisë, Edi Ramën, për presione ndaj medieve në Shqipëri. Me anë të një komenti të publikuar në profilin e tij në internet, “Facebook”, Berisha shkruan se mediat e vendit, 3 muajt e fundit janë në terror nga vet Kryeministri Rama, “që si manjak i papërmbajtur shan me libër shtëpie, kercenon me taksa, heqje liçensash, rrafshim të pronave, gazetarë, drejtorë, pronarë të mediave të vendit. Piktori deshtak terbohet per çdo kronike, interviste, debat apo video qe flitet kunder tij dhe qeverise se tij. Me tone kercenuese, ai jo ne pak raste ka urdheruar dhe imponuar çensurim, manipulim ne interes te tij apo perseritje te lajmeve, debateve, kronikave televizive, videove qe e demaskojne ate dhe rrethin e tij. Ky eshte presioni me i eger mbi mediat e vendit ne 23 vitet e fundit. Mediat, mjerisht, jo ne pak raste, po dorezohen.  Me manarin e tij ka ndertuar rrjetin e informatoreve te paguar çdo muaj fshehtas qe kane si detyre te njoftojne ne kohe reale çdo lajm, kronike, emision, debat, qe flet jo mire per ate dhe qeverine apo qe mbeshtet opoziten. Por rastet e qendreses ndaj kesaj paranoje nuk mungojne. Keshtu, pas transmetimit te videos qe fakton vjedhjen me urdher te tij te deklaratave financiare te shqiptareve te 20 viteve, ai u telefonoi duke u çjerre me terbim gazetareve dhe pronareve te medias ne fjale, me nje seri kercenimesh deri dhe fizike. Por trimoshit i rane pendet dhe u be pule kur thane: “Qetesohu vlla, qetesohu! Se video qe ju pate eshte vetem e para nga nje seri e tere audiovizuale per jeten tuaj private dhe publike”. Te nesermen ndodhi nje tjeter, e pabesueshme per ju por ka ndodhur. Rama i shperfytyruar i telefonon kryesorit te lajmit ne TCH dhe thuhet se i njoftoi pushimin nga puna sepse ai kishte transmetimin e nje interviste nga Brukseli, ne te cilen Rama paralajmerohej: “Mos guxo te prekesh AMA-n”, por i ra telefoni nga dora kur mori si pergjigje nga kryelajmesi i TCH: “Te fala Sandrit”! Te dashur miq, beteja e neobllokmenit Edvin Kristaq Rama me mediat eshte beteje kunder lirive tona. Protesta jone e fuqishme eshte rruga e vetme per te mbrojtur mediat e lira te vendit!! Sb”,- përfundon komenti i ish-kryeministrit Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency