Karriera

0
345

Artan Fuga

 

 

 

Fuga_-_Photo1(Debat qytetar në forumin “Facebook” Artan Fuga)

———————————————————————–

 

Artan FUGA

 

Unë nuk jam që të ngrijnë rrogat e administratës, sepse kjo nuk sjell asgjë, absolutisht asgjë. Prisni ca lekë më shumë dhe jepuani!

Nëpunësit do bëhen të pakënaqur dhe do t’ia bëjnë më keq naftën punës.

E sa janë ato shtesa në buxhet? Një pikë ujë.

Pastaj çfarë e bën rrogën nëpunësi? Lyen shtëpinë, rregullon shollën e këpucëve, blen ndonjë bukë misri, pra me ato lekë në fakt mbahet bojaxhiu, këpucari dhe furrtari.

Unë do të isha që rrogat të ishin shumë të diferencuara. Zgjidh shefa të aftë dhe paguaji shumë më tepër duke e kushtëzuar postin sipas rezultateve.

Pagat e larta mund t’u shërbejnë njerëzve të thjeshtë.

Shembull? Ja: Një kirurg me rrogë shumë të lartë do të bëjë operacione të mira edhe për të varfrit, kurse një kirurg i paguar varfërisht sigurisht do të jetë i paaftë dhe do të shkallmojë të varfrin, sepse i pasuri i hipën avionit dhe ikën.

Apo jo?

 

Haut du formulaire

  •  Ymer Qosja Fiks profesor !
  • Kristi Aleksi Me duken si sofizma mua keto….sec ka dicka qe nuk shkon me arsyetimet tuaja, ama, askush nuk arrin ta gjeje, pasi ne dukje mund te duket vertete logjike…. APO JO?
  • Anlisi Turnedinlife Nuk eshte mire te priten para te reja sepse shkaktojne inflacion, jane politikat monetare ato qe e percaktojne nivelin e parave ne qarkullim; persa i perket pjeses tjeter shume dakord..
  • Edlira Birko Profesor,une jam plotesisht me ju,duhet nderruar filozofia e te vleresuarit dhe te paguarit,patjeter duhen rroga te diferencuara.Ne vitet 40,ne Angli u ndermor nje studim,per krizen qe kishte perfshire administraten.Dhe u pa qe Anglia vuante nga “Pertacia Sociale”,qe do te thote per pune jo te barabarte,paguhemi njelloj.e njejta gje edhe ne Itali ne vitet 60.Ne vitet 2014 ne vuajme nga e njejta semundje,por nuk e kemi diagnostikuar ende.Ju mbeshtes plotesisht
  •  Artan Fuga Ah moj Anlisi: Cfarë ke ti me inflancionin!!! Inflancioni ka qenë dhe është mekanizem shume i mire ekonomik nese perdoret si duhet.
  •  Artan Fuga Mos më thuaj se ta ka thëne zysha e letërsisë në fakultetin e ekonomisë në Vlorë.
  •  Sara Zika Prof. Si mendoni per ngritjen e taksave tek bisnesi? A nuk mendoni qe me keto taksa qe kane vene do falimentojn bisneset dhe do kete shume te pa pune. Flas per bisnesin jo te madhe.
  •  Artan Fuga Kristi, kur fle zakonisht ti?
  •  Valiana Rama Jam shume dakort me ju profesor.Po si t’ja bejme me keto kirurget tane, qe edhe pse paguhen mjaft mire,serish duan shume e me shume dhe nuk ofrojne aq sa marrin.Pastaj per nje vend ku rroga mesatare e nje punojesi te administrates eshte rreth 300 apo 400 mije leke te vjetra(ne mos gaboj),ajo rritja e pakte e rroges shihet si nje arritje e madhe.
  •  Anlisi Turnedinlife duhej me patjeter te shihnit te dhenat e mia personale.. ne fakt smi ka thene ajo e vlores., se nuk ishte ne gjendje ti kuptonte as vete e kishte zene edhe ate pertacia sociale..
  •  Artan Fuga Sara, kam disa muaj që lexoj vetëm libra financash se ma do puna. Sigurisht mendoj që nuk duhen rritur taksat, por duhen shtuar bizneset që me më pak taksa të grumbullosh sa më shumë parà. Ja cfarë mendoj. Po se mos më pyeti njeriu mua!!! Une jam fare i pafajshëm.
  •  Artan Fuga Anlis, të dhënat e tua m’i dha policia… Po aman se vetë i ke botuar… Më bëj shaka, por mëso nga unë se inflacioni nuk është aq djall i zi sa Otellua i Vlorës.
  •  Mariglen Gjika Ahahahha profesor, edhe Ekonomia te duhet! Gjithsesi pajtohem me ju!
  •  Sara Zika Ne fakt taksat jane ngritur shume, pasi un punoj ne nje bisnes te vogel ku kam dhe punonjes dhe taksat jane rrit 10 fishin e asaj qe ishte, gje cila na detyron te pushojm puntoret dhe te mbyllet aktiviteti. Gjithsesi flm prof.
  •  Artan Fuga Pikerisht ajo duhet Anlis, po lëre këtë muhabet tani. Mos i degjo ata letrarët në Vlorë.
  •  Artan Fuga Kristi, sepse e përgjumur nuk ndjek dot fillin e arsyetimeve dhe pastaj ben komente fyese.
  •  Anlisi Turnedinlife mire mire por nuk duhet te beni diferencime qytetesh tanime..naten profesor
  •  Artan Fuga BEJ DIFERENCIME UNIVERSITETESH SEPSE ESHTE GJE E MIRE. Naten, qenke goce shume e edukuar, bej shakara unë.
  •  Edland Graci keni harruar pronaret e lokaleve dhe kamarjeret profesor. Ata jane perfituesit me te medhenj te rrogave te administrates shqiptare
  •  Artan Fuga dhe motelet mos harro !
  •  Anlisi Turnedinlife meqe jam ende ketu., sido qe te jete profesore tiranas me kane dhen mesim dhe jashte shtetesash..pastaj individi mbi te gjitha., relativiteti eshte gje e madhe..
  •  Artan Fuga Ik Anlis, fli tani! Shih enderra me profesorë tiranas!
  •  Marvis Qose nje kirurg profesor nuk e di sa e ka rrogen.se punon per rryshfet.ndoshta ne tirane nuk eshte kaq hapur po ne rrethe doktoret e kane punen e tyre bisnes privat dhe spitalin sikur e kane marre me qera
  •  Artan Fuga Marvis, vella, thellohu pak i dashur. Rroga nuk eshte njesoj me leket qe mbledh doktori duke futur doren ne xhep te pacientit. rroga eshte t’ja japi shteti shume here me te larte sesa e ka dhe ta vendose nen kontroll me ane te nje shefi me rroge edhe me te larte qe t’i thuhet se brenda nje vit po pati ankesa nga pacientet te fluturon rroga bashke me karrigen. Dhe do te shoç se çfarë bëhet pastaj. E ka zgjidhur bota lehtë fare. Po me pese leke qe i jep shefit ai sigurisht do te nise rryshfetet.
  •  Marvis Qose llogjika juaj profesor eshte e sakte thjeshte me duket e veshtire te zbatohet
  •  Aferdita Caco Jane te “babezitur” doktoret, gjyqtaret, rritjua rrogen pese-fishin Profesor.. Profesionet e tyre jane misione por qe kur zgjedhin keto shkolla i zgjedhin se me to behen leke.. Ju e dini shume mire se ne perendim para se te zgjedhesh te vazhdosh mjekesi apo jo te duhen vite pune vullnetare e ketu tek ne njerzit behen doktor se ky profesion ka leke “edhe pse rrogat jane te uleta”.. Ai e ka paracaktuar qe do zhvate pa u bere akoma doktor.. gjithsesi propozimi juaj eshte shume i mire por eshte nder hapat e fundit qe duhet ndermarre, e para fillon me kritere te forta selektive edhe pse jo me ca vite pune vullnetare…
  •  Artan Fuga Jo Aferdita, jo, ta provojne, e do te shohesh. Nuk ka njeri keshtu apo ashtu, njeriu eshte produkt i shoqerise.
  •  Marvis Qose llogjika juaj profesor thjeshte me duket e veshtire te zbatohet
  •  Artan Fuga Aty eshte puna i nderuar Marvis, te kane mbushur mendjen se nuk behet. Ku ka me mire? Keshtu ti mund vetveten… Zgjoju burrë!
  •  Xhumelina Dervishi Sa per pagat duhen rishikuar te gjitha nga fundi ne krye se ato nuk mjaftojne per te ngrene per qera e per faturra uje drita dhe pastaj te merremi me diferencimet e tyre, se jetesa eshte mizerje si rezultat i pagave e pensioneve qe nuk i perballojne absolutisht cmimet. Pastaj me sa shoh une ka edhe nga ata qe dalin ne pune per te reklamuar rrobat firmato. Bej habi per vizionin “largpames” te disa njerezve qe s’kane ku çojne parate dhe shkone ne pune shteti per aq leke rroge sa i shpenzojne per dy lecka online. Nejse, shqiptare hesapi, po ne qe s’na del hesapi dhe s’na nxe as lista e te punesuarve?
  •  Elvin Meka…kush do te vleresoje ecurine dhe rezultatin e punes se shefave???
  •  Artan Fuga Elvin, une nuk mund te bej ketu sociologji dhe ekonomi te administratës sepse eshte histori e gjate dhe as mund te jap pergjigje gjithe pyetjeve nga xhepi, por ideja eshte se ne vend te ngrirjes se pagave ka vend page sipas merites, pergjegjesise dhe promovimi i hierarkise administrative. Flm.
  • Hamitaj Marjola haaa prandaj su bera dot shefe une;)
  • Valbona Kalo e verteteeeeeeee
  • Mirela Sula Pumi Konstatim I vertete…
  • Geraldo Xhika Mendon se duke qene te dy me vese mund te ecin me shume
  • Rickyy Ni-to Po. Shembujt i kemi verdalle…
  • Elon Driza Haaha si borzylyk presor e ve me raste….mjer vartsit.
  • Fitim Sinani I paafti eshte me i afte per tu menaxhuar!
  • Aida Lako duhet filluar cigarja…me duhet nje ves
  • Artan Fuga Fillo notin Aida
  • Aida Lako e kam filluar i nderuar prof, por sic duket keta shefat pelqejne malin… mosperputhje vesesh…
  • Aida Dervishi Shefi i do te paaftet aq sa i frigohet te aftit. Te paaftet i shperblen per spiunllek, per tu ndjere superior, per ti perdorur dhe flakur tutje kur nuk i nevojiten me. Te paaftet i duhet ti perkrah pasi ata jane guret e themeleve te shefit dhe eshte i sigurte qe do mbeten gure dhe vetem kaq nen shollen e tij.
  • Flora Myftari Eshte bere mode kjo profesor,na mbyten te paaftit, injorantet, servilet.
  • Ardian Roshi Po, po e sakte,por edhe nqs nuk ka ndonje ves, e kap ndonje dite duke kruar hunden,ose ndonje gje tjeter dhe ja beri gropen. Ne usa shikon te shkruar 2 rregulla qe duhen te kihen parasysh. Regulli nr# 1 = Shefi ka gjithmon te drejte. Regulli nr#2 = shiko regullin nr#1.
  • Anila Plaku Po sjell vetem nje detaj te vogel, veshjen…si edhe perrallen e njohur “Rrobat e reja te perandorit”.
  • Katerina Zoga Qiriazi e vertete shume
  • Tiamis Saqe Mbaj mend qe ne punen time te pare nga shefi im i pare fjalia e pare per fillimin e mbare ishte “Tiamis miresjellja s’ eshte asgje, vlerat nuk ekzistojne…” Brenda vetes qesha, sot kuptoj qe ai ka qeshur me mua. Ne cdo pune qe kam bere, mbahen afer pikerisht ata njerez qe une kam pritur te kritikohen&kurre s’ ka ndodhur. Fatkeqesia eshte qe edhe atyre te rinjve te sapopunesuar u serviren 2 mundesi nga ‘bashkesia e te paafteve’; do bashkohesh me ne e te punosh ne paqe? Apo do bashkohesh me ndonje ‘dele te zeze’?…

 

 

Artan FUGA

 

Shefi detyrimisht duhet t’i ketë këshilltarët më pak të mençur se vetja, sepse po t’i kishte më të zgjuar, bëheshin ata shefa.

Apo jo?

Po atëherë çfarë i do këshilltarët më pak të mençur sesa vetja? Ose fare debilë nganjëherë?

Nuk e kuptoj dot.

 

 

Haut du formulaire

  •  Edland Graci Profesor mos luani me mendjen dhe logjiken e ndjekesve te tu
  •  Kliton Shehu nje shef i mire e shperndan punen tek me i miri ne nje fushe te caktuar.
  •  Rickyy Ni-to Jo, jo. Keshilltaret duhen te mencur, shefi duhet i mencur, qe te dije te orientoje drejt te gjitha keshillat e mencura te keshilltareve te vet. Eh sa rendesi ka mencuria e shefit ! Ai di te vjele mencurine e te gjitheve e ta perktheje ate ne te mire te puneve qe drejton.
  •  Sulaj Gil Vertet keta keshilletaret,pse nuk u mesojne ketyre politikaneve qe hipotekimi i baneses eshte nje gje komplet ndryshe nga regjistrimi i saj ne ZRPP. “I hipotekuam”-thone keta. S’e marr vesh…
  •  Eri Keli Po jan vênde pune, çtë bëj ti lêr pa pun…nuk votojn mê ata pêr shefin…
  •  Migena Agalliu po kur te ik shefi nga posti kush do ja zere vendin…?
  •  Blerina Dudushi Bota kënaqet me gënjeshtrën, që shëtit nëpër skenë, dhe jo me të vërtetën, që rri në prapaskenë. F.S Noli
  •  Kejdi Premçi shefi duhet te jete nga klasa e “gangsterave dhe mafiozave” ne menyre qe te mbaje keshilltare me te zgjuar se vetja.
  •  Ana Onuzi Shefi i ashtuquajtur ” i mencur” eshte ai qe ka mundesite dhe njohjet e duhura per tu bere shef pavarsisht mencurise,keshilltaret pastaj mund te qellojne me te mencur por sistemi jone i meritokracise vlereson “servilin” para “te mencurit”….ndersa shefi privat eshte nje qe ka trasheguar ca biznese nga babai apo gjyshi asgje me teper….. “paraja” eshte injorante shkon ne duar te gabuara gjithmone
  •  Rovena Sakja Teoria e Parkinsonit me duket…
  •  Ana Kristi Po duhet nje “koke turku” profesor. Ja gaboi shefi??? Ka kujt t’ia lere fajin te pakten…
  •  Edlira Birko Parapelqejme me shume ata qe na ngjajne me shume…Dante Aligeri
  •  Urban Legend nje shembulll i vertete i treguar nga pjesmarres; per etike meqe njeri prej tyre eshte personazh shume i njohur edhe i shoqerise civile po i quajme shefi dhe keshilltari; Shefi e merrte gjithmone me vehte kete keshilltarin qe eshte kokrra e idiotit por duke qene se flet me terma dhe fjali te pakuptueshme dikush e thirri nje dite”ekspert” madje dy here ka dale per te dhene mend edhe ne nje TV Kombetar dhe ky ne vetvete u bind qe vertet mund te ishte ekpert.Pra te dy nisen ne nje takim qe zhvillohej me donatore te huaj per nje studim fisibiliteti por ku problematika mjedisore ishte shume prekshme dhe donatoret kombengulnin te kjo gje; atehere “shefi” e nxit “keshilltarin ekspert” qe te fliste ne shqip(natyrisht secili ne kufje e degjonte te perkthyer), ai filloi te thoshte brockullat e zakonshme te pakuptimata dhe donatoret e huaj nuk po kuptonin asgje dhe po shihnin njeri-tjetrin te habitur. Ne momentin e duhur shefi e nderpret dhe me anglishten e tij te mire i thote “e dashur donatore ky qe sopo foli perfaqeson nivelin e inxhiniereve te mjedisit ne Shqiperi, e kuptoni sa te papergatitur jane ” pra mos synoni te beni projekte te medha por niseni nga edukimi dhe kuajifikmi i stafit, gje te cilen me donacionet tuaja mund ta beje fare mire dhe organizata qe une perfqesoj natyrisht duke trainuar fillmisht stafin tim”. Nuk e di se si shkoi me tej kjo gje por shpresoj qe donatoret e huaj mos te kene rene pre e shefafe te mencur dhe keshilltareve budallenj.
  •  Agron Elezi Secili kryen funksionin e vete me se miri dhe behet puzzle
  •  Ylli Lalo Shefi duhet te zgjedh keshilltare specialista shume te mire, ka mundesi me te mire se vetja. Por shefi duhet te shquhet per “induksionist“ dhe “deduksionist“ shume i mire dhe akoma me shume nje menaxhues shume i mire i punonjesve dhe problematikave te caktuara te detyres se vete. Nuk eshte e thene se shef duhet te jete specialisti me i afte, por shefi duhet se pari te jete menaxhuesi me i afte, aq me shume nese eshte edhe specialisti me i afte. Qofte “specialisti“, qofte “shefi“ jane prirje te veçanta qe shume mire ti gjejme edhe tek nje njeri.
  •  Uliks Metohu Duke thene qe keshilltaret jane Me budallenj se Shefi, pohon faktin qe edhe shefi eshte budalla por Jo sa keshilltaret e tij, prandaj eshte mese llogjike zgjedhja e keshilltareve te tij ne kete rast. Ne rastin e nje shefi te zgjuar, ai gjithmone do te zgjedhjet keshilltare te zgjuar, te specializuar ne detyren e kerkuar. Fakti qe keshilltari ka nje njohuri me te zgjeruar ne nje aspekt nuk e Ben ate me te zgjuar se shefi por thjeshte me me shume njohuri ne degen e kerkuar.
  •  Veniamin Hoxha Me pelqen komenti i Yllit! Respekte!
  •  Neleda Bashi Shefi është i pasigurt profesor, ka nevojë për lavdet!
  •  Alfred Collaku Nganjehere Keshilltaret vendosen per ndere..Nje miku im dikur me tha se kur te behej bie fjalaMinister, filanin meqe kishte nje detyrim do ta emeronte keshilltar,meqellim qe te mos kishte asnje pergjegjesi dhe te mos i merrte asnje keshille..
  •  Erjona Lala Per te qene ne rregull me proceduren
  •  Majlinda Cami nuk e besoj se qendron kjo. Shefi e ben punen me vartesit dhe keshtilltaret, por ua mbyll gojen duke u pervetesuar punen dhe zhvleftesuar. Nuk besoj se shefat behen shefa per shkak te merites, por per shkak te mikut apo interesave.
  •  Ferdinand Hysi…pikerisht per ta keshilluar per…
  •  Bujana Hoti ndryshe si do e kuptonin shefat qe jane te “zgjuar”. Ambjenti duhet te jete motivues ( a nuk flasim per kete perdite)
  •  Terezina Vata Po kur keshilltaret jane paranojake, keqdashes, horra… E kur bashkohet injoranca me poshtersine c produkt del ?
  •  Arben Kasaj keshilltaret ndoshta jane me te zgjuar, por shefi ka zgjedhur te jete shef, dhe keshilltaret te jene keshilltar
  •  Skender Ulaj haha me je bere si i madhi z Konica, qe paqyron nje realitet shqipetar…prandaj ne me shekuj..nuk vlersojme vlere por shefa per shefa.
  •  Elona Mezini po sigurisht se po te ishin keshilltaret me te zgjuar do te ishin edhe shefat te cilet jane po njesoj sa here qe nderrohen e ne ne vend numero me kete trend shefash
  •  Spartak Picari Qe te hedhin nganje gure ne lume….
  •  Ilir Rusi Ate nuk mund ta dime, por mendoj se duhet t’i lene mbresa qe t’i kete keshilltare dhe shefa te vartesve te tjere.
  •  Mirela Sula Pumi Ose dhe kur jane te zgjuar perpiqen te tregohen te kujdesshem..pra te lene shefin te duket I mencur..ta thote ai fjalen e fundit…nese duan jetegjatesi ne ate vend pune sigurisht
  •  Eva Hamitaj Ti urdherosh me kollaj….


Artan FUGA

 

I paafti e mund të aftin, sepse nuk lodhet në punë si ky i dyti dhe energjinë e përdor për të vendosur stërkëmbësha.

Apo jo?

 

Haut du formulaire

  •  Andrea Cani Se ky i pari dhe energjine e perdor per te vendosur sterkembesha.
  •  Rickyy Ni-to Po.
  •  Fatos Memajdini Fatkeqesisht PO,eshte semundje qe na i la komunizmi 5 punonin 100 ngroheshin ne diell,me spiunlleqe maskaralleqe hanin buke.Sot e njejta gje ndodh,serisht te pa aftet ulerasin si te afte.
  •  Alma Cela Profesor Artan Fuga, ndjese qe e mora serish statusin tuaj, por theniet tuaja jane vertete te jashtezakonshme…………….
  •  Rezarta Stafalla Po
  •  Eda Menkulasi Hoxha plotesisht e vertete,biles kur thote qe punoj shume presupozohet puna qe ben per tju veshtiresuar jeten te tjereve,pra duke bere sterkembesha.
  •  Meri Lika Guraziu Dmth ai nuk eshte aq i paafte sa duket, eshte i afte por ne nje drejtim tjeter
  •  Artan Fuga E di Alma
  •  Denisa Thomai Ne u mund burre I zot dhe I ndershem nga zuzari, mos te rrije buzevrenjtur, zemra mos ti rrjedhe gjak, Edhe pse gur i rende thyen bukuroshen gote ari, vlefte e gurit nuk u shtua e as e arit nuk u mpak!
  •  Rickyy Ni-to E mund sipas mendesise se tij te ngushte, por ajo realisht nuk quhet mundje, ato jane gjera te urryera qe here a vone do plasin si tullumbace. Aftesia nuk mundet dot nga paaftesia, ne kuptimin e thelle te fjales.
  •  Najada Selmani I paafti sot per sot eshte ne terrenin e tij, pasi askush nga ata qe e quajne veten te afte nuk levizin as gishtin e vogel per te bere dicka, sadopak! Per mua ceshtja duhet te ngrihet ndryshe, pasi tashme dihet boterisht se si jane raportet mes te afteve dhe te paafteve ne kete vend! Dhe ceshja eshte a ka dikush sadopak kurajo dhe guxim te pranoje qe te aftet “flene gjume” se kane frike? Po po frike qe qelbet ere diktature, komunizem dhe c’eshte me e keqja indiferentizem ekstrem!
  •  Erlir Oref Te aftin nuk e mund i paafti, por klani i te paafteve!Pra eshte aftesia e vetme preballe klaneve te marrezise e injorances kriminale.
  •  Geraldo Xhika Eshte shume e vertete profesor sepse keshtu eshte ushqyer shoqeria jone.
  •  Kliton Shehu ne çfare fushe e mund i paafti te aftin?
  •  Razo Sadushi Varet nga i paafti sa i afte eshte
  •  Reduard Odilon Struktura viktimizon njerin le te themi… ne nje strukture ku njeri duhet eliminuar pse jo !?
  •  Reduard Odilon Por gjithsesi nese aftesia eshte akumulimi parase dhe sendeve eshte e justifikueshme ne nje sistem vlerash, drejtesi, burokraci te tille… suksesi eshte tjeter gje pergatitja per nje funksion qe pretet te kryet tjeter gje… jane gjera normale brenda kapitalizmit se duhet te lere nje viktim pas.. we need to be calm
  •  Ermal Teferici PO
  •  Lola Sala II I paafti shkon drejt aftesimit te tij si i paafte. Deri ne persosmeri, ndonjehere.
  •  Gjergji Azis Pershendetje Prof. Fuga, me kujtove babain tend te mrekullueshem!
  •  Ylli Lalo Plotesisht, PO!
  •  Moza Shembitraku e goditur,profesor.
  •  Mimi Rama I sherbejn ekuilibrit se ndryshe do te kishim vetem estremet
  •  Ferdinand Hysi Edhe dicka tjeter profesor! I pafati eshte me i zgjuar se i afti, se di vetem nje gje, pra di 100% te atyre qe duhet te dije,kurse i afti di shume pak nga ato qe ka per te mesuar akoma!
  •  Madlina Puka I paafte, i afte per te bere cfare?! Ne xhungel, kjo eshte e kunderta….!
  •  Evis Stafa Cullhaj “Gjyshi im më ka thënë ka dy lloje njerëzish; ata të cilët e bëjnë punën dhe ata të cilët i marrin meritat. Ai më ka thënë të tentoj të jem në grupin e parë; aty ka shumë më pak konkurrencë.”- Indira Gandhi.

 

 

Artan FUGA

  • Se kur shefi ose padroni merr vesh pak nga punët ai nuk rresht se ndërhyri, duke futur hundët në punët e profesionistëve, kurse kur e di që s’merr vesh nga ajo punë, pra është injorant, aq më mirë, se së paku nuk përzihet në punët e atyre që punojnë, por i lë rehat.
    Për shembull, ndonjë padron mediash, pa qenë gazetar, kujton se di meqë merr vesh diçka, dhe fut hundët dhe u tregon gazetarëve si shkruhet një lajm, kurse një pronar spitali nuk i thotë kirurgut: Ik ti se do ta bëj operacionin unë.

    Apo jo?

Haut du formulaire

  •  Delishi Ledio Mendoj profesor qe eshte e kunderta, pikerisht kur nje pronar nuk merr vesh e bluan krimbi dhe e cmend puntorin e shkret, kurse kur merr vesh mjafton nje sy t’i hedhe punes dhe kupton cilesine…..
  •  Edland Graci kendveshtrim interesant. Por mund t’i thote beje operacionin pa anestezi per te shkurtuar shpenzimet…
  •  Rickyy Ni-to Mund te ndodhe dhe keshtu. Por nuk eshte e thene se ndodh me te gjithe e njejta gje. Varet nga secili.
  •  Burrë Mençëm Edhe kjo shpjegohet me peruljen dhe servilizmin (tipike lindore). Pronaret apo padronet nuk do ta merrnin guximin te nderhynin ne punet profesionale. Por duke qene se ne vdesim per servilizem, me lajka dhe lepirje, i themi atyre: Po, ke te drejte, ashtu eshte – dhe atyre u mbushet mendja qe vertet marrin vesh nga profesioni edhe fusin hundet perhere e me teper. Une them qe shefi apo padroni nuk ka faj qe nderhyn. Fajin e ka perulja dhe servilizmi qe e ben te tille.
  •  Lira Kelmendi Një pronar sa do injorant qe të jet ka mi nejt mi kry puntorit të vet, Jo qe din a po nuk din po thjesht se e ndjehet i vetë ngritur ne detyr!
  •  Rezarta Stafalla Sa e e vertete po e provoj, ketu ne Shqiperi gjithe biznesmenet jane me pak shkolle dhe me e forta thone se ju mbaj me buke a thua se kane vajtur njerezit te lypin e ai po ju jep buke, nuk kuptojne se ata shesin krahun e punes qe ai blen kundrejt pageses, pra eshte marredhenie e ndersjellte jap mar.Jane mendje ngushte dhe shpirt zinj
  •  Gena Bakiasi E di profesor, si thon ca shefa, ” aa ik se nuk ditkere ti beke te gjitha ” nga injoranaca, e frika ne temth, se humb ate pushtet qe ka, nga paraja. Dhe kur mar vesh jan vet pa nje fakultet. Se kan piken e idese se si duhet te jet nje marredhenie pune, vetem flliqesiren e lekut dine!!!
  •  Burrë Mençëm Po Rezarta, ashtu eshte, arabet, turqit dhe ne pergjithesi shqiptaret nuk e njohin termin “marrdhenie pune”, dmth marr dhe jap, punoj qe paguhem, por njohin vetem ate qe te japin, pa llogaritur qe ti punon per ta. Kete shprehjen “Po e mban me buke” nje njeri qe punon diku e degjon gjithandej, e keqja eshte kur e pohon vete i punesuari. Varferia te çon edhe ne mosrespektim te vetes fatkeqsisht
  • Kliton Shehu po ishte shef dhe ka ngritur nje biznes patjetet qe eshte i afte dhe i zoti injoranca eshte relative.ai ve shum veta ne pune ju thoni qe eshte i paafte te paafte jam ing qe punojne per te apo lloje te tjere intelektualesh qe per profesionin e tyre fuan këmbalec
  • Ylli Lalo JO! Ketu hyne pastaje karakteri i shefit. Ehhh, sa ka karakteri, komunikimi,…..
  • Enina Mullaj Kjo ngjan pak me ate qe thuhet se ai qe pyet di dicka e akoma me shume atij qe i duhet te veproje i duhet te pyese me shume….
  • Majlinda Cami shefi eshte mire te jete i zoti se ndryshe ta nxin

 

Artan FUGA

Ka edhe një problem: ata që janë ngjitur në majë të karrierës, qoftë në administratë, janë shumë pak karshi atyre që nuk kanë mundur ta bëjnë këtë gjë.

Vendet në majë janë shumë pak.

Prandaj po qe se bën një sondazh, shumica që s’ka shkuar dot në majë sigurisht do të thotë se ata që kanë bërë karrierë, e kanë bërë padrejtësisht.

Pra, këtu sondazhi nuk pi ujë.

Apo jo?

 

Haut du formulaire

  •  Mari Anne Po normal ajo dihet, vete qenia e njeriut nuk e duron faktin qe dikush arrin lart e me lart e ai jo, andaj fillon e brrockullit… as ka per te pire nd1here uje ky sondazhi.
  •  Arben Sulollari me pelqen arsyetimi juaj,ai qe eshte nemaje nuk mund tja leshoje vendin atij qe vet e ka ndihmuar te vije deri aty…
  • Ilir Rusi Logjika thote te mos e vrasim mendjen per kete. Sido ta rrotullosh, prape ai numer ka per te qene i kufizuar. Se i pelqen te grricet njeriu se kush eshte me i… afti (se kete e kane me shume per zemer), ky eshte referim i sajuar, ne te vertete nga shumica. Si puna e asaj: “njeriu per njeriun eshte ujk”. Dmth., qe vete njerezimi e ka zgjedhur kete menyre te vepruari e te jetuari, demokratikisht. Mos duhet te kenaqet edhe ai qe ne te vertete nuk ndikohet nga kjo?
  • Sherife Shala Demokracia krijon kushte per te gjithe dhe jo privilegje. PADREJTESITE JANE PREZENTE cdo dite. Tashme realiteti ka krijuar nje pershtypje te tille. Vlerat nuk cmohen, kjo nuk do koment…
  • Sherif Mucalla jane te paket keto lloji shume te paket……flasin faktet
  • Rickyy Ni-to Sidomos kur behet fjale per ato vende ne maje te ashtu quajtura “poste politike”, as ka lidhje hierarkia e vlerave per t’u ngjitur ne maje. Ne maje vjen si i derguari i partise. Ne vendin tone ndodhin rendom gjera te tilla. Ben karriere duke milituar neper beteja elektorale, dhe shperblimin e merr me poste ne krye te ndonje administrate.

Artan fuga

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10151933693518596&id=27892188595&stream_ref=10

Po atëherë sa më lart në majën e trekëndëshit të një organizate të ngjitesh, aq më pak ka vlera, sepse vlerat si gurët e rëndë bien poshtë drejt bazës së trekëndëshit?

Kështu?

 

Haut du formulaire

  •  Vieni Dapaj dmth ata qe jan ne maj jan tantalist?
  • Gentjana Plaka Jo gjithmon bien ka raste qe qendrojne per nje kohe te gjate,se qe nga lart fillon influenca e vlerave ose e antivlerave.
  • Parid Flaga Profesor gjithesecili prej nesh eshte shembull i vetes, pra cdonjeri prej nesh e di cfare shkallesh nuk ka ngjitur per te ruajtur vlerat e tij, dhe e kunderta.
  • Marsela Sotir ky eshte nje mendim shume kufizues.. i pengon njerezit qe e besojne kete te ngjiten lart
  • Ylli Lalo Ti bie pak me gjate se muhabet po bejme. Isha 18 vjeç atehere kur mesova diçka nga nje profesori im ne gjimnaz. Shkoja mire me nje pjese prej tyre, si shoke.Kjo ngaqe duke u marre me futboll beheshe pak me i afrueshem ne shoqeri. I them nje dite profesorit: – Presor, kater vjete bashke, nuk me pyete njehere per futbollin? Me pa me buzeqeshje, me nje buzeqeshje karakteristike te tij, ku zbulohej hapur distancimi nga e “thjeshta, e rendomta“, dhe qendrimi tek “elitarja“. Nejse edhe dje edhe sot une e kam respektuar per qendrimin e vete te tije qe me ka lene gjurem pozitive. Me teje vazhdoi: Ylli, per futbollin flasin qe te gjithe, te gjithe merren me te, edhe punetori edhe mesuesi edhe fshatari edhe qytetari, edhe ai i pashkolli qe lyen kepucet, edhe ministri atje larte. Mblidhen e flasin e bertasin seicili ne te drejten e vete deri ne pakufi, deri edhe ne sharje me njeri tjetrin. Ylli, per mua kjo nuk ja vlen. Dua bashkebiseduesit qe dua une dhe kjo edhe me privone nga futbolli…..Profesor Fuga, me politike merren te gjithe, madje ka edhe nga ata qe nuk kane me çfare te merren dhe jani “te sukseseshem“ ne politike. Natyrisht duke mos i prezjere keta me shumicen dermuese te politkaneve te sotem atdhetar qe kontribuojne per te miren e popullit tone.
  • Albano Al Profesor nese me lejon te pyes, infeksioni i korrupsionit vjen nga posht-lart, apo nga lart-posht?? dhe sherimi mund te vi nga lart apo nga posht??
  • Gena Bakiasi Prof, ke marre trekendeshin per ta perqasur, po po te marim nje kove me uje te trumbull, ku jane perzier vlerat dhe jo vlerat, e lem disa ore pd trazuar, cndodh, si renditen vlerat, e jo domozdoshmerisht, uji i kulluar eshte vlere, ne kte rast.
  • Mirjeta Selmanllari Kaciqi per te arritur majen…..ata…. perdorin berrylat….
  • Bujar Haznedari per fat te keq po !
  • Bujar Haznedari kam te drejten morale ta them kete.kam dhene doreheqjen nga nje post shteteror me motivacionin “se pikepamjet e mia nuk perputhen me tuajat per drejtimin e institucionit”.po ashtu kam refuzuar propozimin kembengules te nje koalicioni partiak per te kandiduar per bashkine e durresit ne vitin 2000.
  • Lola Sala II Kush ngjitet ne maje ploteson raportin e zhdrejte: vlerat si njeri shkojne drejt zeros kur vlerat monetare shkojne drejt infinitit. Bujar Haznedari, me zgjedhjen tende ke zgjedhur njekohesisht te jesh NJERI
  • Bujar Haznedari megjithate Lola dhe kjo zgjedhje ka thembren e vet te akilit.sepse lind pyetja.kujt duhet ti lihet drejtimi atyre qe kane qene e jane
  • ,(te paafteve,per te mos hyre me thelle…)
  • Lola Sala II Po vijne alienet…
  • Majlinda Cami vlerat jane gur themeli
  • Bora Zhugri Sa mire do te ishte te ishte trekendeshi mbrapsh dmth me koke poshte.
  • Mirela Sula Pumi Pikerisht..se dhe po te hypesh dhe te jesh I rende do te duhen shume triblime per te qendruar ne maje perkohesisht…

Bas du formulaire

Bas du formulaire

Bas du formulaire

Bas du formulaire

Bas du formulaire

Bas du formulaire

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency