Seanca maratonë/ Negociata deri në orët e vona mes PD e PS, konsensus për komisionin hetimor

0
94

Florenc Drizari

 

seanceparlamentVotohet me 106 vota pro kërkesa e PD-së për komision hetimor, 3 deputetë të LSI-së, kundër

Oerd Bylykbashi: Ngritja e komisionit, i hapet rrugë një çështje shumë të mprehtë, sigurisë publike

Gramoz Ruçi: Përshëndetje vëllezër opozitar. Duhet të ktheheshit në opozitë për të kuptuar respektimin e Kushtetutës.

 

Pas rreth 12 orë debatesh në Kuvendin e Shqipërisë, pozita dhe opozita gjëtën konsensusin për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar në Policinë e Shtetit. Më herët opozita kishte kërkuar ngritjen e këtij komisioni, por mazhoranca ai rrëzoi kërkesën në Konferencën e Kryetarëve të mbajtur pak ditë më parë. Gjatë diskutimeve në seancën e djeshme plenare, socialistët argumentuan se kërkesa nuk kishte të qartë objektin hetimeve. Për këtë çështje, Gramoz Ruçi bëri edhe një propozim për plotësimin e kërkesë së PD-së me objekt hetimi. “Propozimi është konkret. Ta ndërpresim këtë debat pa vlerë pa objektin dhe tematikë. Silleni brenda javës objektin e komisionit hetimor në shtratin e këtyre ligjeve dhe pesë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Silleni përbërjen e komisionit sipas nenit përkatës të ligjit për komisionet hetimore dhe jemi absolutisht dakord ta miratojmë”,- deklaroi Ruçi.

Negociatat

Pas propozimit të kryetarit të grupit parlamentar socialist në seancë plenare, homologu i tij demokrat, Edi Paloka kërkoi 5 minuta kohë pushim për t’u konsultuar me deputetët e tij. Por mbledhja e demokratëve duket se kaloi pritshmëritë e kohës së kërkuar dhe deputetët e opozitës zhvilluan mbledhjen në ambientet e Partisë Demokratike, e jo në sallën e seancave pleare siç ndodh zakonisht. Për rreth një orë përfaqësues nga PD-ja dhe PS-ja zhvilluan negociata për objektin e komisionit dhe Kuvendi rifilloi seancën plenarë rreth orës 21:44 minuta.

Me fillimin e mbledhjes palët fillimisht kishin rënë dakord më parë dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, lexoi kërkesën e riformuluar. Në kërkesë thuhet se komisioni do të përbëhet nga 15 deputetë ku shumicën do ta këtë mazhoranca dhe opozita do të kryesojë komisionin hetimor. Objekti i komisionit do të jetë periudha 15 shtator deri në 31 janar, 2014. Në këtërkesë përfshihen hetime për largimet, transferimet, dhe punësimet e reja në polici, me qëllim për të njohur tërësisht këtë proces dhe pasojat e sjella në garantimine sigurisë publike.

Përsa i përket emrave të komisionit, deputetët e PS theksuan se duan kohe dhe do t’ja paraqesin Kryetarit të Kuvendit në seancën e kaluar parlamentare. pas këtij çasti, kryeparlamentari Ilir Meta hodhi në votim kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit parlamentar. Kërkesa u votua me konsensus duke marrë 106 vota pro dhe 3 kundër. Nga tabela elektronike e votimit në Kuvend, tregojnë vendet e deputetëve tre deputetëve të LSI-së, Spartak Braho, Monika Kryemadhi dhe Kejdi Mehmetaj. Të kontaktuar nga gazeta, përfaqësues të zyrës së shtypit të Kuvendit të Shqipërisë, as e konfirmuan dhe as e mohuan këtë qëndrim të deputetëve të LSI-së.

Më herët deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi theksoi se pas një debati të gjatë, PD-së iu dha e drejta për të hetuar për ngjarjet e fundit në policinë e shtetit. “Pas kaq orësh debati në këtë sallë, më së fundi u ra dakord për një tekst për ngritjen e një komisioni hetimor kjo është një e drejtë e qënësishme. Ramë dakord dhe negociuam për objektin e tij. I hapet rrugë një çështje shumë të mprehtë, siç është siguria publike. Në objekt ne do të hetojnë të gjitha lëvizjet në policinë e shtetit, kontrollin e zbatimit të ligjev në fuqi, tranferimet apo emërimet e reja si dhe njohjen me pasojat që kanë sjellë këto lëvizje”,- tha Bylykbashi. Nga ana e tij, kryetari i grupit parlamentar soicalist, Gramoz Ruçi, theksoi se përshëndeti opozitën që u tërhoq nga kokërfortësia siç e quajti ai, dhe përcaktoi objektin e komisionit hetimor.

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë përfundoi punimet rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme.

 

 

Kërkesa e re e PD-së për komision hetimor

Komisioni do të hetojë periudhën e lëvizjes së drejtuesve në policinë e shtetit, për periudhën 15 shtator deri në 31 janar, 2014 përfshirë largimet, transferimet, dhe punësimet e reja në polici, me qëllim për të njohur tërësisht këtë proces dhe pasojat e sjella në garantimine sigurisë publike.

Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, atë të ndarjes së pushteteve; si dhe duke respektuar dhe duke mos mbivendosur kompetencat e organeve të drejtësisë.

Komisioni hetimor i ngritur në bazë të këtij vendimi bashkë me raportin përfundimtar i paraqet Kuvendit rekomandimet në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive përfshirë ato institucionale, ndryshime apo miratime ligjesh në policinë e shtetit.

Komisioni hetimor parlamentar përbëhet nga 15 deputetë, 8 nga mazhoranca dhe 7 nga opozita, kryetari do të jetë i Partisë Demokratike.

Komisioni e ushtron veprimtarinë e tij prej një afat dy mujor nga miratimi i këtij vendimi.

Ngarkohet që kryetari i Kuvendit që menjëherë të caktojë mjediset si dhe Sekretarja e Përgjithshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency