Përse shkatërrohen dashuritë e mëdha

0
157

dashurBashkëshortët maskohen me buzëqeshje në publik dhe janë mësuar madje të aktrojnë një martesë ideale, të harmonishme, por në të vërtetë kanë një milion probleme mes tyre. Prandaj, herën tjetër mos u befasoni kur të dëgjoni që është shkatërruar edhe një familje e lumtur.

 

Shkaqet për prishjen e martese janë të shumta, por çfarë ndodh në një martesë?

 

Nuk është më argëtues

Kur jeni njohur, keni qenë të rinj dhe nuk shqetësoheshit tepër. Shumicën e kohës e keni kaluar duke u argëtuar dhe duke fantazuar për të ardhmen. Të shumtën e rasteve, secili çift që bëhet me fëmijë e kupton se nga momenti që do të përballen me përgjegjësinë prindërore, nuk do të kenë më argëtime.

 

Seksi gjithnjë e më i rrallë dhe rutinë

Pothuajse nuk ekziston njeri i cili është i martuar, që së paku herë pas here të mos jetë ankuar për këtë problem. Puna, fëmijët dhe mirëmbajtja e shtëpisë janë të lodhshme. Ndonjëherë seksi është gjëja e fundit e cila u bie në mend në fund të ditës së lodhshme. Nuk është e thënë se kjo është e drejtë, mirëpo thjesht është kështu. Mirë do të ishte arratia në fundjavë, silluni sikur nuk keni shqetësime, detyrime, harroni një çast që jeni prindër dhe bëhuni dashnorë të mirë.

 

Mashkulli nuk është më në vend të parë

Natyrisht që nuk është kur janë të pranishëm fëmijët. Dhe ajo ankesë vjen nga njeriu i cili i ka po ata fëmijë. Ai thjesht nuk është i pjekur dhe nuk mund të pajtohet me faktin që jeta juaj nuk sillet më vetëm rreth nevojave tuaja. Bisedoni, krijojini vetes momentet e vetmisë për ju të dy, bëni dashuri dhe pastaj bisedoni sinqerisht.

 

Ka humbur respekti

Pas gjithë atyre viteve të përbashkëta ai nuk ju shikon si femër të pavarur dhe me vetëbesim të potë. Me fjalë të tjera, vetëbesimi juaj është zhdukur që kur nuk keni arritur ta ktheni linjat e trupit pas lindjes, ndërkaq familjen e konsideroni më të rëndësishme se karrierën. Veç kësaj, a ka mbetur ndokush pa u ndryshuar pas kalimit të pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit? Edhe ai ka ndryshuar, mirëpo ato ndryshime ai nuk i vëren.

 

Angazhimet dhe ankimet

Fatkeqësisht, ankimet dhe pengesat në martesë shpesh mund të bëhen përditshmëri. Ju keni nevojë për ndihmë, ndërkaq ai nuk ju ndihmon. Dhe në fund ju bëheni një llafazane, sipas tij, e cila vazhdimisht është e pakënaqur. Komunikimi i sinqertë është mënyra e vetme për t’i zgjidhur problemet. Uleni në kolltuk dhe niseni bisedën qetësisht, mundohuni dhe ta dëgjoni dhe t’ia argumentoni ku e ka gabim.

 

 

 

 

Meshkujt tregojnë: Ja 9 detajet që i bëjnë femrat të parezistueshme

Sipas meshkujve, ja cilat janë karakteristikat qe simbolizojnë këto lloje femrash.

Çfarë do te thotë te jesh një femër e parezistueshme? Asaj askush nuk mund t’i rezistoje, e njeh mirë sharmin e saj dhe di sa ta përdorë atë. Sipas meshkujve, ja cilat janë karakteristikat që simbolizojnë këto lloje femrash.

 

Buzëqeshja

Mos harroni kurrë se fytyra është imazhi i parë me ane të së cilës ne tregojmë veten. Një fytyrë e qeshur e shton dëshirën për t’u parë.

 

Të qenët vetvetja

Tregohuni siç jeni, mos u futni në lëkurën e dikujt tjetër, sepse do dilni false.

 

Feminiliteti

Një femër ka feminilitet, kur kujdeset dhe e respekton veten. Gjithsesi, kujdes, bëhuni të bukura, por pa u transformuar.

 

Parfumi

Parfumi duhet përdorur çdo ditë, por nuk duhet të teprohet kurrë me sasinë. Preferoni aromat diskrete që përputhen me moshën tuaj. Mund t’i ndryshoni parfumet edhe në bazë të stinëve. Meshkujt nuk i rezistojnë dot një femre që mban aromë të mirë.

 

Shikimi

Një femër e parezistueshme ka një shikim magjik dhe shpreh shumë me anë të syve. Luani me shikimin sharmant apo atë sensual.

 

Sensi i humorit

Një femër serioze nuk është aq joshëse për meshkujt, ndërsa një femër që bën shaka dhe buzëqesh është e parezistueshme për ta.

 

Besimi tek vetja

Kur keni besim tek vetja, do te thotë se keni personalitet dhe jeni të guximshme. Meshkujt e adhurojnë sigurinë tek partnerja.

 

Zëri

Zërin e kemi të lindur, megjithatë ne kemi mundësinë të luajmë me të. Disa pëshpëritje apo një zë i ëmbël është gjithmonë i parezistueshëm për meshkujt.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency