Sinan Bytyçi, ylli i ri shqiptar te Mançester Siti i Pelegrinit

0
129

Talenti për momentin luan me Austrinë, por është shprehur se për kombëtaren do të shikojë në të ardhmen

 

Sinan+Bytyqi+Manchester+City+v+FC+Bayern+Muenchen+kaN-vbbRbuIlPas Adnan Januzajt, Premier Ligës angleze së shpejti pritet t’i shtohet edhe një tjetër talent kosovar. Fjala është për Sinan Bytyçin, i cili po shkon hapave të 18-vjeçarit të Mançester Junajtidit. Mesfushori 19 vjeç ka treguar për “Arena” se nga edicioni i ri do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Mançester Sitit. Rivaliteti i madh mes Mançester Junajtidit dhe Mançester Sitit shumë shpejt pritet t’i rivalizojë ndërmjet veti edhe dy futbollistë të rinj kosovarë. Fjala është për Adnan Januzajn dhe Sinan Bytyçin, i cili aktualisht luan për ekipin U-21 të Mançester Sitit. Dikur edhe Januzaj ishte pjesë e të rinjve të “Djajve të kuq”, por sivjet ka shpërthyer me ekipin kryesor. Rrugës së tij po shkon edhe Bytyçi, i cili shumë shpejt pritet t’u nënshtrohet urdhrave të Manuele Pelegrinit. Vet 19-vjeçari nga Prizreni ka bërë të ditur për Arenën se prej edicionit të ardhshëm do t’u bashkohet yjeve të Mançester Sitit në skuadrën e parë. Bytyçi ka treguar se është vëzhguar në vazhdimësi nga Pelegrini, i cili ka mbet i impresionuar me paraqitjet e mesfushorit të krahut, duke ia bërë me dije se nga edicioni i ardhshëm do ta përfshijë në skuadrën e parë. “Momentalisht jam në një formë tejet të mirë sportive. Punët me skuadrën janë duke shkuar shumë mirë dhe jam i kënaqur me vetveten deri më tani. Që nga stinori i ardhshëm do të jem pjesë e skuadrës së parë, dhe mezi po pres që të vij kjo ditë. Këtë lajm ma ka konfirmuar Pelegrini, por edhe trajneri aktual i imi, Patrik Vieira. Do të jem pjesë e skuadrës së parë të Sitit, dhe kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua”, – ka deklaruar për Arenën Bytyçi. 19-vjeçari ka qenë disa herë pjesë e stërvitjeve të skuadrës kryesore, me ftesë të trajnerit kilian, i cili është bindur me cilësitë e kosovarit. “Kam stërvitur disa herë me skuadrën e parë dhe vazhdoj ta bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë këtij viti, por kuptohet, jo rregullisht. Të stërvitesh përkrah yjeve si Aguerro, David Silva apo Jaja Ture do të thotë shumë, pasi mëson shumë prej tyre dhe një gjë të tillë e kam bërë edhe unë. Afërsia me ta më ka ndihmuar që të piqem edhe më shumë si lojtar, dhe tani kur e mendoj se do të luaj përkrah tyre është diçka e jashtëzakonshme”, ka theksuar ai. Bytyçi është lojtari më i rregullt në formacionin bazë të Mançester Siti U-21, dhe shihet si e ardhmja e klubit anglez. Ende herët për Kosovën Sinan Bytyçi aktualisht është i përqendruar vetëm te Mançester Siti, pasi po pret të depërtoi në ekipin kryesor të klubit të famshëm anglez. Andaj, ai nuk po e mundon vetën për të menduar rreth angazhimit të tij në ndonjë Përfaqësuese, ani pse aktualisht luan për ekipin U-19 të Austrisë. Bytyçi është gëzuar që FIFA e ka lejuar Kosovën të zhvilloj ndeshje miqësore, por nuk është duke menduar rreth inkuadrimit në Përfaqësuesen kosovare. “Jam gëzuar shumë që kjo gjë i ka ndodhë Kosovës. Nuk e di se çfarë të them më shumë, por për mua është ende herët të luaj për Kosovën, do të mendohem shumë dhe me familjen do të marr vendim”, – tha anësori i Sitit, i cili tregoi se momentalisht synon vetëm sukseset me Mançester Sitin. “Jam i koncentruar 100 për qind vetëm te skuadra. Pasi t’i arrijë objektivat e mija personale me Sitin pastaj do vendosi rreth përfaqësueses”, – nënvizoi ai. Mbret i asistimeve Bytyçi njihet si ndër lojtarët më të mirë të rinj për asistime, pasi këtë gjë di ta bëjë më së miri. Në gjashtë ndeshje të luajtura në UEFA Youth League, 19-vjeçari ka arritur të shënoj një gol, ndërsa ka bërë edhe pesë asistime. Ndërkohë, në kampionat, në njëmbëdhjetë ndeshje të zhvilluara, ka arrit t’i realizoj dy gola e tetë asistime për shokët e tij.

 

I ftuar ndaj Çelsit

Sinani ka deklaruar se ndihet shumë i lumtur për këtë gjë, dhe shpreson që të ftohet edhe në ndeshjet tjera. “Një ëndërr e bërë realitet për mua. Ndihem shumë mirë që jam ftuar, shpresoj të mos jetë hera e fundit”, – deklaroi Bytyçi 19-vjeçari nga edicioni i ardhshëm pritet të bëhet pjesë e ekipit të parë të Mançester Sitit “Që nga sezoni i ardhshëm do të jem pjesë e skuadrës së parë, dhe mezi po pres që të vjen ajo ditë. Këtë lajm ma ka konfirmuar Pelegrini, por edhe trajneri aktual i imi, Patrik Vieira. Do të jem pjesë e skuadrës së parë të Sitit dhe kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua”, – ka thënë Bytyçi. Arena

 

 

 Gashi dhe Abrashi fitojnë “derbin” kuqezi me Hykën

Superndeshje e Shkëlzen Gashit me Grasshoperin. Në fushën e Lucernës, në “Swissporarena”, ku edhe luajti Shqipëria ndaj Zvicrës, ka dhuruar spektakël dhe ka qenë ai që ka zhbllokuar sfidën ndaj ekipit të Jahmir Hykës, që gjithashtu ka luajtur, por që nuk ka lënë gjurmë. Gashi ka qenë më i miri në fushë për miqtë, ndërsa edhe Abrashi ka marrë notë pozitive. Një sfidë e fortë dhe e dyluftuar, por Grasshoper ka dominuar dhe në fund, rezultati 1-3 është I merituar. Gashit, që mban numrin “10” tek skuadra e Grasshoperit, është ai futbollist i cili po bën diferencën në këtë sezon, me paraqitje shumë të mira dhe me një formë për t’u pasur zili. Për këtë arsye, duhet thënë se Xhani de Biazi është duke e studiuar dhe vëzhguar, pasi beson shumë te ky futbollist. Gashi ka marrë dje një karton të verdhë. Ndërkaq, Hyka ka luajtur 90 minuta, ndërsa Neziraj e ka parë nga stoli takimin. Edhe për Abarashin, mesfushorin e Kombëtares, kanë qenë 90 minuta të mira. Për Gashin ky ishte goli i 6-të në këtë kampionat, ndërsa i 13-ti në dy sezone me fanellën e Grasshoperit.

 

 

Mustedanagiç: Shqipëria, e sigurtë për të ardhmen

Trajneri i kombëtares U-17 të Shqipërisë, Xhemal Mustedanagiç, ka bërë të ditur talentet nuk mungojnë dhe përfaqësuesja e ka të ardhmen e sigurt. Tekniku foli nga Elbasani, ku mori pjesë në fazën seleksionuese që Federata po organizon me lojtarë të rinj nga e gjithë Shqipëria. Futbolli shqiptar ka talente dhe perspektivë. Kjo është bindja e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit U-17 Xhemal Mustedanagiç. Sipas tij në vendin tonë ekziston një grup futbollistësh të rinj mjaft të talentuar i cili mund të përbëjë bërthamën e kombëtares në të ardhmen. Të njëjtin mendim ndan edhe Shefi për ekipet kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, Redi Jupi. Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon fazën seleksionuese me lojtarë të rinj, ndërsa ka zhvilluar një fushatë edhe në Elbasan me futbollistë të rinj të qarqeve të Korçës, Elbasanit dhe Fierit.

 

 

Në 15 shkurt nis rikonstruksioni i “Ruzhdi Bizhutës”

Rikonstruksioni i stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” do të nisë më 15 shkurt. Kthimi i stadiumit në një impiant të denjë për të pritur sfidat e kombëtares shqiptare do të kushtojë 1.35 milionë euro. Pas përfundimit, stadiumi i ri “Ruzhdi Bizhuta” do të ketë një kapacitet prej 12 mijë e 400 vendesh. Hyrja në stadium do të bëhet me kartë identifikuese dhe ngjitja në tribunën kryesore do të bëhet me ashensor. Rikonstruksioni i “Ruzhdi Bizhutës” do të fillojë nga parkingu, ku UEFA dhe FIFA ka vendosur kushte të rrepta për zbatimin e projektit. Impianti do të pësojë një ndryshim ekstrem edhe në fasadë, ndërsa do të ketë një tapet të ri për fushënm, ndërsa do të rikonstruktohen edhe dhomat e zhveshjes së lojtarëve. Sipas përgjegjësve për rikonstruksionin e “Ruzhdi Bizhutës”, kur të përfundojë, ky stadium do të jetë nga më modernët në rajon.

 

 

Foniqi transferohet drejt Tomorit

Sot Tomorit pritet t’i bashkohet sulmuesi 19-vjeçar Ruhan Foniqi. Para pak ditësh, lojtari nga Gjilani u përfol si afrim i mundshëm te Himara. Por, sipas burimeve të sigurta pranë klubit ballshiot që zotëron kartonin e lojtarit, ai ka refuzuar të shkojë te himarjotët. Sulmuesi kosovar është në pronësinë e Bylisit dhe prej ditësh është përmendur emri i tij nga trajneri beratas Madrid Muxhaj. Sipas numrit një të pankinës, lojtari do i bashkohet ekipit sot dhe do të kalojë një periudhë te ekipi beratas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency