Reagon ish-kryeministri “Megaoperacioni për grupin e tritolit”, Berisha, ja e vërteta: Si në filmat e mafies!

0
109

“Kryekreu Rama dhe ndihmësi i tij për Policinë vrapuan të rrahnin gjoksin për megaoperacionin që në fakt ishte bllokimi për 13 ditë i dëshmisë së N Gj dhe largimi nga Shqipëria”

 

berisha-zyra-re-fletIsh-Kryeministri Sali Berisha reagoi një ditë më parë lidhur me çështjene e arrestimeve të pjestarëve të grupit të tritollit dhe aksionit të policisë së shtetit për këtë rast. Me anë të një shkrimi të publikuar në rrjetin social, “Facebook”, Berisha analizon ngjarjen duke filluar që nga dëshmia e shtetasit N GJ në polici dhe më pas në media. Në analizën e tij, Berisha bën përgjegjës zyrtarë të lartë të policisë si dhe krerë të politikës që sipas tij, e shitën këtë ngjarje si një sukses të madh kur hetimet në fjalë u bllokuan për disa ditë.

Fjala e plotë e Berishës në “Facebook”

17 ditë më parë, pas një seriali thuaj të përditshem tritoli në të katër anët e vendit, një bashkautor në vrasjet me tritol, N Gj, prishet në pazare me bosin e tij në vrasje, J S, dhe ky i fundit e kërcenon me ligjin e mafies. Pas kësaj, N.Gj për të shpëtuar kokën, vendos të denoncoj bosin e vet, një serial killer dhe anëtarët e tjerë të rrjetit vrastar dhe të parandalojë ekzektuimin e radhës me tritol të grupit të tij. Menjëherë pas kërcenimit me jetë nga J S, për të shpëtuar kokën e tij, N Gj vrapon tek Prefekti i Fierit. Në këtë takim N.Gj kërkon mbrojtjen e Prefektit dhe i tregon atij planin e J S per të ekzekutuar me tritol, kundrejt pagesës, biznesmenin durrësak të naftës P B.

Sipas N Gj ekzekutimin e P B e kishte porositur biznesmeni fierak në fushën e gazit I K. Prefekti i tronditur thellë nuk deshi t’iu besonte veshëve por ja preu shkurt: “unë nuk mbroj dot veten time jo të të mbroj ty”. N Gj kishte frikë të denonconte në policine e Fierit, mbasi ai e dinte mirë se biznismeni a I K, që kishte paguar 150 mijë euro për vrasjen për hesap te tij, të bosit të naftës P B, e kishte nën kontroll të plotë policinë e Fierit dhe Vlorës. Kështu që ai vendosi të denoncojë çdo gjë në Policinë e Durrësit. Ai deshmoi para drejtueseve kryesorë të policisë së Qarkut të Durresit duke mos e ditur se shkoji si cjapi tek kasapi, mbasi të dy oficeret që e dëgjuan, si drejtori i Qarkut ashtu dhe shefi i komisariatit të Durrësit, ishin lidhje te forta të biznesmenit I K që paguante për vrasjen e P B. Kështu, i ati i drejtorit A P kishte pikë të shitjes së gazit të I K, kurse tjetri kishte qenë shofer i I K për 8 vite dhe ishte vet I K që nëpërmjet bashkëshortes së tij, goca e tezes së ministrit, që e kishte emëruar në Durrës.

Drejtuesit e Policise së Durrësit e përcollen dhe ata të tronditur rrefimin e N Gj por refuzuan që ta marrin në mbrojtje dhe i shpallen të paverteta deshmite e tij. Pas kësaj N.Gj, ish militant zyrtar i PS në Vlorë, vendos ti drejtohet direkt Ministrisë së Brendshme pa ditur se dëshmitë e tij do të shkonin tek kushuriri i parë i gruas së I K. Në ministri e dëgjoi zv.drejtori i përgjithshem i Policisë dhe dy të tjerë. Vendimi ishte marrë që të mos pranohej dëshmia e tij. Ata jo vetëm që nuk pranuan dëshminë e tij dhe kerkesën për ta mbrojtur por e nxorrën zvarrë nga zyra me një breshëri sharjesh dhe kërcenimesh.Tik taku i orës fatale për N.Gj, vrases i penduar, nga halli po afronte. Dëshmite e tij nuk i pranonte njeri. Atë e priste denimi kapital.

Atij i kishte mbetur si letër e fundit për të shpëtuar jetën denoncimi në media mbasi një dore e zeze i bllokonte deshmine dhe e ndiqte për ta eleminuar.

I drobitur, i dëshperuar, i pa shpresë, si njeri me fundin e jetës së tij, ai arriti në klandestinitet të plotë të hyje në një gazetë. Aty N Gj gjeti një trajtim krejt tjetër dhe pasi i ofruan një kafe ai filloi dëshminë e tij për kronikën e një vrasje të paralajmëruar, autorët, rrjetin, kumbarët, ndrikullat zyrtare dhe jozyrtare, të shumë të vrasjeve të tjera. Ndërkohë, tek dëshmonte, në telefonin e tij kishte një seri missed calls. Pas 13 ditësh i telefononte drejtori i Policise së Durrësit, i cili e ftoi ti përserisë dhe një herë dëshminë mbasi atë të parën e kishte konsideruar të rreme.

Kryekreu Rama dhe ndihmesi i tij për Policine vrapuan të rrahnin gjoksin për megaoperacionin që në fakt ishte bllokimi për 13 ditë i dëshmisë se N Gj dhe largimi nga Shqipëria, pas njoftimit nga zyrtaret e shtetit, të dy ndërmjetesve me kryesore midis porositesve dhe ekzekutoreve të vrasjeve me pagesë nga J S dhe grupi i tij. Kjo është e verteta si në filmat e mafies të megaoperacionit të grupit të tritolit!”. La shkryar ish-kryeministri Berisha në “Facebook”.

 

 

Shpëtim Gjika: Prefekti i Vlorës akuzat t’i çojë në prokurori

Kryetar i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, reagoi pas deklaratës së prefektit të qytetit Besnik Dervishi, se i dyshuari si porositës i vendosjes së eksplozivit në makinën e tij i përket një “klani’ që mund të prekë nivele të larta. Kryebashkiaku Gjika i kërkoi prefektit Dervishi që t’i çojë të gjitha pretendimet e tij në organet e drejtësisë. “Prefekti para pak ditës bëri një deklaratë shumë të rëndë, me ca aludime shumë të errëta e shumë të rrezikshme. Në një dalje publike prefekti ka aluduar për një “klan” që ndodhet pas tentativës për goditjen e tij e të cilin, po sipas tij, “e gjithë Vlora e njeh”. Dëshiroj t’i kujtoj z.prefekt, madje po të dojë, edhe nga pozita e zyrtarit që e ka mbajtur para tij atë post, se ai, si përfaqësuesi më i lartë i qeverisë në qarkun e Vlorës dhe në qytetin e Vlorës, duke qenë se për shkak të detyrës duhet të ketë të gjithë informacionin e nevojshëm e të klasifikuar, nuk mund të flasë me opinione e me llafe rruge, e ca më pak t’i amplifikojë thashethemet e ligësitë, duke i humbur rrugën e duke ia ngatërruar pistat hetimeve që po kryhen”,- shprehet Gjika. “Pra, z.Prefekt ose e ka këtë informacion për këtë “klan që vepruaka në qytet” (dhe nëse e ka, nuk i takon ta dekonspirojë para mikrofonave të gazetarëve dhe telefonave të opinionbërësve, por ta çojë atje ku ligji e detyron atë dhe çdo qytetar), ose nuk e ka dhe flet me mllefe personale dhe e kthen hatërmbetjen personale në “kauzë shtetërore”, duke bërë kështu sërish një shkelje, më së paku të etikës së nëpunësit të shtetit. E sa për “klanin” që ju, z.prefekt e aludoni si “klanin tuaj kundërshtar dhe të drejtuar nga unë vetë” dhe si të tillë e keni hedhur për konsum tavolinash, ju siguroj se i vetmi klan, të cilit unë i përkas është “klani” i qytetarëve vlonjatë që punojnë me zemër e me mendje për Vlorën, i përkas “klanit” socialist që ka vendosur mes një mijë vështirësive ta rilindë Vlorën dhe Shqipërinë. Dhe ti, mesa di, je pjesë e të njëjtit “klan”. Unë dhe ti, sikurse çdo qytetar i ndershëm vlonjat, s’kemi asnjë lidhje okulte me klane mafioze e me celula vrasësish gjakftohtë, qofshin këta edhe ‘të penduar’”,- deklaroi një ditë më parë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency