Zbulojnë se janë binjake përmes YouTube

0
125

BINJAKEDy motra binjake që u adoptuan dhe u ndanë që në lindje, janë ribashkuar duke iu falënderuar një videoje të postuar në YouTube. Të rritura në kontinente të ndryshme, as Samantha e as Anais, që të dyja 27-vjeçe, nuk e kanë ditur për njëra-tjetrën se ekzistojnë deri në vitin e kaluar. Anais, studente franceze e dizajnit të modës që jeton në Londër, u mahnit kur miqtë e saj gjetën një video të Samanthas në YouTube dhe ia dërguan asaj për ta pare. E tronditur nga dukja identike, ajo bëri pak kërkim online dhe zbuloi se kanë lindur në të njëjtin vend dhe ndanin datëlindjen e njëjtë. “Më 21 shkurt, 2013, pranova një porosi në Tëitter e cila do t’ma ndryshonte jetën”, sqaron Samantha. “Më erdhi porosia se një e panjohur, me emrin Anais, më kishte dërguar kërkesën për miqësi në Facebook. Në fillim, e pash fytyrën time në një profil tjetër. E më pas, pas disa klikimeve dhe porosive personale nga Anais, e kuptova se po hyja në një udhëtim nëpër të cilin askush më parë nuk ka kaluar”, tregon Samantha. Pas disa muhabeteve në Skype, binjaket e ndara u takuan majin e vitit 2013 dhe nga ajo kohë janë pothuajse gjithmonë së bashku. Ato aktualisht janë duke mbledhur fonde për të nisur një projekt filmik i cili do të tregonte tregimin e tyre të mrekullueshëm.

 

Japonezi i papunë vidhte këpucë me taka

Në Japoni arrestohet 28-vjeçari i papunë që vodhi 450 palë këpucë grash. Këpucët e vjedhura u gjetën në dhomën, të cilën ai e kishte marr përkohësisht me qira.Hajdutin e arrestuan pasi ai depërtoi në një klub nate prestigjioz të Tokios dhe vodhi sendet që i përkisnin vajzave të cilat punonin atje. “Raftet në dhomën e zhveshjes ishin për mua si një sënduk me thesar”, – tregoi i arrestuari. Ai vuri në dukje se koleksiononte vetëm këpucë të përdorura dhe se këpucët e reja nga dyqanet nuk e interesojnë aspak atë. Ai parapëlqente veçanërisht të vidhte këpucë me taka të larta.

 

I bie të fiktë në 12 mijë metra lartësi

Një parashutist ka humbur vetëdijen menjëherë pasi ishte lëshuar nga aeroplani në 12,500 metra lartësi. Parashutisti me përvojë, James Lë, 25, ishte goditur prapa kokës nga një parashutist tjetër dhe i kishe rënë të fiktë, pak sekonda pasi kishte kërcyer në Ëiltshire të Britanisë së Madhe. Ai i shpëtoi vdekjes së sigurtë nga dy parashutistë tjerë, të cilët e kishin parë se çfarë ndodhi me të. Ata në “qiell” e kanë kapur Lën pa ndenja dhe nuk e kanë lëshuar derisa kanë mbërritur në tokë. Lës iu kthye vetëdija pasi me siguri të plotë u lëshua në tokë, por posa i doli “gjumi” atij nuk i kujtohej asgjë se çfarë kishte ndodhur. Ai tha: “Me këtë punë merrem për pesë vjet dhe kjo është hera e parë që kërcej nga lartësia 1 mijë metra. Me mua ishin 12 njerëz tjerë, të cilët kërcyen pak sekonda pasi u hodhëm ne”. “Njëri nga parashutistët që kërceu nga dera erdhi me jostabilitet dhe rrotullohej”. Ato që kishte parë në videon që ishte incizuar nuk i kujtoheshin por i komentoi dhe tha se të tjerët filluan të bëjnë shenja bazike me duar, të cilat ua mësojnë studentëve për të parë nëse trupi është në rregull, por ata e panë që unë nuk u përgjigjesha thirrjeve të tyre”. “Ata më mbajtën dhe derisa ndalën përmbysjen e trupit tim, ne u afruam në lartësinë ku duhej të ndaheshim si grup për të lëshuar parashtutët”. “Jam shumë i lumtur që gjithçka shkoi mirë. Kjo nuk është diçka me të cilën jemi mësuar dhe ishte shumë e pazakonshme. Mendoj se nëna dhe e dashura ime janë më të qetësuara se unë”.

 

 

Vrasja e princeshës Diana, sekreti më madh i SAS!

Vrasësi i Princeshës Diana është “sekreti më i madh i SAS”-it, ka bërë të ditur gruaja e një pjesëtari të SAS-it i njohur me nofkën Soldier N. Gruaja – e identifikuar si Sarah – ka folur publikisht për pohimet e burrit të saj për një konspiracion të supozuar për vrasjen e princeshës Diana që ishte realizuar me sukses. Ajo pohon se në vitin 2012, një zyrtar i “SAS”-it ia kishte dhënë një shumë të pacaktuar të parave në një zarf ngjyrë kafeje me instruksionet që “të heshtte për Dianan”. “Gjëja e çuditshme është se asnjëherë gjatë takimit oficerët nuk përmenden se çfarë kishte thënë ish-burri për përfshirjen e SAS-it në vrasjen e princeshës Diana”, ka thënë gruaja. Sara pohoi se zarfi përmbante 500 funte. “Kurrë nuk kam mbajtur një shumë aq të madhe të parave më parë dhe më tha që të mos tregoja për pagesën dhe se për çfarë ishin ato. Ata dëshironin që të heshtja për Dianan dhe operacionet e SAS-it”, ka thënë Sarah. “Por nuk mund të qëndroja e heshtur për diçka aq serioze. Pagesa ishte shumë e dyshimtë dhe ndihesha e parehatshme”. “Mënyra kërcënuese dhe e keqe që SAS e bëri me mua, bëri që ato që kishte thënë burri im për rolin e regjimentit të tij në vrasjen e Dianas të dukej më e besueshme”. Takimi më drithërues me SAS-in, Sarah ka thënë se ishte kur një oficer i kishte thënë në qershor të vitit 2012 se nëse do të fliste për rastin e Dianas, ajo “ndoshta duhej të kujdesej më shumë për sigurinë e saj dhe të fëmijëve” dhe mund “të përfundonte e vdekur sikur ushtari i Ëoolëichit”, duke iu referuar vrasjes së ushtarit britanik me emrin Lë Rigby. Gruaja thotë se burri i saj i kishte thënë se princesha ishte vrarë në mënyrë klandestine gjatë muajit gusht të vitit 1997 në një aksident trafiku në Paris, pasi forcat speciale kishin verbuar shoferin e automjetit, Henri Paul, me një laser. “Jam e bindur se ky është sekreti më i madh i SAS-it”, ka thënë ajo.

 

Tjetër asteroid nis të marrë në “shënjestër” Tokën

Ky trup qiellor do të gjendet në distancë prej më shumë se 700.000 km nga planeti ynë. Drejt ardhjes edhe asteroidi i dytë për vitin 2014. Vetëm një muaj nga kalimi i trupit qiellor të quajtur “2014AA”, që “përshëndeti” Tokën për Vit të Ri, tashmë një tjetër asteroid është duke iu afruar planetit tonë në një distancë sigurie gati dyfishi i asaj që ndan Tokën dhe Hënën. Afrimi i këtij trupi parashikohet rreth orës 16:35 të së hënës së 3 shkurtit. Në atë moment, asteroidi i quajtur “2014 BË32” dhe që ka një diametër prej 20 metrash, do të gjendet në distancë prej më shumë se 700.000 km nga Toka, rreth 1.8 herë më shumë se largësia e Hënës. Ekspertët bëjnë me dije që, edhe pse është mjaft i madh në krahasim me asteroidët që së fundi i janë afruar planetit tonë, nuk ka asnjë rrezik përplasjeje me Tokën, por do të jetë thjesht një rast i çmuar për të studiuar nga afër një nga asteroid.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency