Shkolla e re në Laprakë Basha: Të vendosur për investime në shkolla, kopshte dhe çerdhet e Tiranës

0
144

 Shkolla e re do të ketë 25 klasa, 6 laboratorë, 2 klasa pune, bibliotekë, palestër dhe ambiente ndihmëse

 “Komuniteti i kësaj zone, fëmijët, prindërit, prej kohësh e kanë evidentuar nevojën e madhe për një ambient të ri shkollor”

 

kryebashkiaku bashaNjë investim i Bashkisë së Tiranës, prej 290.8 milionë lekë, do t’ju japë mundësin 1000 nxënësve të mësojnë në ambjente të reja. Shkolla e re 9-vjeçare “Ahmet Gashi”, në Laprakë do të jetë gati shumë shpejt për nxënësit e kësaj zone. Gjatë inspektimit të punimeve Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, ka vlerësuar investimin duke thekësuar se zona e Laprakës prej kohësh ishte lënë në harresë. “1000 nxënësit e kësaj shkolle do të rifillojnë së shpejti mësimin në ambientet e reja dhe shkolla jo vetëm që është ndërtuar e gjitha nga fillimi por po kështu, i ri dhe nga fillimi është edhe koncepti për mësimdhënien, duke pasur parasysh që për herë të parë do të jenë në dispozicion 6 hapësira për laboratorë modernë si edhe një palestër funksionale të përmasave dhe kushteve ndër më të mirat në kryeqytet. Më vjen mirë që ky investim po përfundon brenda kohës dhe me cilësinë e parashikuar, sepse komuniteti i kësaj zone, fëmijët, prindërit e kësaj zone, prej kohësh e kanë evidentuar nevojën e madhe për një ambient të ri shkollor dhe tashmë përfundimi i kësaj shkolle do të përmbushë jo vetëm kërkesat por edhe pritshmëritë e tyre për një ambient shkollor modern, me laboratorë, palestër, me salla të bollshme, me ngrohje gjatë periudhës së dimrit, pra një shkollë e parametrave modernë e europiane” – përmendi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Investimi

Shkolla e re do të ketë 25 klasa, 6 laboratorë, 2 klasa pune, bibliotekë, palestër, ambiente ndihmëse, etj. Kryebashkiaku Basha ka shprehur përkushtimin e Bashkisë së Tiranës për të vijuar investimet në infrastrukturën arsimore, si një domosdoshmëri për qytetin e Tiranës.  “Përkushtimi ynë për të vazhduar me investimet në infrastrukturën shkollore dhe parashkollore, me përfundimin e këtij investimi merr një inkurajim tjetër, pasi nevojat janë akoma të mëdha por po kështu, e madhe është edhe vendosmëria jonë për të vijuar investimet në çerdhet, kopshtet dhe shkollat e kryeqytetit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe ambienteve ku shkollohen fëmijët e qytetarëve të Tiranës” – u shpreh kryebashkiaku Basha. Shkolla e re “Ahmet Gashi”, pritet të ofrojë kushtet më bashkohore që duhet të kenë ambjentet e mësimdhënies në Shqipëri.

 

 

Çfarë parashikon buxheti afatmesëm i bashkisë për investimet në arsim

Pavarsisht se këshilltarët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialistë për Integrim, kanë shtyrë votimin për buxhetin afatmesëm 2014-2016 të Bashkisë së Tiranës, ky buxhet parashikon një sërë investimesh në fushën e arsimit. Midis tyre janë:

Rikonstruksioni i 4 kopshteve. Ndёrtimi i 5 kopshteve të rinj (kopsht i integruar). Rikonstruksioni i 14 shkollave 9- vjeçare. Ndёrtimi i 3 shkollave tё reja 9- vjeçare. Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme. Ndёrtimi i 2 shkollave të mesme tё reja. Rikonstruksion i shkollës speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ndёrtimi i 4 palestrave tё reja dhe rikonstruksioni i 2420 m² palestra ekzistuese. Shtimi i 34 laboratorёve tё rinj. Sistemimi, rikonstruksioni apo riformulimi si dhe gjelbërimi i 52,347 m² sipёrfaqe oborri  tё shkollave të mesme dhe 9-vjeçare dhe 5,892 m² sipёrfaqe tё territoreve tё kopshteve. Instalimi i sistemit të ngrohjes në 11 objekte që do të rikonstruktohen. Instalimi i sistemit të ngrohjes në 11 objekte të reja që do të ndërtohen. Vënia në funksionim të plotë dhe eficencë i sistemit të ngrohjes në 92% të objekteve arsimore.

 

 

Studimi

Zbulohet se cila zonë e turit kontrollon ankthin

Hulumtuesit kanë zbuluar një përparim të madh në trajtimin e çrregullimeve të ankthit. Një ekip në Kaliforni ka zbuluar zonën e trurit që kontrollon se sa ne jemi të shqetësuar. Ekipi tani thotë se kjo zonë tani do të mund të jetë në shënjestër me medikamente duke çuar në trajtime shumë më efektive brenda një dekade. Studimet e mëparshme të ankthit në tru janë përqendruar në amygdala, një zonë e njohur që luante një rol në frikë. Megjithatë, ekipi i studiuesve i udhëhequr nga biologët në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, donin më shumë për të kuptuar se në fushë të ndryshme të trurit, muri ndarës lateral do të mund të sigurojë më shumë gjurmë në mënyrën se si truri proceson ankthin. “Studimi ynë ka identifikuar një qark të ri nervor që luan një rol shkakësor në promovimin e ankthit”,- tha David Anderson i Caltech, i cili udhëhoqi studimin.

 

Kërkesa

Fëmijët e ngujuar, duhet të evidentohet numri real

Shkodra, Kukësi, Durrësi listohen në qytetet që kanë numrin më të madh të familjeve që janë ngujuar si pasojë e gjakmarrjes. Rrjedhimisht këto qytete kanë dhe numrin më të lartë të fëmijëve që nuk shkojnë dot në shkollë, për shkak të  frikës nga hasmëritë. Përgjatë 2013 në qytetin e Shkodrës u zhvillua mësim për rreth 24 nxënës, por ky numër mund të jetë edhe më i madh. Ministria e Arsimit dhe Sportit duhet të ndërhyjë  për të evidentuar numrin real të fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë, ndërkohë që duhet të shtojë inspektimet nëse  mësuesit e zbatojnë udhëzim për të dhënë mësim në familjet e ngujuara. Kjo deklaratë vjen nga përfaqësuesit e organizatave që merren çdo ditë me pajtimin e familjeve shqiptare.  ”Zona më problematike është e Shkodrës që ka 85 familje që janë prekur nga fenomeni i gjakëmarrjes. Më pas vjen qarku i Lezhës, Durrësitpor nuk ngelet pas edhe qarku i Kukësit ku janë 15 familje, në Tropojë gjithashtu janë 35 familje që janë prekur nga fenomeni i gjakëmarrjes. i kemi bërë thirrje Ministrisë së Arsimit që të marri msat dhe të inspektoj nga afër problematikës e kësaj dhe dhëniën e mësimdhënies në familjet të cilët kanë fëmijë të cilët janë të prekur nga fenomemi i gjakmarrjes dhe janë të ngujuar. Duke marrë shkas kemi arritur të inspektojmë edhe disa të tjerët të lënë jashtë, unë them që mësimdhënia nëpër shpia është e përgjysmuar. Mund të them që është e çaluar.”tha Agim Loçi , drejtues i institutit shtëpia e drejtësisë dhe pajtimit kombëtar. Vetëm tre ditë më parë, ministrja e arsimit dhe sportit  Lindita Nikolla deklaroi se duhet të përdoren të gjithë instrumentat ligjorë që ti jepet fund procesit të gjakmarrjes i cili ka ngujuar qindra familje shqiptare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency