Reagon kreu i Opoziës Basha: DASH e SHBA vlerësojnë kursin e opozitës, të vendosur për pavarësinë e institucioneve

0
98

Florenc Drizari

“Goditjet ndaj shtetit ligjor, institucioneve të pavarura dhe revanshi politik shqetësime të përbashkëta me aleatet tanë”

 

basha shkurtNjë ditë pas deklaratës së bërë nga zyrati i lartë i Departamentit Ameriakan të Shtetit, Jonathan Moore, reagoi edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke thënë se qëndrimet e ShBA-së janë në të njëjtën linjë me opozitën për sa i përket respektimit të institucioneve të pavarura në vend. Duke iu përgjigjur interesimit të medias  për deklaratën e Moore, se Departamenti i Shtetit adresoi një problematikë të cilën opozita e ka denoncuar edhe më parë lidhur me kursin politik të mazhorancës, Basha tha se zyrtari i DASH shprehu një shqetësim që është edhe i opozitës.

Lulzim Basha

“Ky është shqetësimi për kursin antidemokratik të qeverisë, për shkeljen e parimeve të shtetit ligjor, goditjes së institucioneve të pavarura, për hir të revanshit politik. Nga ana tjetër, jam i lumtur që DASH, SHBA vlerësojnë kursin e opozitës, si një mbështetëse e integrimit europian të vendit dhe dua të theksoj se opozita shqiptare do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fuqishme e të gjitha hapave dhe masave që çojnë në drejtim të integrimit europian të Shqipërisë.

Nuk mund të mos ndalem tek shqetësimi i shprehur nga kreu i diplomacisë amerikane, Kerry, në konferencën e Sigurisë në Mynih, për atë që e theksoi si një trend të “kapjes” së institucioneve, blerjes së pushtetit dhe të vënies së mediave nën kontroll, përmes mjeteve financiare. Është një alarm që qeveria amerikane ka ngritur tashmë për Ballkanin në tërësi por ku pa dyshim, Shqipëria dhe realiteti shqiptar janë pjesë e këtij shqetësimi. Këtë shqetësim opozita e ka ngritur dhe po e ngre me forcë prej kohësh, që ka të bëjë me shitblerjen e votës, ka të bëjë me tjetërsimin e institucioneve në kundërshtim me ligjin, ka të bëjë me presionet ndaj gjyqësorit dhe ndaj institucioneve të pavarura.

Të gjitha këto, pa dyshim nuk janë hapa që ndihmojnë kursin europian të Shqipërisë, nuk janë hapa që ndihmojnë integrimin dhe standardet që duhet të arrijë Shqipëria për integrimin, sikundër janë shkaku i vërtetë, përtej shfajësimeve dhe alibive për skepticizmin në rritje i cili mund të luftohet vetëm nëse mazhoranca që është edhe përgjegjësja kryesore për situatën ka vullnet të vërtetë për të bashkëpunuar me opozitën. Ne e kemi bërë të qartë jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, përkushtimin pa kushte për integrimin europian të vendit” – deklaroi kryetari i PD, Lulzim Basha.

Pyetjes se mazhoranca duket se është e vendosur për riformatimin e SHISH dhe a ka një qëndrim opozita mbi këtë qëndrim, Basha iu përgjigj se Partia Demokratike do të vazhdojë të mbajë të njëjtim qëndrim në mbrojtje të institucioneve të pavarura.

“Në raport me çdo institucion të pavarur, kjo mazhorancë po fakton brenda një kohe shumë të shkurtër që nuk njeh konceptet bazë të funksionimit të shtetit ligjor, respektimit të institucioneve të pavarura dhe në çdo hap kur mazhoranca i kundërvihet kushtetutës, ligjit, institucioneve të pavarura, do të ketë përballë një opozitë të vendosur për të bërë pikërisht atë që dëgjuat edhe dje nga funksionarët e lartë amerikanë, rolin e saj në mbrojtje të institucioneve të pavarura, në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të ligjit” – deklaroi z. Basha. Deklarata e kreut të PD-së u bë gjatë përurimit të një shkolle në kryeqytet.

 

 

 

Jonathan Moore: Qeveria të bashkëpunojë me opozitën

Dy ditë më parë zyrtar i lartë i për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, kërkoi bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës për të përmbushur reformat e domosdoshme në kuadër të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Në një diskutim për Ballkanin në Uashington, Moore theksoi se ishte shumë e rëndësishme që rotacioni politik në Shqipëri u bë në një mënyrë të rregullt dhe tha se qeveria aktuale, ashtu si edhe ajo e kaluara, janë të angazhuara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zyrtari i lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit theksoi se qeveria e sotme, kur ishte në opozitë, jo gjithmonë i ka mbështetur hapat që duheshin marrë nga parlamenti. “Opozita e sotme ka premtuar se do t’i mbështesë hapat e nevojshme në parlament. Kjo duhet të vazhdojë. Qeveria duhet të gjejë një mënyrë të bashkëpunojë me opozitën, të forcojë mesazhin, që të mos shihet si një parti ose koalicion kundër

 

“Shqipëria 1 euro”, Berisha: Rama, kopjac që nuk i beson njeri!

Ish-kryeministri Berisha reagoi dje për nismë “Shqipëria 1 euro”, duke sulmura kreun e qeverisë për deklaratat e bëra dy ditë më parë gjatë vizitës në Itali, Milano. Berisha tha se kur ai e ka propozuar këtë nismë në kohën e qeverisjës së djathtë, Rama gjatë kohës që ka qenë në opozitë e ka kundërshtuar ashpër, duke e quajtur antikombëtare dhe për këtë ka theksuar se do ta anulojë. Ndryshe nga vendimi që ishte marrë në kohën e qeverisjes së PD-së, Berisha tha se tashmë Rama ia propozoi investitorëve italianë nismën “Shqipëria 1 euro” pa limite kohore.

“Piktori deshtak dhe analfabet në ekonomi siç dihet sulmoi egër pas shpalljes se saj për disa vite me radhë nismën tonë “Shqipëria 1 Euro”. Ai dhe zëdhënësit e tij e etiketuan atë si nisma më korruptive dhe u zotuan në mënyrë të përsëritur dhe solemne se sapo të vijnë në pushtet do të çojnë për ndjekje penale autorin e saj për faljen e Shqipërisë, do anullojne ligjin e kësaj nisme antikombëtare dhe do të anullojnë të gjitha kontratat e firmosura me kompanitë që kanë përfituar nga kjo nismë, e cila sipas tyre nuk egziston kund në botë. Por dje (pardje) në Milano, i pyetur nga një investitor italian se çfarë lehtesirash iu ofroni ju bizneseve italianë tani që keni hequr taksën e sheshtë, Rama surprizoi zëdhënsat e tij për ekonominë dhe energjitikën kur ju përgjigj atij se ai ofronte nismën “1 Euro”, por kësaj here jo më për 99 vjet por për jetë të jetëve. Dhe pasi kishte harruar se çfarë kishte thënë për të, psherëtiu i lehtësuar dhe mërmëriti me vete – Ja kalova!!

Por direkt nga salla nje i pranishem me shkruan ne mesazhin e tij se “Piktori po na thotë se ç’më duhet mua së çfare them unë”, dhe ky është një refren bajat i përditshëm i tij. Por, në rastin konkret, ai harron se kopjes nuk i beson njeri!! Sb”,- ka shkruar një ditë më parë në rrjetin social, “Facebook”, – ish-kryeministri Sali Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency