Misteri i rrathëve të grurit

0
201

rrathe ne grureRrathët në grurë është temë e re mbi një fenomen të pranishëm sot në realitetin tonë, por tërësisht të pakuptueshëm dhe të pashpjegueshëm. Është fjala për Rrathët në Grurë ose Crop Circle. Ka qenë viti 1972, kur dy dëshmitarë, Arthur Shuttleëood dhe Bryce Bond, të ulur në njërën nga anët e kodrës Star Hill, në Ëarminster, Angli, prisnin për të parë një objekt fluturues të paidentifikuar. Por, ata u bënë dëshmitarë se nën dritën e hënës, 100 këmbë më larg nga aty ku po rrinin, panë formën e diçkaje që filloi të ravijëzohej në fushë dhe një hapësirë e madhe në formë rrethore me bimësi u rrafshua brenda 20 sekondave. Nga këtu u bë popullor termi Crop Circle dhe si fenomen u shpërnda në gjithë botën. Ndonëse, kjo nuk ishte hera e parë që ishte vëzhguar një fenomen i tillë, ky rast shënon, si të thuash, fillimin e popullaritetit të fenomenit në shkallë botërore. 

Natyrisht, logjika të shtyn të mendosh që ky fenomen është shumë i vjetër, por mundësia për ta konstatuar është e vështirë, për shkak të dimensioneve të rrathëve dhe grafikave që përbëhet. Nga kronikat e vjetra, është një rast i regjistruar në vitin 1647, në Angli, ku fenomeni u vëzhgua vetëm rastësisht, nga një lartësi e një kodre.

Shfaqja

Mënyra e shfaqjes së tyre dhe larmia është e pafund. Po ashtu, edhe shpërndarja gjeografike është e madhe. Në gjithë botën ka raporte dhe foto të këtyre rrathëve (shpesh forma nuk është fare ajo e një rrethi), por, në vend të parë, është Anglia dhe, sidomos, një zonë e caktuar, që quhet Ëiltshire, e cila është shumë e njohur sot në botë për shkak të këtij fenomeni. Ëiltshire është një nga vendet antike të Druideve dhe, po ashtu, është shumë popullor, pasi në gjirin e tij ka dhe të famshmin Stonehenge (ndërtim i çuditshëm me kolona gurësh, që i kalon disa qindra tonelata peshë). Ëiltshire, që ndodhet në jug të Anglisë, mbulon një zonë prej 4300 km dhe përfshin Kennet, Ëest Ëilts, North Ëilts, Salisbury dhe South Ëilts dhe The Borough of Sëindon.  Por, le të kthehemi te Crop Circle, përsëri. Ato bëhen, kryesisht, në fusha me grurë, misër, tërshërë, sojë, bar të lartë etj. Në përgjithësi, ato paraqesin koncepte gjeometrike të realizuara mirë dhe që presin të deshifrohen nga shkencëtarët e planetit, që më kot hartojnë teori pas teorie, duke u përpjekur fillimisht të gjejnë burimin që i krijon. Teoritë rreth burimit dhe krijimit të tyre janë të shumta, si: Energjia planetare,Energji plazmore, rrethore, Jashtëtokësore, Energji nga brendia e tokës, bazuar në teorinë Gaia mbi Linjat Ley të Tokës, Shpirtra të natyrës, Vorbulla dhe fërkim që gjenerohet nga energjia plazmore, Të bërat nga vetë humanet (gjë që është vërtetuar për disa prej tyre), Rrathë të krijuar nga një satelit në orbitën e Tokës. Krijimi i këtyre rrathëve në grurë, është shpesh i shoqëruar nga vëzhgime të dritave të pazakonta ose mjete fluturuese që ndriçojnë vendin, ku, një ditë më pas, gjendet rrethi. Shumica e rrathëve krijohet gjatë natës, nga ora 23.00 deri në orën 04.00 të mëngjesit, por ka pasur edhe formacione se janë shfaqur gjatë orëve të ditës.

Figurat
Janë bërë përpjekje, nga njerëz të ndryshëm, që të falsifikojnë krijimin e një rrethi në arën me grurë dhe disa prej tyre janë bërë përafërsisht të njëjtë. Por, sidoqoftë, ka gjithmonë elemente që nuk përputhen, dizajni është modest dhe i vogël. Tipari më kryesor është se, kur rrathët janë të bërë nga njeriu, ata paraqesin një prerje vertikale të kallinjve, të cilët, pas pak kohësh, vazhdojnë e rriten normalisht, në mënyrë vertikale. Kur fenomeni nuk është i krijuar nga njeriu (99 për qind e rasteve), kallinjtë, çuditërisht, nuk janë aspak të prerë, por të përkulur horizontalisht dhe vazhdojnë të rriten në atë mënyrë. Po ashtu, në zonën ku paraqitet fenomeni, ka një prani radioaktiviteti të ulët dhe kjo zonë është e pandjeshme nga ndryshimet atmosferike, që do të thotë se në rast të borës apo ngricave, zona mbetet e pastër dhe nuk ndikohet aspak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency