Ministrja Kumbaro heq portretet e Ramiz Alisë, Dades, Bumçit…

0
133

Violeta Murati

 

 

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro heq portretet e ministrave ndër vite, duke “refuzuar” idetë e së djathtës për t’u njohur edhe me anët e errëta të historisë. Ndërsa konteksti politik i vendosjes së protreteve në verën e vitit që shkoi hasi në rebelimin e ish të përndjekurve kur ishte kujtesa e varjes së poetit Havzi Nela, ekzekutim i firmosur nga Ramiz Alia

 

10 gusht ramiz aliaNë datën që kujtonte 25 vjet nga varja në litar e poetit Havzi Nela, më 10 gusht 2013, ish të përndjekurit politik u revoltuan kur panë në muret e ministrisë së kulturës portretin e Ramiz Alisë, si firmosës i ekzekutimit më 1989.

Bashkëshortja e poetit, Lavdia me portretin e Havzi Nelës do drejtohej se “nuk mund t’i shoh këtu në Ministri të Kulturës të varur në mur ato portrete përballë fotos së Havzi Nelës, të kem një kazëm e t’ju bie ekzekutuesve të bashkëshortit tim”.

Një historik ministrash të Kulturës, sa hyn në sallën “Tefta Tashko Koço”, në të majtë, i ka acaruar të përndjekurit duke kthyer kokën njëherësh. Në mur midis ministrave të fundit, atyre të demokracisë kanë qenë vendosur portretet e Bedri Spahiut po ashtu dhe Ramiz Alisë, me nënshkrimin ministër i Arsimit dhe i Kulturës!

Me ndërrimin e pushtetit nga e djathta në të majtë, dhe pas disa javësh ministre, Mirela Kumbaro ka bërë gjestin e parë politik, por pa rënë në sy prej mediave.

Ka lyer e pastruar Ministrinë, dhe mënjëherë ka hequr dhe portretet e ish ministrave, pa dallim dhe ato të kolegëve të saj pas viteve ’90-të. Në murin bosh, këto ditë është vendosur një konsolo dhe mbi një tablo.

Në pak retro mund të thuhet se Zhiti ishte nga të parët ministër që mbajti një seri përkujtimoresh për kësi ngjarjesh. Por në ironi dita përkujtimore u shndërrua në një reaksion për të përndjekurit.

Ishte Agim Musta, që në fjalën e tij, do ta drejtohej për nga faqja përballë e murit nga po mbaheshin fjalimet përkujtimore, gati melodramatike të të gjithëve se nderi i tyre, i të përndjekurve nuk është çuar në vend! “Kur pashë portretin e ish-prokurorit që ka lyer duart me gjak, Bedri Spahisë, pasuesin e diktatorit Ramiz Alisë etj., u revoltova”, – tha Musta, duke çuar zërin, dhënë ton më të fortë, prej të pamposhturve, si racë e fundit e kësaj qëndrese. Ndërsa bashkëshortja e Havzi Nelës do vazhdonte: “Asgjë nuk është bërë ende për të përndjekurit. Më mungon liria, ndërsa plaga është e hapur. Ramiz Alia i varur sërish aty në portret vdiq i pandëshkuar”.

Protesta dhe rebelimi i të përndjekurve është shoqëruar me zhurmë e gati përplasje karrigesh nga vendi, duke mos u përmbajtur, me zë të lartë, por jo aq sa të prishnin “ngjarjen”.

Pas takimit të gjithë rendën të shikonin edhe një herë radhën e fotove, sikur të mos besonin se çfarë po shihnin të ishte e vërtetë. Si ta merrnin hosana për ish-ministrin e Arsimit e Kulturës që firmosi ekzekutimin e poetëve apo si përballje me kohën dhe ironinë e çfarë po ndodh sot në ringjalljen dhe rehabilitimin e tyre?! Asnjë palë nuk ra dakord me këtë. Ndoshta do të ishin gati t’i pështynin, t’i thyenin e t’i binin me kazëm si në rastin e bashkëshortes së Havzi Nelës, si rasti më i pastër i kësaj ironie.

Sikur mos të ishte oratoria e ministrit të Kulturës Visar Zhitit, një ish-i përndjekur për vete, që e tejkaloi këtë situatë për pak të rrëshqitur nga historia, aty dhe gazetarët do mund të përfshiheshin pa frikë në revoltë. ”Kjo ditë sot është një akt, një qiri i ndezur në nderim të Havzi Nelës dhe të gjitha fotot vendosur aty hidhen poshtë përpara poetit”. Megjithëse kamerat, të rreshtuara fillimisht si duke pritur ndonjë ngjarjeje të madhe, as disa minuta u zhdukën të gjitha! Sigurisht si shumë të tjera që nuk lënë “gjurmë” dhe kjo çështja e fotos së Alisë mu në një rast të tillë përballjeje, midis viktimës dhe ekzekutorit – tashmë të ndarë nga jeta – po pa u ndëshkuar, pra do anashkalohej nga kamerat.

Kumbaro ka bërë një hap “të padukshëm” duke spastruar ministrinë nga ish ministrat, diktatorë e të kohës së demokracisë. Nëse Zhiti pati “justifikimin” për të ngulitur në memorie historinë e diktaturës, nuk besojmë se do bëjë të kundërtën Kumbaro?! Edhe pse hapi i saj politik, dukshëm, është qëndrim. Po  në cilin kah?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency