La Liga Barcelona zhgënjen, humbet përballë Valencias

0
147

Mesi me shokë nuk arritën që të merrnin një rezultat pozitiv

Skuadra e Valencias u tregua më këmbëngulëse për të shënuar dhe ia arriti qëllimit

 

Cesc+Fabregas+FC+Barcelona+v+Valencia+CF+La+AOCwcUSf-xplDuket se surprizat kanë filluar që të ndodhin edhe në ligën e parë spanjolle. Kjo, pasi edhe Barcelona duket se ka filluar të ketë disfatat e para. Pas barazimit të marrë javën e kaluar të kampionatit, skuadra katalanase zhytet edhe në një periudhë më të keqe, pasi humbet edhe përballë Valencias. Një ndeshje në dukje e lehtë për skuadrën e Martinos, por jo gjithçka ka shkuar ashtu siç duhet. Kjo, pasi Valencia është treguar mjaft e fortë dhe ka shfaqur shumë grintë, duke realizuar një fitore mjaft të madhe. Barcelona ka pësuar humbje prej 3-2 nga Valencia para tifozëve në “Kamp Nou”. Ndeshja do të niste mirë për skuadrën vendase, e cila do të ishte e para që do të vihej në kërkim të golit. Sançez me shokë do të tentonin të shënonin, por nuk do të ishte e thjeshtë. Por gjërat duket se u zgjidhën shpejt. Kjo, pasi për këtë mendoi kiliani Aleksis Sançez, i cili pas një aksioni të skuadrës do të ndiqte një top mjaft të vështirë duke e çuar drejt portës. Asisti i ardhur nga Mesi do të kthehej në gol nga Sançezi, që do të hapte rezultatin shumë shpejt, duke shënuar një gol mjaft të bukur. Ky gol nga një kënd “i pamundur” duket se zgjoi edhe skuadrën e Valencias, që u vu në kërkim të golit. Goli do ta arrinte do të habiste “Kamp Noun”, pasi do të shënohej para minutave të pjesës së parë. Një surprizë jo e këndshme që do të prishte edhe planet e Martinos për pjesën tjetër të lojës. Do të ishte Parejo ai që do të realizonte në minutën e 44-t. Surpriza e dytë do të vinte menjëherë sapo të fillonte pjesa e parë. Kjo, pasi duke parë edhe pak përgjumjen e ekipit të Barcelonës kundërsulmi ishte teknika më e mirë për ta mposhtur dhe kjo gjë u arrit të bëhej mjaft mirë nga lojtarët e Valencias. Do të ishte pjesa e dytë kur Pablo Piati realizoi edhe golin e dytë për “Los Che” në minutën e 48-të. Pika e kthimit do të vinte mjaft shpejt, pasi pas një ndërhyrjeje të parregullt të skuadrës së Valencias në zonë duke i dhënë shansin skuadrës së Tatas për të barazuar takimin. Në vazhdim u akordua penallti në favor të vendasve për prekje të topit me dorë, ndërsa argjentinasi Lionel Mesi ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 53-të për të barazuar rezultatin. Mirëpo gëzimi i tifozëve katalanas nuk zgjati shumë, pasi Pako Alkacer riktheu avantazhin e mysafirëve në minutën e 59-të. Në minutën e 78-të, “blaugranët” mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi Hordi Alba u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Kështu, pas kësaj humbjeje, Barcelona mbetet në krye të tabelës me pikë të barabarta me Atletiko Madridin dhe me një pikë më shumë se Real Madridi. Por, në rast se klubet kryeqytetase i fitojnë ndeshjet e tyre në këtë javë, atëherë do ta rrëzojnë nga kreu kampionin. Kështu, pas shumë javësh, duket se hegjemonia e katalanasve në krye të ligës do të mbarojë. Ekipi nuk është në formë të mirë dhe do t’i duhet shumë punë pasi në Ligën e Kampioneve do t’i duhet të përballet dhe me Mançester Sitin, që është në një formë mjaft të mirë.

 Barcelona më ofroi ryfshet për Nejmarin

Avokati i kompanisë “DIS”, e cila zotëronte 40% të kartonit të Nejmarit, ka denoncuar se drejtuesit e Barcelonës u kanë ofruar ryshfet prej 4 milionë eurosh që të mos denoncojnë transferimin dhe të heshtin për këtë çështje. “Barcelona më ofroi mua 4 milionë euro, që të mos bëjmë asnjë padi në gjykatë dhe të mos ankohemi për transferimin e Nejmarit. Ryshfeti m’u ofrua nga Andre Kuri, i cili erdhi në zyrën time. Vetë Sandro Rosel nuk mund të udhëtonte në Brazil, për shkak të problemeve ligjore që ka”, – tregon avokati Roberto Moreno. Në fakt, kompania “DIS” ka bërë një padi për transferimin, duke pretenduar më shumë para, duke qenë se ka marrë vetëm 6.8 milionë euro. “Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa 40% të transferimit të lojtarit. E dimë që ka qenë shumë i lartë, por pagesat janë dhënë në formë të dyshimtë në llogarinë e babait të Nejmarit. Kemi bërë padinë dhe kemi besim që do të fitojmë2, shtoi ai. Sa i përket dorëheqjes së Sandro Rosel, Moreno deklaroi: “Nëse ai nuk do të kishte asnjë problem në transferimin e futbollistit brazilian, atëherë pse e dha dorëheqjen?! E çuditshme”. Babai i Nejmarit pranoi publikisht se kishte përfituar plot 40 milionë euro nga Barcelona, si pagesë që ata të zgjidhnin katalanasit. Madje, 10 milionë euro i mori paradhënie që në vitin 2011, kur edhe u arrit marrëveshja, të cilën klubi i Santosit e cilëson si të parregullt.

 

 

Stoke kap rekord, fiton pas 30 vitesh ndaj Junajtidit

Mançester Junajtid vazhdon të mos ketë qëndrueshmëri në Premier League. Djajtë e Kuq janë mposhtur nga Stoke Siti me rezultat 2-1 në “Britannia Stadium”. Përkundër se mysafirët luajtën mirë në gjysmën e parë, kur skuadrat shkuan në pushim, rezultati ishte në favor të vendasve. Ata kaluan në epërsi me anë të Çarli Adam, topi i të cilit u devijua dhe përfundoi në rrjet në të 38. Në fillim të pjesës së dytë do të ishte Robin van Persi që barazoi rezultatin falë asistimit të Huan Matës. Mirëpo, aty ishte përsëri Çarli Adam për ta mposhtur De Gean për të dytën herë me një super gol në të 52-të. Kështu skuadra e Mojesit tregon dhe një herë se duhet të rritet shumë si skuadër. Ndërsa supertalenti shqiptar, Adnan Januzaj, qëndroi në stolin e rezervave në këtë sfidë.

 

 

Kasijas i trishtuar: Aragones, një njeri i madh

Kapiteni i kombëtares spanjolle, Iker Kasijas, ka nderuar ish-selektorin e Spanjës, Luis Aragones, i cili ka ndërruar jetë. Aragones i cili udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Euro 2008, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje në Madrid në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm. I shpejtë ka qenë nderimi i Kasijasit, i cili ka qenë katër vjet kapiten i ekipit që drejtoi Aragones. “Ai ka qenë një prej njerëzve më ndikues te unë. Futbolli duhet të jetë falënderues ndaj tij. Idetë e tij kanë sjellë suksesin tonë. Ai gjithmonë do të jetë në mendjet tona. Unë i kam borxh atij shumë. Ai ka ndikuar shumë që prej moshës 26-vjeçare. Kam pasur shumë dashuri për të dhe kjo ka qenë veti e përbashkët jona. Unë dua që të ngushëlloj sinqerisht familjen e tij. Ai gjithmonë do të ketë vend të veçantë në historinë tonë të futbollit. Është ditë pikëlluese për futbollin spanjoll”, – u shpreh San Iker.

 

 

Hernanes: Te Interi për t’u rikthyer të mëdhenj

Mesfushori i ri i Interit, Hernanes, është duke synuar rilindjen e Interit pas kalimit te ekipi zikaltër. Hernanes arriti në ditën e fundit të afatit kalimtar pas shumë tratativave nga klubi i tij i ri. Dhe njeriu që i kushtoi 20 milionë Interit dëshiron ta shpaguajë klubin për besimin e dhënë. “Jam shumë i lumtur të jem këtu, të jem pjesë e Interit. Unë pres një sfidë dhe jam i gatshëm. Ëndrra ime është që të bëj mirë, imazhi që kam për ekipin e Interit që fitoi gjithçka është ende në kokën time dhe shpresoj ta kthej ekipin në atë nivel”, – u shpreh Hernanes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency