Reagon opozita Berisha dhe Noka: Situata e kriminalitetit, alarmante

0
116

“Zhdukja e rrjetit të agjenteve të Policisë Kriminale të vendit, një akt tjetër antishtet i Edi Rames!

 

berishSituata e ditëve të fundit lidhur me ngjarjet kriminle në vend ka bërë sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, të cilët kanë kritikuar vendimet e krerëve të qeverisë në raport me Policinë e Shtetit.

Ish-kryeministri Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin për shkrirjen e rrjetit të agjentëve të Policisë Kriminale. Në një koment të bërë në rrjetin social “Facebook”, Berisha vlerësoi punën e agjentëve në terren, duke vënë theksin tek kontributi i tyre zbulimin e autorëve të ngjarjeve kriminale. “Me informatat e tyre të çmuara, duke rrezikuar jo pak veten dhe familjet e tyre, ata kanë bërë të mundur parandalimin e vazhdueshëm të akteve kriminale. Kontributi i tyre ka qenë shumë i çmuar dhe i pazëvendësueshëm në zbulimin e autoreve të qindra e qindra vrasjeve, grabitjeve, vjedhjeve, trafiqeve kriminale në vite. Ata vënë veten e tyre në rrezik, sakrifikojnë shumë për të shpëtuar jetën, pasurinë e qytetarëve të tjerë.

Në një akt të papërgjegjshëm Edi Rama pas urdhrit për shkrirjen e Policisë Kriminale, ka urdhëruar dhe shkrirjen rrjetit agjenturor që bashkëpunonte me oficerët e saj në mbarë vendin. Kështu, Shqipëria bëhet vendi i parë në botë pa rrjetin e vetë të agjenteve të Policisë Kriminale dhe i lënë kështu dorë të lirë krimit. Me këtë akt të mirëfilltë antishtet të Piktorit dështak shpjegohet inkurajimi i madh i revanshit të krimit në Shqipëri dhe rënia dramatike e fuqisë zbuluese të autoreve të veprave penale nga Policia këto muajt e fundit. Këto janë shokët e krimit!”, – ka shkruar një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Famur Noka, akuzoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin se më të dhënat e deklaruara prej tij, fshehin disa vrasje. Në një deklaratë për mediat që mbajti në selinë e PD-së, Noka tha se ministri i Brendshëm krekoset se vrasjet me ardhjen e tij në pushtet janë vetëm 34, ndërkohë që Shqipëria është nën terrorin e maskave dhe tritolit.

“Është skandaloze kuraja që ka ky zyrtar i lartë i vendit për të gënjyer. Nga shtatori e deri sot që flasim, janë 51 të vrarë. 51 viktima të krimit, që tregojnë jo vetëm pasigurinë në vend, por e nxjerrin ministrin një gënjeshtar të paskrupullt. Tahiri thotë se në janar, ka 11 të vrarë. Në fakt janë 17 të vrarë. Të dhënat e tregojnë këtë. Këto janë ngjarje të rënda dhe kur shoqërohen edhe më gënjeshtrat e ministrit të Brendshëm bëhen kambana alarmi, për rënien e autoritetit të policisë, uljen e zbulueshmërisë dhe rritjen e krimit nën këtë qeverisje”, – ka deklaruar deputeti i PD-së, Flamur Noka.

Në mbyllje të deklaratës së tij deputeti Noka theksoi se Partia Demokratike ka denoncuar në vijimësi fshehjen që ai u bën ngjarjeve të rënda të ditëve të fundit. Për këtë ai përmendi një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë, duke thënë se “në qytetin e Shkodrës, një grup i armatosur dhe i maskuar ka hyrë me forcë dhe ka marrë paratë që gjendeshin në zyrat qendrore të Postës. Ngjarja nuk është bërë e ditur nga policia”.

 

 

Çështja “Radika”, reagojnë ambientalistët: Projekti teknik i është dorëzuar qeverisë

 Çështja “Radika” vazhdon të shkaktojë reagime në vendin tonë edhe pse dy ditë më parë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u përgjigj në interpelancë pikërisht për devijimin e rrjedhës së tij lumi nga pala maqedonase. Ambientalisti Sazan Guri u shpreh se qeverisë shqiptare i është dorëzuar një projekt teknik për çështjen e devijimit të lumit Radika.

Sipas Gurit, jemi përballë faktit që ka projekte teknike për dy lumenjtë Vjosë dhe Radika nga Maqedonia dhe Greqia. Guri deklaroi se projekti teknik për devijimin e lumit Radika qeverisë shqiptare i është dorëzuar nga Menduh Thaçi. Ndërkohë, nga pala e qeverisë shqiptare ekzistenca e një plani për këtë çështje është mohuar. Zyrtarë të lartë të qeverisë kanë thënë se mes Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk ka një projekt për devijimin e ujërave të lumit Radika. Përpos këtyre qëndrimeve, zyrtarë vendorë të Komunës Dibër e Madhe në Maqedoni, kanë pohuar ekzistencën e një palani për devijimin e 2.5 metër kub ujë në sekondë nga lumi Radika në lumin Varda. Ata kënë deklaruar disa ditë më parë se mes tyre dhe palës maqedonase janë zhvilluar edhe dy takime në të cilat është prezantuar projekti për devijimin e ujërave. Sipas tyre, projekti ishte ende në fazën e hartimit dhe ia draft, është kundërshtuar si i dëmshëm për zonën dhe popullsinë vendase. Lidhur me këtë projekt kanë reaguar edhe përfaqësues të Bankës Botërore, të cilët në rolin e financuesit të atij projekti, kanë deklaruar tërheqjen deri në gjetjen e një konsensusi mes palëve.

 

 

 

Meta: Pse e toleroj “doktorin” në Kuvend, marrëveshja me Ramën për të ardhmen

Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht kreu i LSI-së Ilir Meta deklaroi dje se marrëveshje e bashkëpunimit mes forcës që ai drejton dhe Partisë Socialiste është për të ardhmen. I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” në tv Klan, Meta theksoi mes batutave me gazetarin Arian Çani se,: “Se kam sharë asnjëherë doktorin. Ndërkohë them se politika zhvillohet përmes marrëveshjeve dhe aot duhen respektuar e sepse duhet të shikosh për të ardhmen e të shikosh përpara. Kur merresh me të kaluarën, sigurisht që gjithmonë do të gjesh pikat e ndarjes”. Lidhur me pyetjen se përse kreu i kuvendit toleron ish-kryeministrin Berisha në parlament, Meta tha se,: “Berisha është një institucion. Doktori është një lider shpirtëror i të paktën opozitës. Pastaj kam edhe një periudhë bashkëpunimi katër vjeccare me të. Unë them më mirë tolerancë se sa arrogancë ndaj opozitës. Të gjithë e ndjejnë mungesën e tij( doktorit) kur nuk vjen në séance ( qesh…)”. Ndërkohë ai deklaroi se pavarësisht deklaratave të opozitës, qeveria ka një kryetar dhe një kryeministër, i cili sipas tij është Edi Rama.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency