Standard.al

Transferimet zyrtare të skuadrave në Serinë A

Skuadrat e vogla, ato që kanë bërë më shumë transferime. Skuadrat e mëdha, lëvizje të vogla, duke përjashtuar Milanin e Sedorfin. Juvja ndërkohë është përforcuar me Osvaldon, që e ka marrë për shifrën 20 milionë euro.

 

 

osvaldoMë 3 janar u hap zyrtarisht merkatoja e janarit, e cila mbyllet në orën 23:00 të 31 janarit 2014 dhe pas 1 shkurtit të gjithë futbollistët që u skadon kontrata në verë mund të firmosin me cilido klub dëshirojnë. Bien në sy që kampionati Italian dhe skuadrat kanë pasur një periudhë aktive për sa i përket merkatos. Skuadrat e mëdha nuk është se kanë pasur lëvizje, përjashto Milanin që ka bërë disa. Ndërsa skuadrat e vogla, si Atalanta apo Sasuolo, kanë pasur edhe afrime, por edhe largime lojtarësh. Ajo që bie në sy është se në këto lista nuk figurojnë lojtarë “top player” që janë në vlera të mëdha, por kryesisht futbollistë që janë të nivelit mesatar. Skuadrat nuk kanë dashur të bëjnë shpenzime të mëdha dhe prandaj mundohen që të mos kenë shumë kosto në këto transferime për t’i rezervuar edhe vend merkatos së verës. Ndërkohë, te Interi dhe te Juventusi janë edhe sytë, pasi po pritet se kush do të vijë apo do të largohet. Hernanes është emri më i përfolur, ndërkohë që me ardhjen e tij te zikaltrit e Tohirit mund t’i thonë mirupafshim Guarinit që mund të zgjedhë të shkojë te “Zonja e vjetër”.

 

 

Atalanta

Te skuadra e Atalantës ka pasur lëvizje dhe është një ndër skuadrat që është treguar e lëvizshme. Ka larguar disa lojtarë, ku bien në dy lojtarë që kanë shkuar drejt Çezenës, ndërkohë që Ardemanji është larguar në serinë B te Karpi, ndërsa Kanini ka kaluar te rivalët e Kievos. Ndërkohë që ekipi ka bërë dy afrime cilësore duke marrë nga Parma Benaluanen dhe Estigarribaian. Lëvizje këto që pritet t’i mbushin hapësirat ekipit.

Afrime: Benaluane (Parma), Estigarribia (Kievo).

Largime: Galjardini (Çezena), Marilungo (Çesena), Ardemagni (Karpi), Kanini (Kievo)

 

 

Bolonja

Ndërsa Bolonja nuk ka rrezikuar dhe as nuk ka lëshuar lehtë lojtarë. Skuadra është treguar mjaft dorështrënguar, ndryshe nga çka ndodhur në sezone të tilla. Skuadra bolonjeze nuk ka afruar pranë skuadrës asnjë element të ri, ndërsa ka larguar dy lojtarë drejt ekipit të Astras dhe Nacionalit. Lojtarë që nuk ishin të formacionit kryesor dhe as nuk i rëndojnë ekipit.

Afrime: 0

Largime: Alibec (Astra), Gimenez (Nacional).

 

 

Kaljari

Skuadra e Kaljarit ndërkohë është munduar që të bëj disa përforcime në ekip dhe ka larguar disa lojtarë të cilët janë përfaqësuar mirë dhe janë arritur që të dallohen. Për të mbuluar këto boshllëqe skuadra ka marrë Adrianin nga Flamengo dhe Tabanelin nga skuadra e Çezenës. Ndërsa nga Fiorentina Veçinon. Ndërsa është larguar drejt Sasuolos Ariaud. Gjithashtu talenti belg Naingolan u mor nga Roma dhe po bën paraqitje shumë të mira. Ndërsa Adan ka shkuar drejt spanjollëve të Betisit.

Afrime: Adrian (Flamengo), Tabaneli (Çezena), Veçino (Fiorentina).

Largime: Ariaudo (Sasuolo), Naingolan (Roma), Rui Sampajo, Adan (Betis)

 

 

Katania

Duke parë edhe pozicionin në tabelë, Katania ka pasur nevojë që të bëjë disa përforcime në ekip. Ndërkohë, Taktisidis është larguar në drejtim të Torinos. Ndërsa Maksi Lopez ka shkuar te rivalët e Sampdorias, kurse për të ngritur nivelin e skuadrës ka ardhur Lodi nga Xhenoa dhe nga Portugalia Rinaudo.

Afrime: Lodi (Xhenoa), Rinaudo (Sporting Lisbona).

Largime: Taktsidis (Torino), Maksi Lopez (Sampdoria)

 

 

Kievo

Edhe Kievo këtë sezon nuk gjendet mirë në tabelë. Është shumë afër fundit dhe i duhet që ta marrë vetën shumë shpejt. Për këtë ka afruar nga Siena Rubin dhe Kanini nga Atalanta dhe nga Argjentina ka ardhur Parades. Si largime që do të rëndojnë mbi skuadrën vihen re Pamiç që shkon te Siena dhe Estigarrbia që u transferua te Atalanta.

Afrime: Rubin (Siena), Kanini (Atalanta), Paredes (Boka Xhuniors).

Largime: Improta (Padova), Pamiç (Siena), Pap (stra), De Paula (Lumexane), Estigarribia (Atalanta)

 

 

Fiorentina

Vjollcët e Fiorentinës, ndërkohë kanë filluar që në verë të përmirësojnë skuadrën e tyre. Përforcime që e kanë çuar ekipin në një nivel tjetër. Edhe në janar ekipi është munduar që të bëjë disa afrime. Bien në sy ardhja e Matrit nga Milani dhe ajo e Andersoni nga Junajtid që janë dy lojtar shumë të mirë dhe që do e ndihmojnë shumë ekipin. Ndërsa Alonso u transferua në Angli te Sanderlend ndërsa Veçino në drejtim të Kaljarit.

 

Afrime: Matri (Milan), Rosati (Sassuolo), Anderson (Manchester United).

Largime: Marcos Alonso (Sunderland), Munua, Vecino (Cagliari).

 

 

Xhenoa

Xhenoa është ekipi që gjithmonë njihet për lëvizjet e saj të zgjuara në merkato. Edhe kësaj radhe xhenovezët janë treguar efikas dhe kanë arritur të sigurojnë disa lojtar të mirë. Spikat De Shelje nga Juventus që i shtohet repartit difensiv, ndërkohë që nga Roma është Burdizo që po mendon të mbyllë dhe ciklin e karrierës. Edhe largimet kanë qenë të shumta ku vihet re Manfredini dhe Biondini drejt Sasuolo ndërsa Tozser që ka shkuar në drejtim të Uatford.

 

Afrime: Kabral (Sanderlend), De Shelje (Juventus), Mota (Juventus), Burdizo (Roma).

Largime: Lodi (Katania), Ze Eduardo (Koritiba), Manfredini (Sasuolo), Biondini (Sasuolo), Sampirisi (Olhanense), Santana (Olhanense), Tozser (Uatford).

 

 

Inter

Skuadra e Inter edhe pse tashmë ka në krye manjatin tajlandez Tohir nuk ka bërë shumë lëvizje në këtë janar. Kjo, pasi ekipi, sipas Maxarrit, ka vetëm nevojë për pak përmirësime. Nga Livorno është afruar Bota ndërsa D’Ambrozio është dhe blerja e fundit nga Torinoja, ndërsa largimi i vetëm është ai i Perierës që ka shkuar në drejtim të San Paolos.

 

Afrime: Bota (Livorno), D’Ambrozio (Torino).

Largime: Pereira (San Paolo).

 

 

Juventus

“Zonja e vjetër” ka kaluar një periudhë tranzicioni për sa u përket lojtarëve dhe duket se ka akoma problem. Kjo, sepse sipas analistëve, ekipi torinez është i tejmbushur me lojtarë që nuk i duhen Kontes. Kështu që, tekniku italian ka bërë vetëm largime dhe nuk ka dashur që t’i shtojë asnjë lojtar shtesë armatës së tij. Mota është larguar bashkë me De Sheljen në drejtim të Xhenoas. Duhet pritur për të parë së ç’mund të bëhet me lëvizjen e Guarinit, por që duket e pamundur për momentin.

 

Afrime: Osvaldo (Sanderlend)

Largime: De Shelje (Xhenoa), Mota (Xhenoa).

 

 

Lacio

Skuadra e Lacios ka pothuajse të njëjtin profil me atë të Juventusit. Ekipi i shqiponjës nuk ka arritur që të gjejë lojtar të dobishëm kështu që është mjaftuar me Postigën nga Valencia si përforcim ët vetëm. Ndërsa nga skuadra nuk është larguar asnjë lojtar. Duhet parë se ç’do të ndodhe me Hernanesin, por që vështirë duket se mund të ndodhë diçka.

 

Afrime: Postiga (Valencia)

Largime: 0

 

 

 

Livorno

Skuadra e Livornos në këto momente gjendet një hap para humnerës. Skuadra gjendet në pozicionin e parafundit. Kështu, ekipi ka bërë dy përforcime për pjesën tjetër të sezonit. Ka arritur të marrë Mesbah nga Parma dhe Kastelinin nga Sampdoria, ndërkohë që janë larguar disa lojtarë, ku bie në sy largimi i Botës në drejtim të Interit.

 

Afrime: Kastelini (Sampdoria), Mesbah (Parma).

Largime: Bota (Inter), Dekarli (Avelino), Skiatarela (Specia), Belingeri (Çezena), Lambrugi (Novara).

 

 

Milani

Milani i madh, por me shumë probleme. Kuqezinjtë janë ekipi që kanë pasur vetëm disfata dhe kjo pjesë e dytë mendohet si operacioni i shpëtimit për milanistët. Me Alegrin e larguar dhe Sedorfin e ardhur gjithçka duket se ndryshon te skuadra milaniste. Kështu, Balotelit me shokë i janë afruar për pjesën e dytë të sezonit disa lojtarë. Rami është një afrim mjaft cilësor nga Valencia. Ndërsa ylli i ri i skuadrës që është dhe transferimi i kësaj merkatoje është Honda që erdhi nga CSKA. Një blerje mjaft cilësore ne mesfushë që do ta ndihmoj shumë ekipin. Edhe Afrimi i Esienit dhe Tarabtit nga kampionati anglez duket se janë goditje mjaft të mira që i janë shtuar listës së lojtarëve. Ndërsa skuadra ka pasur edhe largime që duket se nuk kanë bërë aq sa duhet në skuadër. Kështu që Matri që erdhi nga Juventusi nuk e pati të gjatë dhe u largua në drejtim të Fiorentinës. Ndërsa Noçerino u largua për te Uest Hem. I njëjti fat duket se është edhe për Niang që është larguar drejt Montpeljesë.

Afrime: Rami (Valencia), Honda (CSKA e Moskës), Petanja ( Sampdoria), Esien (Çelsi), Tarabt (Fulham).

Largime: Niang (Montpelje), Matri (Fiorentina), Vergara (Parma), Noçerino (Uest Hem).

 

 

 

 

Napoli

Të kaltrit e Napolit bënë shumë punë në merkaton e verës dhe nuk kanë qenë shumë aktivë në këtë merkato dimri. Horginjo nga skuadra e Veronës dhe Ghulam dhe St. Etien janë dy afrimet më të reja që pritet t’i japin freski skuadrës. Ndërsa Benitezi nuk ka larguar asnjë nga skuadra, duke vazhduar me projektin që ka.

 

Afrime: Horginjo (Verona), Ghulam (St. Etien).

Largime: 0

 

 

Parma

Afrime: Rosini (Sasuolo), Skelotto (Sasuolo), Vergara (Milan).

Largime: Benaluan (Atalanta), Valdes (Kolo Kolo), Mendes (Sasuolo), Sansone (Sasuolo), Rosi (Sasuolo), Mesbah (Livorno).

 

 

 

Roma

Një Romë e madhe duket në këta muaj të parë të Serisë A. Skuadra kryeqytetase është dhe ekipi i vetëm që po arrin të rivalizojë Juven më së miri. Ekipi edhe në këtë merkato dimri ka bërë dy blerje dhe ka kryer disa largime. Shumë blerje e mirë ka rezultuar Naingolan që është kthyer në një ndër lojtarët kyç për Garsian, ndërsa edhe blerja e brazilianit Bastos është një blerje që e bën të frikshëm ekipin. Largimet duket se janë të dhurua dhe Garsia ka larguar lojtarë të cilët nuk është se ndihmojnë Romën në këto moment si Borielo apo Burdizo.

Afrime: Naingolan (Kaljari), Bastos (Al Ain).

Largime: Bredli (Toronto), Burdizo (Xhenoa), Kaprari (Peskara), Borielo (Uest Hem).

 

 

 

Sampdoria

Afrime: Maksi Lopez (Katania)

Largime: Mareska (Palermo), Petanja (Milan), Poulsen (AZ Alkmar), Eramo (Empoli), Gentsoglu (Speca), Barila ( Rexhina), Gavaxi (Ternana), Kastelini (Livorno).

 

 

 

Sassuolo

Afrime: Ariaudo (Kaljari), Manfredini (Xhenoa), Mendes (Parma), Sansone (Parma), Rosi (Parma), Biondini (Xhenoa), Sanabria (Barcelona).

Largime: Laribi (Latina), Gomes (Delta Porto Tole), Rozati (Fiorentina), Skeloto (Parma), Rosini (Parma), Valeri (Ternana), Marzorati (Modena).

 

 

Torino

Afrime: Taktsidis (Katania)

Largime: Belomo (Specia), D’Ambrozio (Inter).

 

 

Udinese

Afrime: Vutov (Levski i Sofjes), Jebda (Granada).

Largime: Merkel (Uatford), Ranegie (Uatford).

 

 

Verona

Afrime: Samb

Largime: Bianketti (Specia), Horginjo (Napoli).

 

 

 

 

 

Comments are closed.