Standard.al

Melisa Sata shtatzënë, Boateng përqendrohet te familja

melissaMelisa Sata me forma të rrumbullakosura në kopertinën e revistës “Oggi”. Show girl-i ka treguar për të përjavshmen italiane planet e saj për të ardhmen. “Ndihem shumë mirë, vetëm duhet të mësohem me dekoltenë time, e cila ka ndryshuar nga 3 në 4 dhe me thënë të drejtën është pak i rëndë. Për momentin përqendrimin tonë e kemi tek fëmija që do të lindë ndërsa martesa vitin tjetër në Sardenja”, – është shprehur 28-vjeçarja. Melisa dhe futbollisti nga Gana, Kevin-Princ Boateng janë në pritje të fëmijës së tyre të pare

 

 

Pyjol dhe Vanesa dalin nga spitali me Manulean në krahë

Vanesa Lorenco dhe Karles Pujol kanë lënë spitalin me Manuelën e vogël në krah: “Ne jemi të kënaqur me këtë fazë të re”, – u shpreh çifti teksa linte spitalin, me vajzën në krah që erdhi në jetë pas një operacioni çezarian dhe që peshonte 2,9 kg. Gjashtë ditë pas lindjes së saj, më 24 janar në Barcelonë, Manuela doli në publik së bashku me prindërit e saj. Në ndeshjen e djeshme kundër Levantes Karley Pujol ia dedikoi golin partneres dhe vajzës së tij duke bërë shkronjën “V” me duar.

 

 

El Sharaui i jep fund lidhjes me Esterin

Fund i hidhur për Stefan el Sharauin dhe Ester Xhordanon. Pas një lidhjeje një-vjeçare historia e tyre ka mbaruar. Ai që ka kërkuar të ndahen duket se ka qenë sulmuesi i Milanit, i shtyrë nga nëna e tij, e cila kërkon prej futbollistit të jetë më i përqendruar në profesionin e tij. Esteri po e përjeton keq ndarjen dhe ka kërkuar të qetësojë veten me disa pushime ne plazh në shoqërinë e nënës së saj.

 

 

Hernanes me lot në sy, Interi afër

Hernanes-Inter, episod i ri. Fantazisti i Lacios ka lënë qendrën sportive të Formelos, pasi më parë takoi drejtuesit e klubit. Braziliani ka dalë mes lotëve duke emocionuar të gjithë të pranishmit. Një provë shumë e fortë që Hernanes nuk do të vazhdojë të qëndrojë më në kryeqytet. Në Romë ka qenë vetë presidenti i Interit, Erik Tohir, i cili është takuar me homologun e tij lacial Klaudio Lotito për të gjetur akordin ekonomik mbi transferimin e brazilianit nën urdhrat e Valter Maxarrit.

 

 

Të gjithë tek “Nando’s”, tifozët mbrojnë Januzajn

Të shkojmë të gjithë tek “Nando’s”. Ky kor është dëgjuar disa herë në “Old Trafford” nga tifozët e Mançester Junajtid, gjatë ndeshjes me Kardif Sitin (2-0), kur Adnan Januzaj është futur në fushë në pjesën e dytë. Njëfarë mesazhi për mediat dhe në mbrojtje të lojtarit shqiptar, që është demaskuar si “koprrac” dhe “çun mami” nga ana e studentes që disa ditë më parë rrëfeu për “The Sun” se si kishte qenë takimi i parë me yllin e Mançesterit me origjinë nga Istogu i Kosovës, që jo vetëm nuk kishte qenë kavalier, por gjithashtu e kishte çuar në një fast food dhe, madje, kishte qëndruar në një hotel me “3 yje”.

 

Comments are closed.