Standard.al

Konventa e të zgjedhurve vendorë Reforma territoriale, Basha: Tur konsultimesh me qytetarët, vendimet abuzive, në Kushtetuese

Florenc Drizari

 

“Së shpejti do të nisim tur të tërë konsultimi me këshilltarë të majtë e të djathtë, me qytetarët për të vendosur mbi çdo ndarje dhe bashkimi territorial mbi territorin e kësaj Republike”

 

basKryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë për keqqeverisje e paaftësi në menaxhimin e situatës së rendit e sigurisë në vend. Në një takim me përfaqësues vendorë në vend, Basha bëri përgjegjës krerët e mazhorancës Rama-Meta. Duke u ndalur tek reforma administrativo-territoriale dhe kompetencat e njësive vendore, kreu i PD-së tha se kjo reformë është elektorale dhe qeveria nuk mund të hedhë asnjë hap para pa u konsultuar me opozitën. Duke theksuar konsensusin si një domosdoshmëri për miratimin e kësaj reforme, Batha deklaroi nisjen e konsultimeve me çdo nivel vendor e qytetarë për reformën territoriale. Kreu i PD-së theksoi se mazhoranca me reformën territoriale po i vë shkelmin marrjes se statusit.

Lulzim Basha

“Reforma territoriale që është reformë elektorale, është dhe reformë qendrore nuk mund të hedh asnjë hap përpara pa rivendosur konsensusin e plotë në çdo hallkë të vendimmarrjes midis mazhorancës dhe opozitës. Kjo është një vlerë tashmë e ndërtuar dhe shërbimi nga e cila do të përbëjë dhe shkelmin e fundit që i jepet një standardi më i fundit që është vendimi për statusin e vendit kandidat. Sot nga pikëpamja e bashkisë më të madhe në vend, dhe vendorëve dua t’u përcjell atyre një mesazh tjetër qeverisë Rama-Meta. Transparenca, gjithëpërfshirja dhe llogaridhënia është kusht i domosdoshëm për të ecur para me këtë reformë. Asnjë reformë nuk mund të dhe nuk mund të tjetërsohet përmes një reforme ilegjitime pa dëgjuar zërin e qytetarëve dhe qytetareve të saj, për këtë së shpejti do të nisim tur të tërë konsultimi me këshilltarë të majtë e të djathtë me qytetarët që kanë dhe do kenë të drejtë sovrane për të vendosur mbi çdo ndarje dhe bashkimi territorial mbi territorin e kësaj Republike”.

Situata e rendit në vend

Nuk ka ditë që mos të marrim lajme të kobshme sa i përket rendit e sigurisë sa i përket krimit spontan dhe të organizuar që po godet haptas në qendër të qyteteve hapur biznesmenë, zyrtarë madje dhe komisariate madje dhe me precedencë të shtuar po godet aty ku nuk mban më zemra e asnjë qytetari në oborret e shkollave të fëmijëve tanë. Kështu e cilësoi situatën e rendit publik kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa tha se kjo gjendje është para së gjithash, produkt i kapitullimit të policisë përballë krimit, jo si përgjegjësi e atyre qindra e mijërave të policisë së shtetit që e kanë provuar me vepra se çfarë janë në gjendje të bëjnë. “Rikthimi në Policinë e Shtetit nga ish qeveritarë socialistë të dyshuar për krimin të narkotrafikut, janë disa nga shkaqet e zhbërjes së eficencës së efektivitetit të punës së policisë që sot ndodhen para një presioni të madh politik. Përballë këtij vakumi krijohet një vakum i pritshëm që mbushet nga krimi”, – tha Basha. Në emër të të zgjedhurve vendorë, Basha kërkoi nga zyrtarët e policisë së shtetit të mos i nënshtrohen presioneve politike por të punojnë për ruajtjen e rendit publik për qytetarët. “Në emër të të zgjedhurve dua të bëj një apel ndaj zyrtarëve të policisë së shtetit. Dua t`ju them që në punën e tyre ka vështirësi për shkak të një presioni të paprecedentë politik dhe në detyrën e tyre në mes të kësaj katrahure nuk janë vetëm. Se ne pushteti vendor vendosim interesin e qytetarëve tanë dhe do të vazhdojmë ti japim gjithë mbështetjen tonë. Ne e dimë që s`ka asgjë më të çmuar sesa paqja sociale, ndaj mos u trembni dhe mos u tërhiqni, zbatoni ligjin. Viroza politike që ka kapur shtetin nuk është e përhershme por mund të bëhet shumë shpejt e djeshme. Mos u nënshtroni presionit politik. Bashkëpunoni me të zgjedhurit vendor, bashkëpunoni me qytetarët”, – deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë konferencës me të zgjedhurit e pushtetit vendor.

 

 

 

Kryetari i Shoqatës së Bashkive
Basha: KKT bllokon planet e zhvillimit në komuna e bashki

 Kryetari i Shoqatës së Bashkive, Lulzim Basha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama për përqendrim të pushtetit vetëm më zyrat e ekzekutivit shqiptar. Kjo mënyrë qeverisjeje, sipas Bashës, dëmton institucionet e tjera dhe njësitë e të zgjedhurve vendorë. Basha tha se vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit “në mënyrë antikushtetuese bllokojnë planet e zhvillimit në komunat e bashkitë e vendit, komunat e bashkitë e kurorës së Tiranës, të zonës bregdetare, të aksit Tiranë-Durrës, akset kombëtare e pastaj një sërë bashkish të tjera, të majta e të djathta sot gjenden në këtë ngërç të provokuar tërësisht nga papërgjegjshmëria dhe antikushtetutshmëria, si mentalitet dhe si kulturë veprimi e ish-kryebashkiakut të Tiranës”. Gjatë konventës së të zgjedhurve vendor që u mbajt një ditë më parë në Tiranë, Basha theksoi se sindroma e vitit “zero” i dikton pushtetit bllokimin e kredive për të pastrehët, për një ndër shtresat më në nevojë. Përmes këtij bllokimi, pengohen edhe shumë interesa të tjera, duke përfshirë këtu edhe interesa zhvillimorë të kreditimit, siç është industria e ndërtimit.

 

 

 

 

 

 

“Rilindja”

Gerti Bogdani: Mashtrim i zbukuruar, Rama ngel në klasë pa mbaruar vitin!

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, kritikoi vendimet e fundit që qeverisë, sidomos ato të marra në fushën ekonomike dhe të sigurisë publike. Deputeti demokrat theksoi se premtimet elektorale të PS ishin vetëm një mashtrim para qytetarëve shqiptare. “Siguria kombëtare e Shqipërisë po cenohet drejtpërdrejt edhe në këto momente që flasim, ku Kryeministri dhe ministrat e kësaj qeverie mashtrojnë hapur për faktin se nuk ka projekt për devijimin e lumit Radika, në Maqedoni. Ndërkohë, që faktet flasin ndryshe dhe studimi i impaktit në mjedis po vazhdon të kryhet”, – tha Bogdani. Deputeti i opozitës vijoi më tej duke thënë se cenimi i sigurisë kombëtare nuk mbaron me kaq. “Dëmi më i rendë që mund t’i bëhet vendit tonë është përfshirja në nismën e quajtur Ballkani Perëndimor 6, i thënë me fjalë të tjera një projekt për një neo-Jugosllavi, i propozuar nga Mali i Zi dhe i mbështetur fuqimisht nga shteti serb dhe komisioneri Fule. Nismë që deri para epokës së rilindjes është kundërshtuar me forcë nga qeveria shqiptare në më shumë se një rast”, – theksoi në fjalën e tij në Kuvend deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

 

 

Comments are closed.