Dy koka burrash, ku fiton ndjesia e dyshimit

0
117

Juria e përbërë nga prof. Zef Paci, prof. Mehmet Behluli dhe Jutta Benzenberg, ashtu siç deklaruan në një domethënie të këtij konkursi, i dhanë me unanimitet çmimin punës në video “E kuqja e përbashkët”, përzgjedhur mes 14 punëve të paraqitura sipas konceptit “Elozhe dyshimit”, me kurator Claudio Cravero dhe asistent Olson Lamaj

 

Ndjesia e fortë e dyshimit

 

obufriTë çmësuar tashmë me seriozitetin që duhej të kishte organizimi i “Onufrit”, kësaj ekspozite të vetme me status për të cilën kujdeset Galeria Kombëtare e Arteve edhe dje ceremonia e çmimit ishte si pikat e serumit mbi një të sëmurë. Në këtë rast reflektohet gjendja ku ndodhen artet pamore në raport me krijuesit në Shqipëri, kur është shterur edhe ballafaqimi me të huaj. Megjithatë në edicionin XX, çmimi i “Onufrit” pati një fitues, jo tre. Ndonëse u paraqit dje nga juria si konkurrencë me potenciale artistike e reflektime të fuqishme punët e pakta të ekspozuara mbanin mbi shpatulla dhe brishtësinë e cilësisë. Pak alternativa konkurruese, për pasojë ballafaqimi artistik i shterur, e për më tepër eksperimenti i imazhit e ka bërë mjaft virtuale perceptimit e shqetësimeve artistike. Kjo në pak fjalë, në pamundësi për ta artikuluar të plotë juria, është “Onufri 2013”, duke mbetur çmimi tek një emër, “E kuqja e përbashkët”, me autore Silva Agostini.

Juria e përbërë nga prof. Zef Paci, prof. Mehmet Behluli dhe Jutta Benzenberg, ashtu siç deklaruan në një domethënie të këtij konkursi, i dhanë me unanimitet çmimin punës në video “E kuqja e përbashkët”, përzgjedhur mes 14 punëve të paraqitura sipas konceptit “Elozhe dyshimit”, me kurator Claudio Cravero dhe asistent Olson Lamaj.

Sipas vendimit të jurisë, motivacioni që çoi në përzgjedhjen e kësaj vepre ishte: “Ndjesia e fortë e binomit dyshim/besim, i shfaqur në një mënyrë thelbësore të fuqishme. Pra, nëse flasim për Dyshimin gjëja që na tërhoqi ishte faza kur subjekti i cili është i pranishëm brenda konceptit kuratorial, qëndron pezull dhe reflekton tension. Është një vepër ku mund të kridhesh menjëherë, një subjekt i pastruar nga zbukurimet e tepërta dhe i sjellë thjesht dhe fuqishëm tek publiku. Imazhet e veprës vepronin fuqishëm duke mënjanuar një prirje lehtësisht estetizante. Gjithashtu menduam se duke qenë juri e një konkursi ndërkombëtar puna fituese duhet të ishte një vepër që përcillte në mënyrë të vlefshme një problematikë sa lokale aq edhe globale në një mënyrë të vetëmjaftueshme”.

Ka munguar autorja e videos fituese, që sipas organizatorëve ndodhej në një event në Gjermani, ku edhe jeton artistja shqiptare. Agustini ka vendosur në qendër të videos dy koka njerëzish, të cilët shtyjnë njëri tjetrin, në tensione të kundërta të vështrimit.

Sipas kryetarit të jurisë prof. Mehmet Behluli në këtë konkurs u pa mungesë sa I takon mediumit klasik në përfshirjen e 12 artistëve shqiptarë, dhe kjo me justifikimin e specialistëve te natyra e tematikës kuratoriale. Ndonëse për prezencën artistike kryetari i jurisë kontekstin e “Elozhe e dyshimit” e interpreton në gjitha aspektet si atë filozofik dhe socio-politik. Kjo “përmbledhje” e konceptit reflektohet më së miri në videon e Agostinit, ka thënë Behluli.

Video shpjegohet ndryshe si çështje e jo stabilitetit, besimit si e kundërta e dyshimit, si një vepër e shtrirë në shumë nivele.

“Konkretisht puna e Agostinit është e fuqishme dhe konsiston, reflekton, konceptin kuratorial në mënyrë shumë të gjithanshmësi niveli artistik që shprehet me tension. Është punë mbresëlënëse”, ka thënë Behluli.

Ndalur në faktin e prezencës së videos si një nga mediumet më të rrahura në këtë ekspozitë, për ironi edhe të pjesëmarrjes së pakët, kryetari I jurisë thotë se “arti sot apriori nuk përzgjedh vetëm një medium”. Për Behlulin në art sot rëndësi merr komunikimi I një mesazhi, apo ideje në nivelin artistik. Ndërsa sheh zgjedhjen e mediumit si një gjë të dorës së dytë, që nuk merr aq rëndësi.

Duke ndalur edhe në konsideratën e një bilanci ekspozues, “Onufri 2013” ngjan si ujë i pakët me referuar prezencës së artistëve, ndërsa juria e ka konsideruar se “shumica e punimeve kanë nivel botëror”. Me këto fjalë mbyllet një përvjetori i XX i ekspozitës më të rëndësishme në vend për artet pamore duke mbajtur larg artistët, “me një tension” të reflektuar si në punën fituese. “Elozhe dyshimit” duket se afron më shumë me dimensionin e gatshëm për të dështuar se sa besuar, duke qëndruar deri më 2 shkurt e hapur për publikun!

V. M.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency