Atentat Eksploziv biznesmenit, shkak konfliktet e kromit

0
120

Anxhela Tato

 

Policia, biznesmeni italian kishte denoncuar disa herë ish-ortakët e tij se e kërcënonin

Identifikohen autorët e dyshuar për atentatit, janë larguar jashtë shtetit pas krimit

 

tritol-makines2Atentati ndaj biznesmenit italian Lorenco Compagnoni zbulon konfliktet e kromit në Bulqizë. Lënda plasëse dyshohet se është vënë nga grupet mafioze që konkurrojnë për përfitimin e këtij minerali. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se biznesmeni italian kishte bërë disa herë denoncim në ngarkim të ish-ortakëve të tij, të cilët e kishin kërcënuar. Por mesa duket dukej shpërthimi i lëndës plasëse që të nisnin hetimet. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e poshtme në sedijes së shoferit, ndërsa sasia ka qenë diku tek 250-300 gramë C4. Blutë kanë arritur që të identifikojë autorët  e kësaj ngjarjeje, të cilët janë larguar nga Shqipëria. Dyshohet se motivi i kësaj ngjarjeje janë konflikte e herë pas hershme që biznesmeni italian ka pasur me ish-ortakët e tij për minierat e galerisë së kromit. Ndërsa janë shoqëruar në total 10 persona në polici në cilësinë e personit që kanë dijeni për ngjarjen. Por për asnjë prej tyre policia nuk ka ngritur dyshime se mund të jenë të lidhur me ngjarjen.

Hetimet

Nga ana e forcave të policisë është duke u hetuar pista e konflikteve të kromit. Biznesmeni italian merrej me aktivitete në Bulqizë, çka e ka bërë në shënjestrën e atentatit me tritol. Nga të dhënat e bluve mësohet se biznesmeni ka pasur përplasje dhe konflikte me ortakët e tij në biznes dhe kjo mund të jetë arsyeja e ngjarjes. Nga hetimet e menjëhershme është bërë e mundur identifikimi i autorëve të krimit, të cilët dyshohet se pas ngjarjes janë larguar jashtë shtetit. Ngjarja është regjistruar pranë kryqëzimit të rrugicës “Hajdar Hidri” me rrugën e Kavajës, kur automjeti tip “Fiat Punto” me targa “AA 501 IC” ka shpërthyer nga aktivizimi i një lënde eksplozive. Automjeti ishte i parkuar pranë banesës me qira të biznesmenit italian, dhe nuk ka pasur të lënduar nga ngjarja. Krimi ndodhi rreth orës 21:40, kur makina tip “Fiat Punto” me targë “AA 501 IC” ka shpërthyer në parkim. Policia ka thënë se makina e dëmtuar ishte në përdorim të një biznesmeni italian me aktiviteti biznesi kromi në Shqipëri. Mësohet se ai është pronari i një HEC-i në Tropojë, ndërsa ka edhe disa aktivitete të tjera në vendin tonë. Ngjarja është pikasur fillimisht nga banorët e zonës, të cilët pasi kanë dëgjuar zhurmën e madhe të shpërthimit kanë lajmëruar sallën operative të policisë në lidhje me ngjarjen. Nga shpërthimi në makinë mësohet se janë dëmtuar edhe xhamat e dy pallateve pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Fatmirësisht në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njeri në makinën tip “Fiat Punto” me targë “AA 501 IC”, ndërsa ajo është shkatërruar plotësisht.

 

“Mega operacioni”

U dekonspirua arrestimi i kushërinjve Mëhillaj, gati fletë-arrestet

SHKB-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme nën vëzhgim të spiune që zbuluan të dhëna të fshehta të hetimit

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në polici dhe Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për dekonspirimin e operacionit për atentatet me eksploziv, ku në pranga u vunë Marion Mitro si porositës i atentatit ndaj prefektit Besnik Dervishaj dhe Julian Sinani, i arrestuar për dy vrasje dhe dy atentate në Vlorë. Sipas të dhënave nga SHKB-ja, bëhet fjalë për dekonspirimin e arrestimit të Genis Mëhillaj dhe Andon Mëhillaj, të cilët janë shpallur në kërkim. Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se, janë gati disa fletë-arreste për oficerët e policisë që kanë nxjerrë informacione, që kanë sjellë edhe arratisjen e tyre, si dhe do të shoqërohen edhe gazetarët të cilët kanë nxjerrë të dhënat e operacionit “Mega Operacion”. Sipas dyshimeve të SHKB-së dy kushërinjtë Mëhillaj janë njoftuar se do të arrestoheshin dhe menjëherë kanë fikur celularët duke u larguar nga banesa. Sinjalizimi dyshohet se mund të ketë ardhur nga ndonjë efektiv policie, çka ka sjellë dëmtime të mëdha për operacioni dhe ka dekonspiruar aksionin duke vënë në rrezik jetën e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Prokuroria e Përgjithshme gjithashtu, ka bërë të ditur se, ka nisur hetime për të zbuluar se kush i ka dhënë informacion medias në lidhje me këtë operacion. Sipas prokurorisë, procedimin penal ka nisur për “nxjerrje të sekretit hetimor”, për funksionarët publikë, të cilët kanë publikuar informacione jozyrtare, lidhur me operacionin dhe hetimet, në kuadër të të cilave janë arrestuar disa persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të rënda penale, ndër të tjera edhe vrasje me pagesë. Sipas prokurorisë, “procedimi në këtë rast bazohet në nenet 122 dhe 294 të Kodit Penal, si edhe në nenet 103, 104 dhe 279 i Kodit të Procedurës Penale”. Deri më tani konstatohet se nga burime, për të cilat po punohet për t’i identifikuar, i janë ofruar medias të dhëna, të cilat rrezikojnë hetimin dhe, për më tepër, jetën e personave të përfshirë në këtë çështje, ka bërë të ditur Prokuroria e Përgjithshme. “Prokuroria do të vijojë të ndjekë me vëmendje çdo informacion jozyrtar që do të publikohet për këtë çështje dhe do të vijojë me procedimet penale për çdo person që ka për detyrë të ruajë sekretin, duke pasur parasysh se hetimi për këtë çështje është në fazat e para të tij”, thanë burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme.

 

Ministri Tahiri

“Po ndërmarrim një sërë masash për zbulimin e rasteve të eksplozivëve”

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se gjendja kriminale ka një rritje të pajustifikueshme dhe duhen masa drastike për ngjarjet e eksplozivit. “Situata ka një rritje në kufijtë e të pajustifikueshmes. Ne e kishim të pamundur që të hetonin që në fillim shkaqet e vendosjes së eksplozivëve dhe policia pa informator dhe nga SHISH nuk kemi marrë informacion. Këtu ka dy problem që nuk ka informacion dhe ngjarjet e tritolit janë shumë të vështira për t’u hetuar nga ana teknike, pasi nuk lihen gjurmë. Kemi arritur të parandalojmë ngjarje të rënda si ajo e prefektit të Vlorës. Duhet t’iu kujtoj se vitin e kaluar kanë qenë 25, por kjo nuk është justifikim por që përbën një nivel real shqetësimi për mua dhe kolegët e policisë. Habitemi si nuk kemi gjetur gjurmë dhe si nuk janë marrë më parë masa ligjore duke u bërë ndryshime në ligjin për regjistrimin e numrave nga kompanitë telefonike, markimin e lëndëve plasëse. Por mua më shqetëson çështja definitive e shkatërrimit të pronës, cenimit të jetës së individit dhe jemi duke marrë masa parandaluese. Kam kërkuar kompanitë celularë për mbyllje numrash celulari që nuk kanë pronarë ose numra të tjerë në emrin e një personi, të cilat potencialisht përfundojnë në duart e kriminelëve. Markimi i tritolit për qëllime civile që ketë tritol të markuar ta dalloj nga ka dalë dhe ta ndjek. Një sërë masash që mund të na sjellin në ngushtimin e rrethit”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency