Zgjerohen protestat në Ukrainë, kërkohet

0
130

“Jam i sigurt se më shumë njerëz do të vinë këtu dhe do të ngrenë zërin. Ne nuk mund të qendrojmë këtu inertë, ndërkohë që snajperët na qëllojnë”.

 

u02_RTX15ZJNProtestat anti qeveritare po përhapen në gjithë Ukrainën, ndërkohë që Presidenti Viktor Yanukovych premton se do të bëjë ndryshime në qeveri dhe koncesione të tjera për opozitën që kërkon përmbysjen e tij. Shumë ukrainas janë hedhur në protesta gjatë dy muajve të fundit kundër vendimit të qeverisë për të hedhur pushtë një marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe për të forcuar lidhjet me Rusinë.

I ftohti i hidhur nuk i ka penguar protestuesit në Kiev të qendrojnë në barikadat e ngritura me thasë rëre dhe rrota automobilësh. Një protestues i tha Zërit të Amerikës se më shumë njerëz do të bashkohen në protesta.

“Jam i sigurt se më shumë njerëz do të vinë këtu dhe do të ngrenë zërin. Ne nuk mund të qendrojmë këtu inertë, ndërkohë që snajperët na qëllojnë”.

Protesat e dhunëshme filluan rreth dy muaj më parë, pasi Presidenti Viktor Yanukovych refuzoi të nënshkruante marrëveshjen që do ta afronte më shumë Ukrainën me Evropën Perëndimore, por nënshkroi marrëveshje me Rusinë. Protestuesi Mikhailo Gavrilyuk përshkrun brutalitetin që përjetoi në duart e policisë së Kievit.

“Ata më zhveshën lakuriq dhe filluan të më qëllonin me shqelma si top futbolli. Ata kërcenin për të demonstruar se çfarë heronjsh janë. Ata fotografonin njeri tjetrin,  ndërsa unë isha i shtrirë lakuriq për dhé dhe ata rinin mbi  kokën time”.

Bisedimet me qeverinë t’u dhënë fund protestave u ndërprenë të enjten në mbrëmje, duke shtuar edhe më tepër mosbesimin e opozitës ndaj udhëheqjes së vendit.

“Yanukovych-i nuk do të sprapset, sepse ai do të përballej me ndjekje penale. Çfarë negociatash mund të zhvillohen me të? Kjo është qesharake”.

Presidenti Yanukovych tha mbrëmë se është gati të diskutojë për zgjidhjen e krizës.

“Ne jemi gati për bisedime të mëtejshme për të arritur në kompromis. Dje, ne ramë dakor për një sesion të jashtëzakonshmëm plenar. Ai mund të quhet në fakt urgjent, jo vetëm i jashtëzakonshëm. Gjatë këtij sesioni ne do të shqyrtojmë masat e nevojshme për të zgjidhur çështjet e vështira”.

Demostrata, shpesh të dhunëshme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit. Banorët e Lvivit në Ukrainën perëndimore morën pjesë në ceremoninë e varrimit të veprimtarit të opozitës, Yuri Verbitsky, i cili u plagos gjatë përleshjeve në qendër të Kievit dhe u dërgua në spital sëbashku me veprimtarin tjetër, Igor Lutsenko. Më vonë ata u nxorrën nga spitali nga njerëz të panjour. Lutsenko u rrah dhe më pas u lirua. Thuhet se ai është përsëri në spital. Verbitsky u gjet i vdekur në një zonë pyjore pranë aeroportit të qytetit dhe me shenja torturash në trup.

Të paktën tre protestues të tjerë janë vrarë deri tani në përleshjet mes protestuesve dhe policisë. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë së Ukrainës t’i gjejë një zgjidhje paqësore krizës.

Marrw nga “VOA”

 

 

Ukrainë, posti i kryeministrit i propozohet opozitarit Jaceniuk

Ukrainë, posti i kryeministrit i propozohet opozitarit JaceniukKIEV- Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç u propozoi krerëve të opozitës Arseni Jaceniuk dhe Vitali Kliçko të drejtojnë qeverinë dhe u shpreh i gatshëm rishikojë kushtetutën për të kufizuar kompetencat e tij, njoftoi presidenca në një komunikatë.

Arseni Jaceniuk, kryetar i partisë së opozitares së burgosur Julia Timoshenko, iu propozua posti i kryeministrit dhe ish-boksierit Vitali Kliçko ai i zëvendëskryeministrit, shtoi presidenca në përfundim të bisedimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency