Ministria e Financave kërkon 100 mln euro borxh të brendshëm

0
107

Ervin Kaduku

 

Ministria-e-FinancaveHarrohen premtimet e Ramës dhe Canit për shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve ndaj biznesit privat me paratë e ndërkombëtarëve

Po si do të bëhet me atë lumë premtimesh për pagesat e ish-të përndjekurve? Po për ish-pronarët? Si do të përballohen faturat e papaguara për vendimet e Gjykatës së Strasburgut? Po legalizimi, që është premtuar të kryhet pa lekë?

 

 

Ndërkohë që institucionet e huaja financiare ndërkombëtare nuk i janë përgjigjur aq shpejt sa mendonin qeverisë “Rama” për një hua të madhe, që do të mundësonte shlyerjen e detyrimeve të krijuara ndaj privatit, pas një periudhe qetësie, Ministria e Financave po i drejtohet sërish tregut të brendshëm për të marrë një sasi relativisht të lartë borxhi, përmes agjentit të saj, Bankës së Shqipërisë. Fjala është për të marrë me një dorë të vetme afro 100 milionë euro. Sipas publikimit të institucionit monetar qendror, të martën do të zhvillohet ankandi i radhës për shitjen e 13.9 miliardë lekë bonove me afat maturimi 3 dhe 12 mujor.

Për bonot 12-mujore, shuma e shpallur për shitje është 11.5 miliardë lekë, nga të cilat 1.19 miliardë lekë i takojnë Bankës së Shqipërisë. Në ankandin e fundit, yield-i (interesi) mesatar i ponderuar zbriti lehtë në 3.83%, nga 3.84% në ankandin e mëparshëm.

Për bonot 3-mujore, shuma e shpallur është 2.4 miliardë lekë, nga të cilat 1.69 miliardë lekë i takojnë Bankës së Shqipërisë.

Ankandi i fundit për bono thesari ishte zhvilluar në 7 janar.

Financat e ulën frekuencën e blerjes së borxhit në muajin e parë të vitit, pas intensitetit të lartë të dhjetorit, ku shpesh u hasën me pamundësi për të siguruar të gjithë shumën e kërkuar borxh, çka çoi në rritjen e yield-it të bonove, pas një viti ku tendenca kishte qenë rënëse, pavarësisht se Banka Qendrore vijoi më tej me politikën monetare lehtësuese, duke ulur normën bazë në nëntor në një nivel të ulët historic prej 3%.

Por, në ankandin e 7 janarit, situate u përmirësua disi, me financat që arritën të dilnin nga situate.

Gjithsesi ky mbetet testi i tyre i radhës, nëse do të arrijnë të sigurojnë të gjithë shumën e kërkuar me interesa të ulëta.

 

Detyrime dhe premtime

 

Para se të mbyllej viti, ka qenë ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i cili premtoi publikisht se qeveria “Rama” do të shlyente – madje përdori edhe termin “me një dorë të vetme”! – borxhet që ka krijuar administrate qendrore ndaj bizneseve për punë e shërbime të kryera, port ë vonuara në pagesë. Më pas, “dora e vetme” u rrudh së tepërmi dhe tani flitet për pagesa me këste, madje të ndara në vite, duke qenë se e gjithë euforia e qeveritarëve të rinj të mazhorancës së majtë mbështetej në bindjen se institucionet financiare ndërkombëtare do të vraponin t’i jepnin borxh qeverisë shqiptare. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi, madje logjika ta kërkonte që të mos ndodhte. Si mund të mendohet që FMN apo Banka Botërore të të japin hua të konsiderueshme, në një kohë që kjo qeveri, e cila kritikoi ashpër vendimin e qeverisë së mëparshme për të hequr kufirin e sipërm të borxhit, që ishte fiksuar më parë në 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, për vete planifikon ta çojë këtë në një nivel të padëgjuar prej 72-73 përqindësh?

Në janar po dëgjojmë “zbutje” graduale të deklaratave për shlyerje të detyrimeve, ndërkohë që del se vetëm pas marsit mund të merret një vendim nga Bordi i Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, madje për një shifër prej rreth 100 milionë eurosh, si këst i parë huaje, që do të ishte një “kruajtëse dhëmbësh” për bizneset shqiptare, të cilat presin rreth 300 milionë euro për faturat e papaguara, por edhe rreth 300 milionë të tjera TVSH të parimbursuar etj.

Shifra prej 100 milionë eurosh, që qeveria merr të martën nga Banka e Fullanit, bankat e nivelit të dytë apo qytetarët, në fakt nuk do të përdoret për të shlyer borxhin ndaj subjekteve. Në fillim të vitit financiar, Financat po përjetojnë një vështirësi të theksuar të kryejnë pagesat e zakonshme, duke nisur edhe nga pagat apo pensionet dhe për këtë drejtohet në tregun e brendshëm financiar.

Po si do të bëhet me atë lumë premtimesh për pagesat e ish-të përndjekurve? Po për ish-pronarët? Si do të përballohen faturat e papaguara për vendimet e Gjykatës së Strasburgut? Po legalizimi, që është premtuar të kryhet pa lekë? Këto pyetje vështirë se gjejnë aktualisht një zyrtar të vetëm kurajoz që do të ishte në gjendje t’u jepte përgjigje!

Të gjitha këto rrezikojnë të mbeten në arkivin e premtimeve elektorale…

 

 

 

Anketa: Si reagojnë shqiptarët përpara se të bëjnë një blerje?

Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin “Kultura financiare në Shqipëri: Rezultatet e vrojtimit për matjen e nivelit të njohurive financiare të popullatës, 2011”. Ky raport vjen si rezultat i një pune për një vit e gjysmë si një aktivitet i parashikuar në projektin e binjakëzimit me asistencën e Bankës së Italisë. I njëjti anketim është kryer edhe në 13 vende të tjera, referencë e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, shkurt OECD.

Për të kuptuar se si individët i administrojnë paratë, janë pyetur: nëse ata e analizojnë situatën e tyre financiare përpara se të kryejnë një blerje; nëse i shlyejnë faturat në kohë; nëse kujdesen personalisht dhe në mënyrë konstante për financat personale; nëse përcaktojnë objektiva afatgjatë dhe përpiqen t’i përmbushin ato; nëse mbajnë një buxhet familjar; si dhe nëse kursejnë dhe në cilat mënyra. Gjithashtu është analizuar mënyra e përzgjedhjes së produktit dhe burimet më të vlefshme të informacionit për përzgjedhjen, si dhe sjelljen e ndjekur në situata të vështira, kur të ardhurat nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet.

Sjellja e rrëmbyer për të blerë e konsumuar gjithçka që na pëlqen, shpesh është ndër shkaqet kryesore të nivelit të ulët të kursimeve dhe mbikreditimit të popullsisë. Për të matur blerjen e menduar në varësi të gjendjes financiare, janë pyetur të anketuarit nëse përpara se të blejnë diçka, marrin në shqyrtim nëse është një shpenzim që mund ta përballojnë. Rezultatet janë të kënaqshme. 70.4% e të anketuarve deklarojnë se “gjithmonë” marrin në shqyrtim nëse janë në gjendje ta përballojnë shpenzimin përpara se të kryejnë blerjen, ndërkohë që 16.2% e bëjnë këtë veprim “shpesh”.

Nga ana tjetër, pavarësisht gjinisë të cilës i përkasin, rezultatet tregojnë se personat e martuar apo në bashkëjetesë janë më të matur përpara kryerjes së blerjes. 72.2% e tyre e analizojnë “gjithmonë” paraprakisht mundësinë e përballimit, të ndjekur nga individët e divorcuar apo ata të ve me 70.0%, kundrejt 59.0% të të pamartuarve.

Ndërkohë, sjellja e ndjekur përpara blerjeve nga grup-moshat e ndryshme tregon disa ndryshime. 61.7% e individëve që i përkasin grup-moshës 18-29 vjeç përgjigjen “gjithmonë”, ndërkohë që kjo përqindje rritet në 71.0% dhe 73.3% përkatësisht në grup-moshat 30-59 vjeç dhe mbi 60 vjeç. Me rritjen e moshës shtohet edhe ndërgjegjësimi për rëndësinë e analizës paraprake të gjendjes financiare.

Më të matur përpara blerjeve tregohen personat me të ardhura të paqëndrueshme. Në 90.6% të rasteve, personat me të ardhura që ndryshojnë nga java në javë, nga muaji në muaj apo nga stina në stinë përgjigjen se e analizojnë “gjithmonë” ose “shpesh” përballimin e shpenzimit. Kjo përqindje zbret në rreth 85% për kategorinë e personave me të ardhura familjare të rregullta e të parashikueshme dhe për kategorinë e personave që ndonjëherë nuk marrin asnjë të ardhur, si dhe në 80.0% për kategorinë e personave të cilëve u ndodh të mos i marrin të ardhurat në kohë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency