Jennifer Lopez dhe Pitbull do të këndojnë për Kupën e Botës

0
116

j.lo& pitbullTitulli i këngës do të jetë “We are One (Ola Ola)” dhe do të jetë vijimi i hitit të “Afrika e Jugut 2010”, “Waka Waka”, kënduar nga Shakira. Tashmë është bërë zyrtare se cilët këngëtarë do të prezantojnë himnin zyrtar të Kupës së Botës “Brazil 2014”. Jennifer Lopez dhe Pitbull do të këndojnë himnin zyrtar të hapjes së Kampionatit Botëror që do të mbahet në Brazil. Titulli i këngës do të jetë “We are One (Ola Ola)” dhe do të jetë vijimi i hitit të “Afrika e Jugut 2010”, Waka Waka, kënduar nga Shakira. Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, shoqëroi Pitbull dhe Leitte në stadiumin mitik “Maracana” për të publikuar lajmin, ndërsa Lopez e shpërndau lajmin edhe në “Twitter”.

 

 

Meshkujt e showbizit çmenden për toygirl

 Çfarë kanë të përbashkët Bruce Willis, Stefano Accorsi, Flavio Briatore dhe Roberto Cavalli? Jo vetëm janë të suksesshëm, por ajo që i bën më të famshëm është fakti që ato kanë zgjedhur të kenë pranë tyre femra shumë të bukura dhe shumë më të reja se ta. Pavarësisht nga mosha dhe të sigurt për burrërinë e tyre, meshkujt e showbizit çmenden për toygirl.

 

 

Beyonce e Jay Z performojnë në “Grammy”

 Beyonce Knowles dhe Jay Z do të performojnë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”. Reperi dhe diva e muzikës pop janë konfirmuar në listën e performuesve në evenimentin e 26 janarit. Këtë vit këngëtarja nuk është në garë për ndonjë çmim, pasi albumi i saj “Beyonce” u publikua pasi ishin shpallur nominimet. Nga ana tjetër, Jay Z, i cili lançoi albumin “Magna Carta… Holy Grail” në vitin e kaluar, është nominuar në nëntë kategori. Nuk dihet nëse çifti do të shfaqet bashkë në skenë, por ata kanë bashkëpunuar së fundmi në këngën e Beyonce, “Drunk in Love”.

 

 

Pussy Riot, në fokus të medieve

 Ato kanë thënë se shpërblimi i tyre si aktiviste ishte publiciteti që morën gjatë qëndrimit në burg. Anëtaret e bendit alternativ rus Pussy Riot, në ceremoninë përuruese të festivalit për artin bashkëkohor në Singapor kanë thënë se burgu ishte shpërblim për to si aktiviste. Ato kanë thënë se shpërblimi i tyre si aktiviste ishte publiciteti që morën gjatë qëndrimit në burg. Nadezhda Tolokonnikova, 24 vjeçe, dhe Maria Alyokhinafor, 25 vjeçe, tërhoqën vëmendjen e medieve në një ngjarje mediatike në Singapor, në ceremoninë inauguruese të Festivalit për Artin Kontemporan, “Prudential Eye Awards”. Pas marrjes së çmimit nga artisti neozelandez, Daniel Kruk në kategorinë video/digjitale, ku ishin të nominuara edhe Pussy Riot, Tolokonnikova ka thënë se arritjet e tyre tashmë janë të njohura botërisht.

 

 

Si e mori tërë vëmendjen Jenn?

 Ishte nata kur aktoret më të bukura treguan anën e tyre më të mirë për të impresionuar në tapetin e kuq. Kështu, në shpresën për të marrë shumicën e vëmendjes, aktorja e “Hollyoask”, Jennifer Mercalfe, vendosi të vishte një fustan të mrekullueshëm në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “National Television Awards”. Ylli 30- vjeçar mahniti me fustanin e gjatë “Philip Armstrong”, në të cilin i kishte lënë shumë pak imagjinatës. Në shërbim të plotë të stilit, Jennifer kishte zgjedhur të mos vishte të brendshme, për të shmangur ndonjë dukje eventuale të tyre, që do të tërhiqte vëmendjen, nga bukuria që donte të tregonte.

 

 

Depp dhe Heard, çift i përkryer

 Johnny Depp dhe Amber Heard përshkruhen si një “çift i përkryer” nga burime të afërta me ta. Aktori 40-vjeçar kaloi 14 vite i pamartuar me të ish-të dashurën e tij Vanessa Paradis. Dhe pas ndarjes me të, Depp filloi të dilte me Heard-innë vitin 2012 dhe lidhja e tyre është forcuar shpejt sa ai i propozoi martesë kësaj së fundmi. “Ajo është një partnere e shkëlqyeshme për të dhe individualitetin e tij. Ajo është shpirtlirë. Ata nuk mund të jenë më të lumtur se që janë tani”, – ka thënë burimi i afërt me Depp. Ndërkohë, ish-partnerja e tij, Vanessa Paradis, mendon se Depp po kalon një krizë të moshës së mesme. “Vanessa mendon se Johnny po kalon një krizë të moshës së mesme. Martesa gjithmonë ka qenë opsion i përjashtuar, derisa ata dy ishin së bashku. Johnny gjithmonë ka thënë se kurrë nuk dëshiron të lidhë kurorë, se martesa ishte vetëm një copë letër e pavlerë. Andaj, Vanessa sigurisht se ishte e tronditur që ai po martohet me Amber”, – ka shtuar burimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency