Partizani, skuadra për t’u mundur në Superligë

0
119

Demat e kuq kanë bërë mjaft blerje cilësore në këtë merkato dimërore, duke e përforcuar mjaft skuadrën

 Migen Memelli është edhe qershia mbi tortë për kryeqytetasit, që duket se do të synojnë kreun në këtë pjesë të mbetur

 

 

Partizani-Besa-3-1-te-kuqte-gezojneTashmë duket se Skënderbeu dhe Teuta do të kenë një rival të ri. Bëhet fjalë për Partizanin. Kryeqytetasit janë kthyer në Superligë dhe duket se kërkojnë me ngul që të marrin edhe titullin. Një mrekulli brenda një viti, që mund të ndodhë, nëse Skënderbeu apo dhe skuadra si Teuta të gabojnë. Mirëpo me shumë ndeshje para gjithçka duket e mundur, prandaj dhe stafi drejtues i ekipit ka vendosur që të bëjë gjithçka për ta bërë realitet këtë ëndërr. Migen Memelli ishte edhe blerja e fundit. Sulmuesi, edhe pse tashmë në një moshë të madhe, është mjaft i njohur në kampionatin shqiptar dhe e njeh mjaft mirë atë. Kështu, Partizani ka bërë një goditje të bujshme, duke marrë në skuadër Memellin. Sulmuesi u rikthye nga Arabia në Shqipëri për të firmosur me të kuqtë. Presidenti Demi e ka bindur dhe te dielën Memelli ka firmosur, ndërsa të hënën ai do të niset me urgjencë drejt Antalias, për t’u bashkuar me skuadrën e Likës. Partizani ka kryer tri përforcime deri tani, Sali dhe Ahmeti të zyrtarizuar, si dhe Pliska, por të kuqtë presin përforcime të tjera, kryesisht në repartin sulmues. Mësohet se për momentin vëmendja e tyre është përqendruar në tregun kroat, ku po operojnë me disa bashkëpunëtorë dhe dashamirës. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet me futbollistët në fjalë. Nëse mbërrijnë, pa dyshim që do të zgjerohej numri i të huajve te Partizani.

 

Ajmir Pliska, goditja tjetër e Partizanit

Lojtari nga Bosnja, Almir Pliska, është një nga përforcimet më të reja të Partizanit. Pliska luan ne rolin e sulmuesit dhe është 1,88 metra i gjatë dhe 26 vjeç. Ai ka luajtur me parë për NK Travnik, FK Velez Mostar, FK Olimpik Sarajevo dhe FK Sarajevo. Ai bindi trajnerin Lika me paraqitjet e tij gjatë provës dhe mori miratimin e tij për të hedhur firmën.

 

Marsio Sanpaio nga Benfika, në ndihmë të Likës

Marsio Sanpaio në stafin teknik të Partizanit. Sanpaio është ndihmës i ri i trajnerit Hasan Lika. Marsio është nga Portugalia. Është i njohur si specialist i përgatitjes fizike dhe rikuperimit të futbollisteve. Përvojat e tij të mëparshme përfshijnë klube të rëndësishme si Sportingu, Braga, Benfika, Servete etj. Një lëvizje mjaft e mirë dhe cilësore për stafin teknik që do ta ndihmojë shumë ekipin. Kështu, klubi dëshmon vendosmërinë e tij për të luftuar deri në fund për objektivat që i ka vënë vetes për këtë sezon.

 

Periudha përgatitore në Antalia

Skuadra është nisur për një periudhë rreth 2-javore përgatitjesh në Turqi. Personeli teknik kryesohet nga trajneri Lika dhe zv.trajnerët Musta dhe Dalipi. Klubi planifikon që gjatë ditëve të qëndrimit në Antalia, skuadrës t’i bashkohen edhe lojtarë të tjerë duke përfshirë dhe të rinj që do të merren në provë. Partizani ka luajtur tre ndeshje dhe ka dhe një përballë ndaj klubit kinezë të Shandong Luneng. Një ndeshje që do të luhet përkatësisht më 22 janar.

 

Përforcimi i rivaleve

Edhe pse nuk gjendet në një nivel, rivalja historike e Skënderbeut, Tirana, duket se ka bërë lëvizjet e saj. Gilman Lika, por edhe disa përforcime të tjera u kanë dhënë bardhebluve më shumë forcë për gjysmën e sezonit. Sigurisht që bardhebluve do t’u duhet shumë punë, pasi janë në fundin e klasifikimit dhe do ta kenë tepër të vështirë për t’u larguar nga aty.

 

 

 

Skënderbeu dhe nevoja për të bërë merkato

Një merkato për Skënderbeun që nuk ka shumë komente. Ndryshe nga vitet e tjera skuadra korçare nuk po furnizohet me emra të rinj që do t’i vijnë në ndihmë skuadrës. Edhe pse tashmë ekipi korçar ka nevojë për ndërhyrje, për shkak të dëmtimeve akoma nuk është bërë asgjë konkrete. Edhe presidenti i ekipit, Ardian Takaj, akoma duket se po mendon se çfarë duhet të afrojë te Skënderbeu. Edhe pse ai vetë e di që ekipi ka nevojë të menjëhershme, ende nuk është arritur në një emër konkret. Dëmtimi i rëndë i Fagut e ka bërë me dhimbje koke stafin drejtues, i cili ka lajmëruar menjëherë kosovarin Bajram Jashanica, që të udhëtojë një orë e më parë drejt Portugalisë. Kontigjenti i Skënderbeut është ulur ndjeshëm dhe tashmë janë vetëm 18 lojtarë në Portugali. Pak, për një skuadër kampione. Presidenti u shpreh tre ditë më parë: “Unë jo më kot e përmenda që dëmtimi i Fagut na penalizoi edhe më shumë dhe duke parë numrin e lojtarëve, kam lajmëruar urgjentisht kosovarin Bajram Jashanica që të udhëtojë drejt Portugalisë për t’u bashkuar me ekipin. Nuk mund të them se kur do të mbërrijë, por duhet të jetë shumë shpejt bashkë me ne, pasi kemi “rrjedhje” edhe në mbrojtje dhe është një lojtar që na duhet”. Gjithashtu ia theksoi se gjatë merkatoje dimërore pritet që të bëhen dy blerje, por që akoma nuk ekziston një emër konkret.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency