Panamaja në Guiness me një pikturë të realizuar nga 5 mijë fëmijë

0
181

panama Panamaja hyri dje në librin e rekordeve, Guiness, kur 5 084 fëmijë realizuan një pikturë murale për tre minuta e gjysmë për të festuar 100 vjetorin e kanalit të Panamasë, kanë njoftuar organizatorët.

Piktorja panameze, Olga Sinclair, ishte iniciatoria e kësaj vepre kolosale që ilustron digat e kanalit të para që nga “El Padro” në qytetin e Panamasë.

Ajo deklaroi se “donte të thyente rekordin me qëllim që të inkurajonte Panamanë që t’i shohë gjërat sa më pozitivisht dhe të tregojë se fëmijët tanë mund të prekin qiellin me dorë”.

Rekordi i mëparshëm i pikturës murale kolektive ishte vendosur nga një grup prej 3 860 personash në Arabinë Saudite.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency