Çelsi dhe Eto i japin shuplakë Juanitid të Mojes

0
127

Jurges Veizaj

 

Ka qënë skuadra e Murinjos ajo që ka dalë triumfuese në fund të takimit duke marrë një tre pikësh mjaft të rëndësishëm

 Eto do të ishte lojtari kyç i cili do të vendoste fatin e ndeshjes me golat e tij

 

Celsi manchesterMurinjo triumfon, ndërsa Mojes do të duhet që të mbajë Junaitid nën frena pasi po rrëzohet edhe më shumë drejt humnerës. Çelsi ka konfirmuar edhe një herë se është njëri nga pretendentët kryesorë për titull duke e mposhtu kampionin në fuqi, Mançester Junaitid, me rezultat 3-1. Në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridxh, ishte derbi i ëndrrave për sulmuesin e Bluve, Samuel Eto’o, i cili realizoi het-trik. Edhe pse Djajtë e Kuq e filluan më mirë takimin, kamerunasi doli në pah duke u treguar më i fortë se Jones dhe me ndihmën e Karrik që e devijoi topin, e mposhti për të parën herë portierin De Gea në minutën e 17. Edhe pse i riu Adnan Januzaj dhe bashkëlojtarët e tij angazhoheshin, ata nuk arrinin që të tregoheshin të aftë në finalizim. Mirëpo nga ane londinezve  këtë e bënte më së miri Eto’o, i cili në mbyllje të pjesës së parë e dyfishoi rezultatin. Gari Kahill ishte ai që dha asistin për sulmuesin kamerunas. Pak minuta pasi arbitri dha shenjë për fillimin e pjesës së dytë, superEto’o e kompletoi het-trikun. Uilliam harkoi nga këndi De Gea mbrojti goditjen e ivanoviç, por aty ishte kamerunasi për të shënuar. Një gol për nderin e tifozëve mysafirë që kishin udhëtuar në Londër, e shënoi meksikani Havier Hernandez . Në minutat shtesë serbi Nemanja Vidic u përjashtua me të kuq, pas një ndërhyrjeje ndaj Hazard. Çelsi kështu është në vend të tretë në tabelë, me dy pikë më pak se lideri Arsenal dhe një më pak se pozita e dytë, të cilën e mban Mançester Siti. Mançester Junaitid mbetet në pozitën e shtatë me gjashtë pikë më pak se pozita e katërt, të cilën e mban Liverpuli. Kështu duket se problemet janë edhe më të mëdhaja pas kësaj humbje për Mojes. Disfata këto që nuk mund të harrohen lehtë. Edhe pse asgjë nuk ak ndryshuar te klubi nga vjet përveç trajnerit skuadra nuk ka të njëjtat rezultate. Tashmë do të duhet që të bëjën ndeshje shumë të mira në pjesën tjetër të sezonit për të arritur të paktën në katër vendete para. Ndërkohë që për Murinjon gjërat paraqiten ndryshe pasi skuadar e tij duket se po arrin në formën më të mire, dhe i shtohet Sitit dhe Arsenal në luftën për titull.

 

Mojes 150 milion paund në dispozicion për merkaton

Menaxheri i Mançester Junaitid David Mojes ka në dispozicion 150 milionë paund për ta përforcuar skuadrën në afatin kalimtar të qershorit. Sipas “Daily Star Sunday” shënjestra kryesore e trajnerit skocez është sulmuesi i Paris Saint-Zhermain Edison Kavani, i cili përkundër parave të majme që merr në kryeqytetin francez, nuk është i kënaqur me nivelin e kampionatit francez. Po ashtu, në listën e tij të transferimeve gjenden edhe futbollistë, si Julian Draksler Shalke dhe dyshja e Borussia Dortmundit, ilkai Gundogan dhe Marko Rojsh. Gazeta vazhdon me emrat e mesfushorëve Huan Mata, Ros Barklei, Adam Lallana, Miralem Pjaniç (Roma), Hernanes (Lacio), Lukas Moura (PSG) dhe Koke. Mirëpo, buxheti i transferimeve do të varet shumë nga fakti nëse Junaitid do të arrijë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë që po spekulohet për kalimin e Kavanit në Old Trafford, mediat britanike raportojnë se Uejn Runi (që ka kontratë edhe 18 muaj) do të largohet gjatë verës. Sipas mediave angleze Runi dhe Adnan Januzaj kanë qenë futbollistët më të mirë të Djajve të Kuq këtë sezon, mirëpo 28-vjeçari mund të largohet pasi klubi refuzon ta paguajë shumën që ai kërkon.

 

 

Totenhemi siguron fitoren

Totenhemi ka regjistruar fitore në shtëpi të Suansea në Liberti Stadium. Spursat shënuan vetëm një herë në pjesën e parë me anë të Emmanuel Adebajor në minutën e 35-të. Mbrojtësi vendas Chico shënogi gabimisht një autogol në pjesën e dytë për t’u dhënë avantazh të dyfishtë mysafirëve. Adebajor shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 71 për t’i dhënë fund takimit. Golin e nderit për Suansea e realizoi Uilfried Boni. Totenhemi barazohet me pikë me Liverpulin që mban pozitën e katërt, ndërsa Arsenali është tetë pikë larg.

Toti: Mund ta mposhtim Juven

Legjenda e skuadrës romane Françesko Toti mendon se Roma është gati për t’u ndeshur me Juventusin në ndeshjen çerekfinale të Kupës së italisë. Të shtunën kryeqytetasit regjistruan fitore prej 3-0 kundër Livornos në një ndeshje që e dominuan çdo aspekt, ndërsa të martën zhvillojnë përballjen me kampionin në kuadër të kupës italiëne. “Në ligën tonë nuk ka kundërshtarë të përshtatshëm apo ndeshje të lehta. Ndaj Livornos ishim të mirë dhe kjo është arsyeja e vetme pse gjërat dukeshin më të lehta”. “Tashmë ndeshemi me Juventusin. Ndeshja e të martës është një sfidë që ne e konsiderojmë prestigjioze, ndërsa duam të vazhdojmë tutje në Kupën e italisë”, ka thënë kapiteni.

 

 

Berluskoni: Sedorf ka nevojë për fitore

Bosi i Milanit Silvio Berluskoni mendon se është rëndësishme që Klarens Sedorf ta fillojë me fitore punën e tij si trajner në San Siro. Holandezi, i cili mori drejtimin e kuq e zinjve pas shkarkimit të Masimiliano Alegrit, do ta drejtojë skuadrën për herë të parë në ndeshjen e sotme ndaj Hellas Veronas. Shefi i tij beson se kthimi i 37-vjeçarit në vendin ku kaloi dhjetë vite si futbollist, do t’i shërbejë klubit për rivënien e marrëdhënieve me tifozët. “Është e rëndësishme që ky Milan i ri të fillojë mirë. Është e rëndësishme, sepse ka shumë tifozë të zhgënjyer nëpër gjithë italinë”, u ka thënë Berluskoni gazetarëve.

 

Arsenali kërkon Vuçiniç për huazim

Duket se Arsenali dëshiron ta përforcojë fazën ofensive duke huazuar sulmuesin e Juventusit, Mirko Vuciniç. Malazezi nuk bën pjesë në planet e Antonio Kontes, ndërsa do të ishte një alternativë e përsosur për Olivier Zhirud, si një qendërsulmues i cili shënon gola. Politika e Arsene Venger është që të mos u ofrojë kontrata afatgjate futbollistëve mbi 30 vjeç, kështu që opsioni i vetëm është huazimi. Mirëpo, më herët është raportuar se drejtuesit e Juves ua kanë bërë të qartë Topçinjve se nuk e lejojnë Vuçiniçin të largohet si huazim.Një ofertë në vlerë prej tetë milionë paund do të ishte e mjaftueshme për të bindur zonjën e vjetër për shitjen e lojtarit, të cilin e kërkon njëkohëshit edhe skuadra e Totenhem.

 

 

Vidal: Golat i shënoj për skuadrën

Kiliani Arturo Vidal planifikon të vazhdojë të shënojë gola me Juventusin gjatë këtij sezoni. Mesfushori kilian realizoi dy herë në triumfin prej 4-2 kundër Sampdorias dhe tashmë numëron 10 gola në Serie A ndërsa Juve vazhdoi me rekordin e fitoreve në shtëpi dhe me fitoren e 12-të radhazi në kampionat. “Punoj secilën ditë që të zhvillohem dhe jam i kënaqur që gjeta rrjetën”. “Nuk kam ndonjë objektiv specifik për gola personal. Vetëm dua të vazhdoj të luaj në këtë mënyrë deri në fund”. “Nuk kam ndonjë bonus në kontratën time që lidhet me golat, thjesht e bëj për skuadrën. Herën e kaluar ia dhashë penaltinë Vuçiniçit, por kësaj radhe ishte për mua dhe fatmirësisht shënova”, ka deklaruar Vidal. Kilani duket se po kalon një sezon mjaft të mirë nën drejtimin e Kontes dhe këtë gjë po e shpreh dhe me anë të golave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency