10 këshilla për të ngrënë më mirë gjatë shtatzënisë

0
122

Konsumimi i 2 deri në 3 gota qumështi në ditë, me pak yndyrë, dhe i produkteve të tij (djathë, kos etj.) përbën një burim të rëndësishëm të kalciumit dhe mikroelementeve

 

Shtatzania_copy_copy_copyPër shkak të ndryshimeve të mëdha hormonale në organizëm, në këtë fazë janë të njohura fenomenet e “urisë së nxehtë”, urisë ndaj produkteve të caktuara, ndryshueshmërisë së shqisës së të nuhaturit apo edhe të ndjesive të përzierjes e të pështjellimit në stomak.Sipas mendimit të ekspertëve, këto janë 10 këshillat që duhen mbajtur parasysh gjatë shtatzënisë për të ngrënë jo dy herë më shumë, por dy herë më mire.

1 Konsumoni të paktën 5 herë fruta dhe perime të freskëta gjatë ditës.

2 Ushqimi juaj duhet të jetë i shumanshëm dhe të përmbajë fibra ushqimore (alimentare), kripëra minerale dhe vitaminë B, të cilat gjenden me shumicë në produkte natyrore dhe të përpunuara si bukë e makarona me miell të pasitur, drithëra, oriz të errët, patate dhe bishtajore. Shumë e rëndësishme në shtatzëni është edhe marrja e mjaftueshme e acidit folik, jodit dhe hekurit. Ndërsa dy produktet e para merren në formë preparatesh, hekuri gjendet me shumicë në produktet shtazore si mish, peshk, vezë, por edhe ato bimore, si sallatë jeshile, farëra, bishtajore etj.

3 Sa më të kursyera në sheqer dhe ushqime të ëmbla dhe super të sheqerosura.

4 Konsumimi 2 deri në 3 gota qumështi në ditë, me pak yndyrë dhe produkteve të tij (djathë, kos
etj.) përbën një burim të rëndësishëm të kalciumit dhe mikroelementeve.

5 Yndyrat duhet të përbëjnë 30-35 % të kalorive tuaja ditore (që për një trup mesatar do të thotë, konsumimi i jo më shumë se 80-100 gramë yndyrave në tërësi, në një ditë). Gjithsesi është mirë që të përdoren sa më shumë vajrat me origjinë bimore (vaji i ullirit) dhe sa më pak yndyrat me origjinë shtazore (mbi të gjitha dhjamërat). Mos neglizhoni në këtë llogaritje edhe yndyrat “e fshehura” si përbërës të çokollatave, patatinave, akulloreve, biskotave të gatshme, etj.

6 Kujdesuni të përdorni sa më shumë ushqime biologjike (të patrajtuara me kimikate) për të ulur përqendrimin e përbërësve të dëmshëm për organizmin.

7 Është mirë që të hiqni dorë nga konsumimi i vezëve të paziera apo të pagatuara, apo nga pirja e qumështit të pazier të marrë direkt nga fshatari, si rezultat i rrezikut të infektimit nga parazitë të ndryshëm (p.sh. salmonela).

8 Po kështu, kritik është edhe përdorimi i mishit të pazier (edhe në formën e sallamit apo të proshutës) për shkak të rrezikut të toksoplazmozës.

9 Përpiquni të hani në sasi të vogël, por të shpërndarë në mënyrë të rregullt gjatë ditës (5-6 herë në ditë). Kjo ju ndihmon dhe lehtëson tretjen.

10 Gjatë shtatzënisë keni shumë nevojë për lëngje, ndaj dhe duhet të konsumoni pa frikë 2-3 litra në ditë. Më të këshillueshme janë uji mineral i varfër në natrium, lëngjet e frutave dhe çajrat e holluar me ujë dhe mundësisht me pak apo pa sheqer. Mirë do të ishte që kafeja dhe çaji i zi të minimizoheshin sa të jetë e mundur. Gjithashtu, ekspertët këshillojnë që të mos përdoren në sasi të mëdha produktet që përmbajnë chitin (ndër to p.sh “Bitter Lemnon”), sepse kjo e fundit mund të jetë problematike për shëndetin. Nga Dr. Fatmir Kullolli

 

Çaji i gjelbër dobëson efektin e ilaçeve për presionin e gjakut

Çaji i gjelbër është i mbushur plot me të mira shëndetësore. Por, sipas një studimi të ri, ky çaj mund të dobësojë efektet e një pilule, zakonisht të përshkruar për presionin e gjakut. Hulumtuesit japonez gjetën se pija bimore bllokon transportuesit të veçanta qelizorë që normalisht ndihmojnë trupin për të absorbuar ilaçet beta-bllokues. Në testet e kryera, njerëzit që pinin çaj të gjelbër së bashku me ilaçet e tyre përfunduan me nivele më të ulëta të qarkullimit të gjakut. Ekspertët thonë se konsumatorët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë ndërveprim, shkruan “Idea”. Mjekët këshillojnë që tashmë lëngje frutash të caktuara, duke përfshirë grejpfrut, mund të shkaktojnë ndërhyrje në disa medikamente të zakonshme. Nuk është e qartë nëse llojet e tjera të çajit kanë një efekt të ngjashëm. Ata theksojnë se çaji jeshil është supozuar gjithashtu se ka shumë përfitime shëndetësore . Çaji i gjelbër është më pak i përpunuar se çajrat e tjera dhe, për pasojë, mban përqendrime të larta të antioksidantëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency