Turqi Rekrutuan luftëtarë shqiptar në Siri, pranga 23 persona

0
185

 

Anxhela Tato

 

 Policia turke prangosi anëtarët e celulës IHH, si pjesë e një operacioni kundër organizatave terroriste

 Media e huaj, dëshmia e shqiptarit: 450 shqiptarë janë bashkuar me ushtritë e Al-Kaedës në Siri

 

aksion_i_madh_antiterrorist_neShkatërrohet celula turke, e cila merrej me rekrutimin e luftëtarëve islamë shqiptarë në Siri. Lajmi bëhet me dije nga mediat turke, të cilat pohojnë se rreth 23 persona, pjesë e Fondacionit Humanitare IHH janë ndaluar në provincën jugore të Kilis, si pjesë e një operacioni kundër organizatës terroriste Al-Kaeda. Bastisje është pjesë e operacioneve të njëkohshme kundër Al-Kaedas në gjashtë provincat, duke përfshirë Stamboll, Van, Kilis, Adana, Gaziantep dhe Kayseri”, – shkruan Hyrijet. Në vitin 2013 një agjenci e lajmeve gjysmë-shtetërore e Iranit, agjencia “FNA” (Fars news agency) raportonte se organizata turke rekrutonte myslimanë shqiptarë për të luftuar në Siri. Kjo agjenci në një shkrim të datës 14 gusht 2013 të titulluar “Exclusive: Turkish NGO Recruiting Muslim Albanians for War in Syria” shkruante se fondacioni IHH, i cili vepron si fondacion fetar dhe ndihmës humanitare kishte rekrutuar dhe transferuar një numër prej 769 shqiptarësh në Siri. Këto shqiptarë i bashkoheshin ushtrisë çlirimtare të Sirisë. Kjo agjenci i referohet një personi, i cili duhet të jetë shqiptar, por ka dashur të mbetet i paidentifikuar për shkak se kishte frikë se rrezikonte jetën.

 

Dëshmia e shqiptarit

 “IHH, e cila vepron nën mbulesën e një organizate bamirësie në koordinim të plotë me ministrin e Jashtëm turk Ahmet Davutoglu dhe grupet ekstremiste saudite vehabite, deri më tani ka rekrutuar dhe transferuar në Siri një numër prej 769 shqiptarësh për t’iu bashkuar të ashtuquajturës Ushtrisë Siriane pa pagesë (AMF)”, – thotë për FNA një burim i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të rrezikshmërisë që i kanoset. Burimi, i cili dezertoi programin pas dy javësh lufte në Siri, shtoi se ata që janë rekrutuar nga IHH janë transferuar në Turqi nëpërmjet Tiranës dhe i janë nënshtruar trajnimeve ushtarake nga oficerë të SHBA-së të dalë në pension, që janë stacionuar në bazën ushtarake Reyhanli në krahinën jugore të Turqisë, Hatay. “Grupi i fundit i rekrutuar përbëhet nga 90 shqiptarë, të cilët fluturuan nga Tirana në Stamboll me linjën turke më datë 30 qershor 2013”, – vijoi ai. Pyetjes për arsyen e dezertimit burimi i përgjigjet: “Ndonëse përpjekjeve të IHH për të rekrutuar ushtarë për AMF, rezultojnë rreth 450 shqiptarë që pas disa javësh lufte kanë dezertuar AMF, duke iu bashkuara grupime të ndryshme të Al-Kaedës si Front al-Nusra, të cilat ofrojnë furnizime, përforcime dhe një organizim më të mirë të luftës që do të sjellë kryengritje në Siri”. Burimi tha se ai u kthye në Shqipëri, pasi kishte parë krimet e luftës të kryera nga grupet terroriste ndaj civilëve. Ai tha se pas kthimit në atdhe nuk e ka takuar familjen e tij pasi është shumë i frikësuar nga reagimi i oficerëve të zbulimit turk dhe mercenarëve të tyre në Shqipëri, duke shtuar se familja e tij u bashkua me atë vetëm pasi u arratis nga Tirana.

 

Infiltrimi

 Në qershor, dhjetëra oficerëve të ushtrisë amerikane në pension të pajisur me një ngarkesë armësh u infiltruan në Siri duke kaluar mespërmes krahinës Hataj të Turqisë. “Një aeroplan amerikan model C-130 që transportonte një ngarkesë të pajisjeve të telekomunikacionit dhe hi-tech bashkë me 57 oficerë të SHBA-së në pension u ul në provincën Hataj të Turqisë këtë mëngjes”, – tha një burim i informuar, duke folur në kushte anonimiteti, për FNA më 23 qershor. “Efektivët amerikanë kaluan kufirin me Sirinë nëpërmjet Reyhanli (në provincën Hatay) dhe qëllimi i tyre ishte që të merrnin përgjegjësinë e komandës qendrore të të gjitha aktiviteteve ushtarake të rebelëve të armatosur në Siri”, – shtoi burimi. Ai përmendi se ngarkesa ushtarake, që përmban pajisje të telekomunikacionit la Reyhanli për kalimin e kufirit, pasi zyrtarët e SHBA-së arritën në destinacionin e tyre në pjesën veriore të Sirisë. “Këto bazat pritet të fillojnë kalimin e dërgesave të armëve dhe municioneve brenda javës”, – citonte e përditshmja SHBA-ditore, “Washington Post”, raportuar në qershor, burime nga zyrtarë amerikanë të paidentifikuar.

Marrë nga Englishfarnews.com

 

 

Interpol

I dënuar për trafik droge, ekstradohet kazakistanasi

 Një 52-vjeçar nga Kazakistani është ekstraduar në Shqipëri, pasi në vitin 2009 Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se dje Alexandros Zeitinidis, 52 vjeç, është sjellë në Tiranë për të vuajtur dënimin e mbetur. “Nga zyra qendrore kombëtare Interpol Tirana, dje u krye ekstradimi nga Chisinau, Moldavi, drejt vendit tonë, i shtetasit Alexandros Mikail Zeitinidis, 52 vjeç, lindur në Kazakistan”, – tha Policia e Shtetit. Uniformat blu thanë se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në datën 13 korrik 2009, e ka dënuar këtë person me 7 vjet e 4 muaj burg për kryerjen e veprës penale të trafikut të lëndëve narkotike. Atij mësohet se i ka mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 1 muaj e 20 ditë burg. Ky person është kapur në Kakavijë në datën 7 prill 2008, pasi në automjetin e tij janë gjetur 36 pako me lëndë narkotike. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Chisinau, më datë 24 nëntor 2013 në Giurgiulesti, Moldavi u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

Gjobëvënia

Ministri Tahiri: Akuzat nga persona që nuk respektojnë ligjin

 Nga Gjirokastër pas analizës së policisë së këtij qarku ministri Tahiri i është përgjigjur akuzave për gjobëvënien e automjete si dhe çështjes së Lazaratit. Tahiri tha se është totalisht indiferent ndaj këtyre akuzave, që sipas tij, vijnë nga persona që e konsiderojnë veten të paprekshëm. Sipas ministrit Tahiri, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin, për të shmangur korrupsionin. “Çështja e gjobave është dukshëm fryrë në mënyrë fiktive nga besoj po të njëjtët njerëz që deri dje nuk e respektonin autoritetin e punonjësit të Policisë dhe madje ishin të paprekshëm. Mjafton t’ju them që çështja e gjobave nuk duhet parë si e shkëputur nga e gjithë puna që po bën Policia e Shtetit dhe masat që janë marrë për të garantuar sigurinë rrugore. Shifrat flasin vetë. Në qarkun e Gjirokastrës pikërisht për shkak të këtyre masave, aksidentet me pasoja në shëndetin dhe jetën e njeriut janë zero. Pra çështja e gjoba, e konceptuar si e tillë është reduktive në raport me masat që merr Policia e Shtetit për të garantuar jetën, shëndetin e qytetarëve dhe sigurinë rrugore. Mbetem indiferent ndaj akuzave për këtë çështje nga po ata njerëz që konsideroheshin të paprekshëm dhe nuk guxonte njeri t’ju vinte gjobë në rrugë”, – është shprehur ministri. Ndërsa komentoi edhe situatën në Lazarat, ku vijon të prodhohet lëndë narkotike, duke theksuar se është një çështje problematike dhe intensive, që nuk është vetëm çështje policore. Ministri Tahiri ka kërkuar ndërgjegjësim edhe nga vetë banorët e fshatit, për të mos shkelur ligjin. “Unë përpiqem të besoj se bëjmë një gabim kolektiv kur Lazaratin e konsiderojmë një fenomen të paprekshëm në bllok, madje unë besoj se edhe ata që na dëgjojnë sot në Lazarat e ndjejnë presionin e të damkosurit si fshat, si fenomen kriminal. Ata, që në Lazarat dhe nëpërmjet tij kryejnë veprimtari kriminale, do marrin atë që meritojnë në kohë rekord. Policia e Shtetit, dhe unë jam fare i vendosur për këtë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency