Zbulohet një nga 20 gijotinat naziste

0
158

gijotineGijotina e përdorur për t`ia prerë kokën e njërit nga armiqtë më të rinj dhe guximtarë, është gjetur në bodrumin e një muzeu.

Zbulimi ka ndezur një debat nëse ajo do të shfaqet para publikut për të përkujtuar Sophe Scholl dhe vëllanë e saj Hansin dhe disa anëtarë të lëvizjes rezistence “White Rose” (Trëndafili Bardhë), të cilët ishin ekzekutuar me këtë pajisje të shpikur nga Gjermania Naziste.

Pasi erdhi në pushtet Hitleri ai urdhëroi që të ashtuquajturit “tradhtarë” dhe kundërshtarë të tjerë të regjimit duhet të ekzekutohen dhe gjithashtu dha urdhër për ndërtimin e 20 gijotinave, që zakonisht janë përdorur në revolucionin francez.

Pajisja me të cilën ishte vrarë Scholls, është gjetur në bodrumin e Muzeut Kombëtar të Bavarisë në Munih.

Në vitin 1943 Sophie (21 vjet) dhe Hansi 24, ishin duke shpërndarë pamflete kundër luftës në Ludwig Maximilian University of Munich kur ata ishin kapur nga kujdestari, Jakom Schmid, i cili informoi Gestapon për aktivitetin e dy studentëve të rinj, transmeton Koha.net.

Më 22 shkurt, një gjykatë naziste i dënoi me vdekje Sophien dhe vëllanë e saj për tradhti ndërsa u ishte prerë koka në të njëjtën ditë në burgun Stadelheim. Së bashku me ta ishin ekzekutuar edhe tre anëtarë tjerë të lëvizjes “White Rose”.

Por tani është çështje më e vështirë pasi drejtuesit e muzeut nuk dinë se çfarë të bëjnë me gijotinën që ua mori jetën dy studentëve.

Një zëdhënës i muzeut ka thënë se makina ishte mbyllur dekada më parë pasi drejtuesit nuk mund të lejonin që makina e vrasjeve të ekspozohej para vizitorëve.

Por Hildegard Kronawitter, drejtoreshë  i Fondacionit “White Rose” ka thënë se gijotina duhet të ekspozohet për të nderuar rezistencën e gjithë studentëve të asaj kohe.

“Ju nuk mund ta mbyllni një artefakt të tillë dhe të shtireni se nuk ekziston”, ka thënë ajo. “Ajo duhet të prezantohet para publikut në kontekstin historik”.

Ndërsa, Franz Josef Mueller, anëtari i fundit i grupit “White Rose”, ka thënë: “Jo, kjo nuk duhet të shfaqet. Nuk mund të përdoret si mjet për zbavitje makina që ka shkaktuar vdekje”.

“Kujtimi i Sophies dhe Hansit është brenda meje. Unë i kujtoj ata çdo ditë”, ka shtuar ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency