Shkrimi / “New York Times”: Shqipëria, një ndër 4 vendet që duhet vizituar gjatë 2014-ës

0
139

Mediet e huaja, përsëri elozhe peizazhit shqiptar

Ka plazhe të rrethuara me gurë gëlqerorë dhe një vend si Butrinti

 

0022190dec450bfc9d4805Për të dytin vit radhazi, prestigjiozja amerikane “New York Times” ka bërë një renditje të 52 vendeve që duhen vizituar gjatë vitit 2014, ku bregdetin shqiptar e ka vendosur në vendin e katërt. Për secilin nga këto vende “New York Times” ka dhënë karakteristikat kryesore dhe nuk heziton ta përshkruajë bregdetin shqiptar si një vend mjaft të bukur dhe me çmime të lira njëkohësisht, duke e krahasuar me Evropën kohë më parë. 

“Po sikur të mund të kombinoni bukurinë e thyer, që do të gjeni në bregdetin dalmat të Kroacisë me rrënojat e pazbuluara të Turqisë dhe Greqisë, me natyrën e butë karakteristike të zonave rurale të Italisë, me një çmim shumë më të lirë se zakonisht?
Patjetër që kjo mund të ndodhë në bregdetin e Shqipërisë. Mes Greqisë dhe Malit të Zi, ky vend ndodhet 72 kilometra në lindje të Italisë, në brigjet lindore të Adriatikut dhe ka plazhe të rrethuara me gurë gëlqerorë, një vend si Butrinti dhe hotele me pamje nga deti, ku mund të qëndrosh për më pak se 50 dollarë nata”, – thuhet në shkrimin e “New York Times”.

 Shqipëria

“Është njësoj si Evropa kur ka pasur çmime të lira. Zhvillimi i shfrenuar kërcënoi ta shndërronte të gjithë bregdetin në beton në vitet pas komunizmit, por qeveria e re që mori pushtetin këtë vit, ka premtuar se do ta lërë bregdetin si në fillim”, – vijon më tej përshkrimi për Shqipërinë.
Ndërkohë, në vend të parë, gazeta e njohur ka klasifikuar Cape Town në Afrikën Jugore, në vend të dytë Christchurch në Zelandën e Re, ndërsa në vend të tretë Bregun Verior në Kaliforni.

Rezultati është rrjedhoja më pozitive e përpjekjeve shumëvjeçare nga qeveria “Berisha” për të krijuar kushte optimale për tërheqjen e turizmit dhe promovuar atë në botë. Gjithçka fillon nga ndërtimi i Rrugës së Kombit e infrastrukturës tjetër rrugore, duke kaluar tek sigurimi i vazhdueshëm i energjisë elektrike, që kanë qenë “thembra e Akilit” për zhvillimin e këtij sektori shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Një vit më parë

Një vit më parë, Lejla Giray në “Huffington Post” në shkrimin me titull “10 arsye, është koha të vizitoni Shqipërinë”, përshkruan disa nga zonat më të bukura të Shqipërisë të shoqëruara me foto. Nëse shkon, padyshim që do të kthehesh me më shumë arsye. Është vend i lezetshëm për turistët, por kërkohet durim.

Bukuria natyrore 

Bukuria e Shqipërisë është e zymtë, e egër dhe e shkretuar nga Alpet në Veri tek liqeni artificial i Komanit apo dhe plazhet në Adriatik apo Jon.

Pasuria kulturore 

Vendi është i mbushur me gërmadha antike, më i njohuri është Butrinti, që mbrohet dhe nga UNESCO. Më pak e eksploruar është Apolonia, dikur porti i Korinthias, por uji është tërhequr dhe tani është tokë. Pastaj vijnë qytetet historike, Berati dhe Gjirokastra, me arkitekturë unike osmane, që gjithashtu mbrohen nga UNESCO.

Kontrasti 

Pamje magjepsëse e Shqipërisë janë pengesat e saj për të arritur progresin e shekullit të 21-të. Komunizmi ka vdekur dhe teoritë konspirative vijnë nga mungesa e tij dhe shqiptarët kanë nxituar të përqafojnë kapitalizmin. Në kryeqytet, Tiranë, është e vështirë të gjesh dikë pa telefon celular.

Tradita 

Nëse të pëlqen e kaluara më shumë se e ardhmja, koha nuk ka ecur dhe aq shumë. Fermerët kanë pak pajisje mekanike dhe akoma toka punohet siç bënin stërgjyshet e tyre. Në qytet karrocat me gomarë garojnë me automobilat në rrugët me trafik. Në Alpe, shtëpitë mund të mbeten të izoluar për shumë javë në dimër, aq sa kanë mbetur për shekuj. Në Veri femrat vazhdojnë të kultivojnë një pjesë të mirë të ushqimit dhe të bëjnë verë me mënyrën e stërgjysheve të tyre.

Banorë miqësorë 

Vendi ende nuk ka turistë me tepricë dhe njerëzit janë të ngrohtë dhe mirëpritës dhe në shumicë kuriozë. Ata janë të prirë të kënaqin vizitorët dhe të heqin reputacionin e vendit të rrezikshëm dhe që është në konflikt.

E sigurtë

Në vitet 1990 kishte arsye serioze për sigurinë, kur skema e piramidave rrënoi familjet dhe u mori kursimet e tyre të jetës, duke shkaktuar dhunë në rrugë dhe armatosjen e popullsisë. Gjërat u qetësuan dhe sot, edhe pse “toka e keqe” e Bajram Currit njihet për dhunën më të keqe, janë aq të rrezikshëm sa një akullore në një fundjavë të nxehtë.

Shumëllojshmëria 

Gjatë fundit të shekullit 20, besimi ishte i ndaluar nga regjimi i Enver hoxhës dhe Shqipëria u bë zyrtarisht vend ateist. Religjioni është kthyer, por jo me hakmarrje. Edhe pse më shumë se gjysma është myslimane, Shqipëria është shtet ballëlartë laik dhe i patrazuar nga çështje të besimit.

Aventurë 

Thuhet se Shqipëria është destinacioni i radhës në Evropë për aventura, nga një pjesë për shkak të bukurisë së saj natyrore dhe nga ana tjetër se ka shumë gjëra për të bërë. Ka plazhe të boshatisura dhe të largëta. Është parajsë për rafting dhe kajak.

Koha 

Rrugët dhe rezortet e Shqipërisë nuk janë të mbushura me autobusë me turistë – ende. Por kjo nuk do të zgjasë dhe vendi i vogël mund të dyndet me turistë.

Përballueshmëria 

Shqipëria mbetet relativisht e lirë, e fundit për sa u takon standardeve evropiane. Çmimet janë rreth 30% deri në 50% më lirë se në vendet fqinje si Kroacia, Greqia apo Italia dhe në këto kohë me ekonomi të turbullt, Shqipëria është me leverdi.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency