Brukseli: Borxhi publik do të rritet frikshëm në Shqipëri më 2014

0

Ervin Kaduku

–   Sipas Departamentit të Ekonomisë dhe Financave pranë Komisionit Evropian, raporti i borxhit publik me Prodhimin e Brendshëm Bruto në Shqipëri do të rritet, nga 60 për qind, që ishte kufiri ligjor, në 73.6 për qind!

–   Opozita e dikurshme, tani në pushtet, u tregua shumë agresive kur qeveria “Berisha” hoqi kufirin e borxhit publik, por një borxh që e gjeti në nivelin 62 për qind, tani po e çon drejt majave të papara…

 

European-commisionSinjalet negative të ekonomisë shqiptare janë konstatuar në Bruksel. Komisioni Evropian ka publikuar dy ditë më parë raportin ekonomik të tremujorit të katërt për vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian duke përfshirë ato që janë tashmë kandidate.

Në pjesën për Shqipërisë raporti e vë theksin në përkeqësimin e financave publike si dhe uljen e renditjes së vendit nga Standard & Poor’s në ‘B’, pas një rritjeje të konsiderueshme të borxhit publik. Pritshmëria është negative për shkak të rritjes së rrezikut të rifinancimit të borxhit.
Duke analizuar buxhetin e rishikuar të 2013-ës, raporti thekson se për gjithë vitin, deficiti pritet të jetë 71% më i lartë se ai i planifikuari; kjo, së bashku me një rishikim në ulje të PBB-së minimale, mund të rezultojë në një deficitit buxhetor prej 6.2% të PBB-së, krahasuar me planin fillestar prej 3.5% të PBB-së, pra gati dy herë më i lartë.
Të ardhurat nga privatizimi i mëparshëm i katër HEC-eve janë përdorur për të financuar 15% të deficitit, por nevoja për huamarrje shtesë nënkupton se borxhit publik (duke mos përfshirë detyrimet ndaj biznesit) të ketë arritur në 64.4% të PBB-së në tremujorin e tretë.
Deficiti parashikohet të zgjerohet në 6.6%, ndërsa borxhi publik do të ngjitet në 73.6% të PBB-së në 2014-ën! Opozita e dikurshme, tani në pushtet, u tregua shumë agresive kur qeveria Berisha hoqi kufirin e borxhit publik, por një borxh që e gjeti në nivelin 62 për qind, tani po e çon drejt majave të papara…
Ndërmjetësimi financiar i dobët
Lidhur me ndërmjetësimin financiar, raporti thekson se lehtësimi i politikës monetare në ekonomi vazhdon të jetë i kufizuar për shkak të primeve të larta të rrezikut të aplikuara nga bankat dhe niveleve të ulëta të kreditimit.
Norma mesatare e interesit për huatë e reja në lekë ra në 9.36% në nëntor, nga 10.21% nj vit më parë, duke qenë shumë mbrapa trendit tkurrës së normave të depozitave (nga 5.23% në 2.65%).
Duke reflektuar si faktorët e kërkesës ashtu dhe ato të ofertës, stoku i kredisë për ekonominë u tkurr me 1.3% me bazë vjetore në tremujorin e tretë.

 

 Komisioni Evropian: Përkeqësohet ekonomia në Shqipëri

Komisioni Europian sheh me shqetësim zhvillimet ekonomike në Shqipëri. Në raportin e fundit ekonomik për vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, vihet theksi tek përkeqësimi i financave publike në vendin tonë si dhe zhvklerësimi bërë nga nga Standard & Poor’s. Për 2013-n shpenzimet janë rritur duke e çuar deficitin buxhetor, sipas raportit nga 3.5% në 6.2%. Ndërsa borxhi publik për këtë vit pritet të arrijë në gati 74% të prodhimit të brendshëm bruto. Për shumë zhvillime në ekonomi, shqipëria veccohet nga vendet e tjera që synojnë anëtarësimin. 

Raporti vë në dukje, se ndërsa filloi të përmirësohej ekonomia e vendet e ballkanit perëndimor, ajo shqiptare u përkeqësua, pasi rritja e ekonomise filloi të ulej në tremujorët e fundit të vitit 2013, duke shënuar një rritje prej vetëm 1.7% në tremujorin e tretë.
Edhe rritja e shpenzimeve dhe ulja e të ardhurave nga dallon nga shumë vende aspirante për në BE. Ndërsa Bosnja kaloi në suficit buxhetor (pra të ardhurat e këtij vendi ishin më të larta se shpenzimet), Shqipëria pothjuajse dyfishoi deficitin.
Ekonomistet sygjerojne te behet kujdes me shpenzimet per te mos rrezikuar ekulibrin e financave.

 

 

Punonjësit, 19% punojnë në të zezë

Problemi i informalitetit në punë vijon të jetë ende i lartë në sektorin e biznesit privat.

Nga rezultatet e kontrolleve më të fundit të Inspektoratit Shtëtëror të Punës, referuar muajve Tetor-Nëntor të vitit 2013, nga 944 subjekte të kontrolluara janë zbuluar 1600 punonjës që zhvillonin aktivitet pa qënë ligjërisht të regjistruar.

Drejtori i ISHP-së, Dritan Ylli, tha gjatë një konference për shtyp se, puna në të zezë vazhdon të jetë mjaft e përhapur edhe në bizneset e regjistruara.

Sipas Inspektoriatit, në subjektet e regjistruara si tatimpagues, rreth 19% e punonjësve ishin të padeklaruar. Puna në të zezë iu mohon përfitimet nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore një pjese të konsdierueshme të të punësuarve.

Si burim evazioni, informaliteti në tërësi ul të ardhurat në arkën e shtetit, rrit barrën mbi tatimpaguesit e rregullt dhe shtrembëron konkurrencën mes ndërmarrjeve në treg.