Rita flet për dashurinë

0

rita oraPo jeton dashurinë përkrah DJ-të të saj Calvin. Dhe pikërisht këtë ndjenjë Rita Ora ka vendosur ta ndajë me miqtë e saj në “Facebook”, ndërsa ka shkruar. “He taught me what REAL LOVE was so no matter what the future holds, he’ll ALWAYS have a part me of. A part of me will always belong to him coz we share memories, we share emotions, we share hearts!! (Ai më mësoi çfarë është dashuria e vërtetë, kështu që pavarësisht çfarë ndodh në të ardhmen ai gjithmonë do të jetë pjesë e imja. Një pjesë e imja gjithnjë do t’i takojë atij sepse bashkë ndajmë kujtime, ndajmë emocione, i ndajmë zemrat!”, – ka shkruar Rita, e cila aktualisht është në përmbyllje të punës rreth albumit të dytë të saj.

Loading...

 

 

Anjeza, me një këngë të re

 Ajo është vajza me zërin e artë. Në një kohë kur këngëtar i pëlqen gjithkujt ta quajë veten, lajmi se Anjeza ka hyrë në studion e xhirimit për një këngë të re, i kënaq fansat. Fotoja është hedhur nga Anjeza pikërisht në faqen e saj në “Facebook”. Pyetjes së fansave nëse një këngë e re po përgatitet, Anjeza u përgjigjet: Po, ekzaktësisht…” Jemi kurreshtarë për këngën e Anjezës, por pritshmërinë dhe besimin në cilësinë e Anjezës më saktë e përkufizon një tjetër koment ne faqen e saj. “Eja dhe sfidoji gjithe keto kengetare manikine qe kemi. Duam talente qe i sjelle Zoti ne kete jete. Je origjinale “.

 

 

Machiato Band nuk dinë të këndojnë playback

 Anëtarët e grupit Machiato Band thonë se ata gjithmonë këndojnë “live” dhe se kurrë nuk do të pranojnë të këndojnë “playback”. Grupi kosovar ka sjellë disa hite të njohura gjatë kohës sa ekziston, përfshirë edhe një të fundit, të titulluar “Xhejlan”, por ata njihen edhe për paraqitjet “live” në mbrëmje të shumta. “Ne kënaqësinë në skenë e ndiejmë në performanca ‘live’. Ne nuk dimë të këndojmë ‘playback’. Për këtë edhe jemi shkolluar dhe kemi përvojë. Dhe në publik do të vazhdojmë të qëndrojmë vetëm me performanca ‘live’ dhe një stil që publiku na ka pranuar”, – ka thënë për mediat njëri nga anëtarët e bendit, Bekim Hallaqi. Ai po ashtu ka zbuluar se grupi do të vijë me projekte të reja dhe disa bashkëpunime, por pa zbuluar emrat e tyre.

 

 

Vesa në Australi për Pavarësinë e Kosovës

 Vesa Luma ka bërë të ditur se ajo do ta festojë ditën e Pavarësisë së Kosovës shumë larg nga vendi i saj. Këngëtarja kosovare do të fluturojë drejt Australisë, ku do të argëtojë mërgimtarët tanë që jetojnë në këtë kontinent të largët. Siç raportojnë mediet, lajmin e ka zbuluar vetë këngëtarja përmes faqes së saj zyrtare në “Facebook”. “Turne në Australi. Në shkurt 2014. Përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës me bashkatdhetarët tanë në fund të botës See you soon”, – ka shkruar ajo, duke na zbuluar se atje do të ketë edhe një turne koncertesh. Sipas një të përditshmeje kosovare, Vesa as kësaj here nuk do të ndahet nga i fejuari i saj, reperi nga Shqipëria, Big Basta.

 

 

Mirjeta kërkon më shumë nga vetja

 Bukuroshja Mirjeta Shala thotë se ajo është një person shumë kërkues nga vetja. Modelja kosovare së fundi është aktive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pjesë e kompanisë që drejton Donald Trump, “Trump Model Management”. Dhe, derisa është me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, ajo ka dhënë një prononcim për gazetën “Zëri”, mes të tjerash duke treguar arritjet dhe synimet e saj. “Kam punuar shumë në SHBA me shumë disenjatorë të sfilatave, ku vlen të ceket edhe reklama për “Cabana”. Gjithashtu, vazhdoj punën edhe në agjencinë e njohur “Trump”, ku e vlerësoj mjaft shumë punën në të. Natyrisht se synimet e mia janë për një karrierë edhe më të mirë. Në fakt, jam një person që kërkoj shumë nga vetja, prandaj vazhdimisht jam në angazhime”, – ka thënë modelja.

 

 

Loading...