Tatimet kërkojnë transparencë nga biznesi, vetë mbeten… në vitin 2007!

0
137

Ervin Kaduku

 

 

Mungojnë të dhënat statistikore të Tatimeve që nga korriku 2007…

 

tregu frutaGjithnjë e më tepër për shërbimet online ndaj biznesit nga administrata tatimore, vetë kjo e fundit nuk është transparente me funksionet e saj. Referuar faqes zyrtare të kësaj Drejtorie, për të parë të dhënat statistikore të të ardhurave tatimore, vërehet se ato janë ndalur në vitin 2007. Flasim për një moment kur u prezantua me të madhe shërbimi ndaj biznesit shqiptar, një vit më parë, i cili mund t’i paguajë me kosto më të ulët dhe kohë më të shkurtër tatimet dhe taksat nëpërmjet M-Tax dhe E-Pagesa të cilat janë dy shërbimet më inovative të administratës tatimore.

Kështu, administrata tatimore deri më tani po përsos teknologjinë sesi të paguajë biznesi, por nuk bën transparente atë që mbledh nga biznesi.

Performanca jo e mirë në realizimin e të ardhurave, e ka shoqëruar administratën fiskale gjatë viteve të fundit.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, vetëm në tetor të vitit të kaluar pati një kthesë pozitive në trendin e të ardhurave. Ndërkohë, në nëntor, Tatimet u zhytën sërish. Nga zërat që nuk e përmbushën planin e mbledhjeve të të ardhura ishte ai i tatim-fitimit, i cili u tkurr me 10.7% në 11-mujorin e vitit 2013, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si rrjedhojë u mblodhën 1.6 miliardë lekë më pak, duke i çuar të ardhurat për këtë zë në 13.5 miliardë lekë, duke qenë nga zërat që mblodhën më pak fonde se plani. Në vlerë absolute, zëri i TVSH-së vijon të ketë një trend negativ, i cili ka ndikuar në afërsisht 76% të rënies së mbledhjes së të ardhurave buxhetore. Në të dhënat e financave bëhet e ditur se të ardhurat nga TVSH-ja ishin rreth 99.3 miliardë lekë në fund të 11-mujorit 2013. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë tkurrja është 7.3%. Në vlerë monetare do të thotë 7.8 miliardë lekë më pak për këtë zë. Ndërkohë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mbledhjen e akcizës. Për herë të parë ky zë pati një tendencë rritëse me 0.1%, duke arritur të mbledhë 33 miliardë lekë.

Në total, për periudhën tetor-nëntor, të ardhurat në buxhet kanë rënë me 1%, në raport me të njëjtin dymujor të vitit të kaluar.

Për 11-mujorin, të ardhurat nga tatimet e doganat ishin 202 miliardë lekë, me një rënie prej 4.5% apo 9.5 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (për 9-mujorin këto shifra ishin përkatësisht minus 5%, apo 9.6 miliardë lekë). Pas rishikimit të buxhetit, i cili kishte vendosur një planifikim më konservativ, të ardhurat për 11-mujorin rezultojë rreth 1.1 miliardë lekë më shumë se plani.

TVSH-ja vijon të jetë zëri që në vlerë absolute ka rendimentin më negativ në mbledhjen e të ardhurave buxhetore, duke ndikuar në gati 76% të rënies. Sipas të dhënave nga financat, të ardhurat nga TVSH ishin rreth 99.3 miliardë lekë në fund të 11-mujorit, duke u tkurrur me 7.3%, apo 7.8 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përmirësim ka pasur në mbledhjen e akcizës, e cila arriti në rreth 33 miliardë lekë për periudhën janar-nëntor, me një rritje prej 0.1%, duke kthyer për herë të parë tendencën rënëse të këtij zëri.

Edhe tatim fitimi zbriti me 1.6 miliardë lekë, apo 10.7%, në 13.5 miliardë lekë, duke qenë nga të paktët zëra të mbledhur më pak se plani.
Me ecuri pozitive ishin të ardhurat personale, që u rritën me 4.1% (1.1 mld lekë) në 26 miliardë lekë. Megjithatë financat shpresonin që të mblidhnin më shumë, teksa ky zë ka mosrealizimin më të madh, me 1.3 miliardë lekë më pak se plani.

 

 

 

Tetor-nëntor

Në total, për periudhën tetor-nëntor, të ardhurat në buxhet kanë rënë me 1%, në raport me të njëjtin dymujor të vitit të kaluar.

Për 11-mujorin, të ardhurat nga tatimet e doganat ishin 202 miliardë lekë, me një rënie prej 4.5% apo 9.5 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (për 9-mujorin këto shifra ishin përkatësisht minus 5%, apo 9.6 miliardë lekë). Pas rishikimit të buxhetit, i cili kishte vendosur një planifikim më konservativ, të ardhurat për 11-mujorin rezultojë rreth 1.1 miliardë lekë më shumë se plani.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency