Thoni “jo” kur ta dëshironi

0
144

 “Jo” është fjalë aq e vogël, por duket se është njëra nga ato që na vjen më së vështiri për ta shqiptuar.

 

foto thoni joNjë paciente njëherë më ka thënë se në jetën bashkëshortore ka qenë dhjetë vjet para se të këtë pasur sukses t’i thotë burrit se nuk ka dëshirë t’ia përkëdhel flokët. Kur janë njohur, burri i saj ka pasur dëshirë t’ia përkëdhelë flokët dhe e ka pyetur sa i pëlqen kjo edhe asaj. Ajo i ka thënë “po”, sepse ka dashur ta kënaqë e në të vërtetë ka menduar “jo”. Vetëm pas lindjes së fëmijës së tyre të tretë i ka thënë burrit se si ndihet me të vërtetë. Ai është befasuar që ajo nuk i ka thënë këtë më herët.

Nëse thoni “po” kur në të vërtetë dëshironi të thoni” jo”, atëherë nuk flisni atë që mendoni e kjo do të ndikojë në ndjenjat e juaja të vetërespektit. Të gjithë kemi problem me këtë fjalë të vogël derisa punojmë gjëra të ndryshme të cilat në të vërtetë nuk dëshirojmë t’i bëjmë.

Nëse nuk themi “jo” kur këtë dëshirojmë, i bëjmë punët me hidhërim dhe mërzia e vetëbesimi jonë dobësohet përnjëherë.

Ushtrohuni të thoni “jo”. Shqiptoni këtë zëshëm kur të jeni vetëm, aq sa për ta bërë shprehi kjo fjalë. Pastaj parafytyroni situatën në të cilën me kënaqësi do ta shqiptonit. Paramendoni personin dhe parafytyroni se si po i thoni “jo”. Me ushtrime përkryeni! Kur për herë të parë përnjëmend thoni “jo”, ndoshta kjo nga pak do t’ ju frikësojë. Mos u rrëfeni pa i që të thoni “jo”, por vetëm uroni vetën! Herën tjetër do të jetë më lehtë. Sa herë që të ndjeheni si viktimë, vetëbesimi i juaj është i dobët dhe duhet t’i thoni dikujt “jo”, Thoni “jo” kur këtë e dëshironi dhe do të jeni krenarë në veten.

Lynda Field (terapeute familjare)

 

 

 

 

Si ta shëroni një zemër të thyer?

Ka shumë mënyra të ndryshme për ta shëruar një zemër të thyer, por tejkalimi i saj është shumë i vështirë. Ja disa nga këshillat që duhet t’i ndiqni në këtë aspekt.

 

Mos e shmangni temën!

Kur jeni në kërkim të gjetjes së rrugëve për ta shëruar një zemër të thyer, hapi i parë është të mësoheni të mos i ikni temës. Mos u mundoni ta refuzoni pranimin se diçka e tillë ka ndodhur dhe e tejkaloni dhimbjen, duke menduar për çdo gjë që ka ndodhur.

 

Mos gjeni zëvendësim!

Mos e zëvendësoni menjëherë partnerin që u ka zemëruar kaq shumë duke u ndarë me ju, me një tjetër person. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni shumë më keq dhe në fakt edhe ajo lidhje do të përfundonte shumë shpejt. Askush nuk mund të vazhdojë atë që ish-i dashuri juaj e ka lënë në gjysmë.

 

Meditoni!

Një nga mënyrat më të mira për ta tejkaluar këtë gjendje është nëpërmjet meditimit. Ju duhet të përballeni me mundësinë e bisedimit me të tjerët në lidhje me këtë çështje. Meditimi mund të ju bëjë të mendoni më qartë për çdo gjë.

 

Qeshni!

Mundohuni ta jetoni jetën në një fazë të re tashmë, duke e tejkaluar çdo negativitet brenda jush. Kur të ndiheni sikur doni të qani, shfrytëzojeni kohën dhe largoni ato ndjenja duke qarë, por në të njëjtën kohë dilni sa më shumë kënaquni me jetën dhe do të kuptoni se keni edhe shumë gjëra të tjera pozitive para jush.

 

 

Katër tabutë që mund t’i thyeni

 Katër tradita që mund t’i thyeni

Kur është puna për propozimin e martesës, edhe femrat, edhe meshkujt pajtohen se është mashkulli ai që duhet të propozojë. Megjithatë, ka shumë zakone të tjera, të cilat janë shndërruar në rregulla, por të cilat jo domosdoshmërisht janë të duhura.

Ja disa tradita që mund t’i thyeni dhe ta bëni femrën e ëndrrave për vete:

Rregulla 3-ditore

Mos e aplikoni këtë rregull “të marrë” të telefonatave. Kjo i takon së kaluarës dhe në kohën e rrjeteve sociale, telefonisë dhe mesazheve, nuk gjen aplikim kurrsesi. Rregulla e re: Telefonojeni kur të ndiheni sikur doni ta bëni këtë.

Gjithnjë paguani ju

Ju duhet të jeni gjithmonë ai që paguan në takimet e para, por më vonë kjo nuk është e detyrueshme. Pa marrë parasysh qëndrimin tuaj në lidhje me këtë, të paktën shikoni nëse ajo ofrohet për të paguar. Nëse e lejoni apo jo, është çështje tjetër, por kjo sigurisht do të thotë se ajo është e pavarur.

Takimi për darkë

Duhet t’i ndryshojmë takimet që janë takime në darkë/drekë/kafe. Pse? Sepse janë shumë formale dhe të mërzitshme. Takimi i parë duhet të jetë sa më i thjeshtë dhe në shëtitje për shembull, në mënyrë që ju të mundoheni ta njihni dhe jo ta shikoni tërë kohën trupin e saj.

Mos flisni për para

Kjo rregull duhet thyer gjithsesi. Në takimet e para jo, por më vonë është e domosdoshme që të flisni për paratë dhe gjendjen tuaj ekonomike, në mënyrë të sinqertë, para se ta filloni një lidhje afatgjate.

 

 

 

 

8 çelësat për të gjetur kënaqësinë në punë

  Disa sondazhe të fundme dëshmojnë se një e treta e të punësuarve nuk marrin kënaqësi në punën e tyre. Shumë ëndërrojnë të ndryshojnë. Sigurisht, vetëm ëndërrojnë, sepse para se të ndërrosh punë duhet gjetur më parë një tjetër, gjë jo shumë e lehtë në këto kohë.

Kënaqësia në punë është themelore, jo vetëm sepse shton përmbushjen tonë, por edhe sepse përmirëson cilësinë e jetës. Vetëkuptohet se nëse e kalon pjesën më të madhe të ditës duke punuar pa qenë i lumtur me të, rruga për te pakënaqësia personale është e shkurtër.

Çdo punë është qartësisht e ndryshme, por psikologët kanë dalluar disa aspekte universale që shpesh rezultojnë të jenë përcaktues të nivelit të kënaqësisë.

 

1. Telashet e vogla

Nëse pyesni një mjek se cila është pjesa më e vështirë e punës së tij, do të mbeteshit të habitur. Sipas një kërkimi, në vend të parë nuk qëndron komunikimi i një sëmundjeje të rëndë ose në fazën përfundimtare të jetës së pacientit, por telashet e praktikave burokratike dhe administrative.

Kënaqësia e punës është skajshmërisht e cenueshme nga problemet e vogla të përditshme (sidomos nëse janë monotone dhe të përsëritshme) dhe është mjaft më e qëndrueshme përballë situatave stresante të shkëputura. Menaxheri ideal duhet ta dijë mirë se çfarë u krijon siklet (në kufijtë e mundshëm) vartësve të tij dhe t’i lehtësojë nga pesha.

 

2. Perceptim i shpërblimit të drejtë

Cilado qoftë puna, pagesa duhet të jetë e drejtë. Sa më e madhe të jetë diferenca mes asaj që mendohet se duhet fituar dhe asaj që fitohet në të vërtetë, aq më e madhe do të jetë dhe pakënaqësia. Është e gjitha çështje perceptimi.

 

3. Arritja

Ndihemi më të kënaqur kur përftojmë një rezultat dhe kemi prova të dukshme. Në shumë punë, duke qenë pjesë e diçkaje shumë të madhe, është shpesh e vështirë të llogarisim kontributin vetjak dhe kjo peshon psikologjikisht. Qëndroni duke vështruar produktin final, të vetëdijshëm që keni kontribuar.

 

4. Reagimi

Nuk ka asgjë më të keqe sesa të mos dihet se ke bërë një punë të mirë. Në caqet e kënaqësisë nuk ekzistojnë lajme të mira ose të këqija, meqenëse (edhe nëse fillimi ka qenë i shëmtuar) gjithçka do të shërbejë në të ardhmen për të përftuar rezultate më të mira. Një rrahje shpatullash mund t’iu rikthejë buzëqeshjen.

 

5. Kompleksitet dhe varietet

Sa më shumë ajo që bëjmë na angazhon, aq më shumë kënaqësi na jep. Sa më të ndryshme ta bëjmë, aq më shumë na pëlqen. Këto janë dy aspekte kyçe për stimulimin e motivimit.

 

6. Kontrolli

Disa gjëra janë për t’u bërë dhe pikë, por është ndërkaq e vërtetë se kur puna vetjake kontrollohet nga dikush, bëhet më mirë… dhe kërkimet dëshmojnë se është edhe më e kënaqshme. Kush nuk e pranon kontrollin, do të përfundojë duke zvogëluar efikasitetin e vet dhe akoma më keq, dëshirën për ta bërë punën.

 

7. Mbështetja organizative

Çdo punonjës do të duhet të dijë se shefi dhe ndërmarrja e tij do të kujdesen për të, duke vënë në dispozicion organizimin e nevojshëm për ta kryer më mirë punën. Sa më e madhe të jetë mbështetja organizative e ofruar, aq më e madhe kënaqësia.

 

8. Mos punoni në shtëpi

Të kesh një vend pune është themelore. Duke përzier vendet e punës me ato të çlodhjes, shpesh përfundohet duke ngatërruar dy gjërat pa e kuptuar se ku përfundon njëra e ku fillon tjetra. Për të kryer veprimtari pune në shtëpi, është e rëndësishme të përcaktojë një dhomë-zyrë që t’ia kushtojë vetëm punës.

Është me të vërtetë e vështirë të jeni të kënaqur në punë?

Çdo njeri ka nivele të ndryshme të perceptimit të kënaqësisë. Ka që kënaqen dhe ka që jo. Disa kërkime dëshmojnë se me rritjen e moshës dhe të përvojës në punë priremi të jemi edhe më të kënaqur, por ka ende disa fillestarë. Përpiquni të rriteni.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency