Financat “rrokullisen” që në muajt e parë…

0
114

Ervin Kaduku

 

Ja çfarë fshihet realisht pas mburrjeve për rritje të performancës së Doganave e Tatimeve!

 

toke bujqesorePak ditë më parë, shefja e re e Doganave doli në publik, duke paraqitur rezultate, të cilave u doli shumë shpejt boja, që pasqyronin në fakt rritje të arkëtimeve nisur nga një import i pazakontë i mallrave të akcizës muajt e fundit, për të shmangur taksat e reja. Shefja e Tatimeve nuk e ka bërë ende daljen e saj, sepse, ndryshe nga Doganat, ajo nuk ka se me ç’të mburret, pasi tregtarët e kanë futur në xhep fitimin nga diferenca e blerjes me taksa të vjetra dhe shitjes me taksa të reja.

Por, edhe në total, performanca e administratës fiskale duket se është shumë larg pompozitetit zyrtar. Sipas statistikave të Ministrisë së Financave, pas një përmirësimi në tetor, në nëntor të vitit të kaluar të ardhurat e mbledhura në buxhet ranë 8.3% me bazë vjetore. Financat nuk kanë arritur që të ruajnë ritmin e përmirësimit të të ardhurave për 11-mujorin, me të ardhurat totale në buxhet që u tkurrën 3.1% me bazë vjetore (minus 9.3 miliardë lekë se janar-nëntor 2012), nga 2.7% (rreth 7.4 miliardë lekë) që ishte rënia për periudhën janar nëntor.

Shifrat bëhen të ditura në tabelat fiskale të periudhës janar-nëntor, të publikuara nga Ministria e Financave.

Vetëm në tetor, periudhë kur qeveria e re e mori tërësisht në dorë situatën, të ardhurat në buxhet ishin gati 30 miliardë lekë, me një rritje prej 6.4% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndërsa nëntori solli sërish një përkeqësim të tendencës, me të ardhurat që arritën rreth 26 miliardë lekë, me një rënie prej 8.3% në raport me nëntorin 2012, që është dhe rezultati më i dobët i katër viteve të fundit.

Në total, për periudhën tetor-nëntor, të ardhurat në buxhet kanë rënë me 1%, në raport me të njëjtin dymujor të vitit të kaluar.

Për 11-mujorin, të ardhurat nga tatimet e doganat ishin 202 miliardë lekë, me një rënie prej 4.5% apo 9.5 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (për 9-mujorin këto shifra ishin përkatësisht minus 5%, apo 9.6 miliardë lekë). Pas rishikimit të buxhetit, i cili kishte vendosur një planifikim më konservativ, të ardhurat për 11-mujorin rezultojë rreth 1.1 miliardë lekë më shumë se plani.

TVSH-ja vijon të jetë zëri që në vlerë absolute ka rendimentin më negativ në mbledhjen e të ardhurave buxhetore, duke ndikuar në gati 76% të rënies. Sipas të dhënave nga financat, të ardhurat nga TVSH ishin rreth 99.3 miliardë lekë në fund të 11-mujorit, duke u tkurrur me 7.3%, apo 7.8 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përmirësim ka pasur në mbledhjen e akcizës, e cila arriti në rreth 33 miliardë lekë për periudhën janar-nëntor, me një rritje prej 0.1%, duke kthyer për herë të parë tendencën rënëse të këtij zëri.

Edhe tatim fitimi zbriti me 1.6 miliardë lekë, apo 10.7%, në 13.5 miliardë lekë, duke qenë nga të paktët zëra të mbledhur më pak se plani.
Me ecuri pozitive ishin të ardhurat personale, që u rritën me 4.1% (1.1 mld lekë) në 26 miliardë lekë. Megjithatë financat shpresonin që të mblidhnin më shumë, teksa ky zë ka mosrealizimin më të madh, me 1.3 miliardë lekë më pak se plani.

 

Shpenzimet

Nisur nga statistikat zyrtare, del se nëntori solli frenim të mëtejshëm të shpenzimeve kapitale, ose investimeve. Këto ranë 73 për qind në shkallë vjetore në tetor, por edhe 64 për qind ishte rezultati negativ i muajit nëntor.

Gjatë këtyre dy muajve nuk është dhënë asnjë qindarkë për ish-të përndjekurit politikë, ndërkohë që shpenzimet për pushtetin vendor, që ishin vetëm 1.2 për qind më të larta se një vit më parë në muajin tetor, në nëntor shkuan madje gati 15 për qind më të ulëta se në nëntorin e vitit 2012. Më tej, për pagesën e papunësisë shteti dha për qytetarët 23.2 për qind më pak se në nëntor 2012, etj.

Totali i shpenzimeve për 11-mujorin ishte rreth 353 miliardë lekë, duke rezultuar 4.7% apo 16.2 miliardë lekë më shumë, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë ritmet e rritjes së shpenzimeve janë reduktuar në dy muajt e fundit (për 10 mujorin shifrat përkatëse të rritjes ishin 7.1% apo 21.3 miliardë lekë më shumë, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në rritje rezultojnë për 11 mujorin edhe shpenzimet kapitale, që arritën në 57 miliardë lekë, me një rritje prej 7.5% me bazë vjetore. Por, ky zgjerim i dedikohet kryesisht periudhës para zgjedhore. Vetëm për nëntorin, shpenzimet kapitale (investimet) ishin vetëm 2.5 miliardë lekë (18 milionë euro)nga 8.4 miliardë lekë (60 mln euro) në nëntor 2012.
Në fakt, shkurtimi i shpenzimeve me rreth 6.3 miliardë lekë në nëntor 2013, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, ka ardhur në pjesën më të madhe nga reduktimi i investimeve.

 

Borxhi

Ndërkohë, për 11 mujorin 2013, huamarrja e brendshme është rritur 125% me bazë vjetore, duke ushtruar presion në tregun e bonove e obligacioneve. Deficiti buxhetor është rritur sërish në nëntor, si rrjedhojë e performancës së dobët të të ardhurave dhe shpenzimeve relativisht të larta, ndryshe nga tetori, kur ai u reduktua për herë të parë përgjatë 2013.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, me të ardhurat që ishin gati 9.3 miliardë lekë më pak me bazë vjetore dhe shpenzimet që ishin gati 16 miliardë lekë më shumë se janar-nëntori 2012, deficiti buxhetor u rrit me 25 miliardë lekë me bazë vjetore për periudhën në fjalë. Në vlerë absolute, për gjithë periudhën janar-nëntor, deficiti buxhetor të rritet në 60 miliardë lekë, nga rreth 54 miliardë lekë, që ishte për 10 mujorin dhe 58 miliardë lekë që ishte për 9-mujorin. Financat nuk arritën të ruajnë tendencën rënëse, që u konstatua në tetor.

Në vlerë absolute deficiti buxhetor për 11-mujorin është pothuajse dyfish më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Financimi i tij është siguruar kryesisht në tregun e brendshëm. Për 11 mujorin 2013, huamarrja e brendshme është rritur 125% me bazë vjetore, duke ushtruar presion në tregun e bonove e obligacioneve.

Kredia e huaj ende tej horizontit
Arritja e marrëveshjes me FMN për financimin e borxhit që qeveria u ka bizneseve për punët publike, duket se rezultatet do t’i ketë jo të afërta në kohë, në rast se është arritur ndonjë marrëveshje në këtë drejtim. Edhe pse kjo marrëveshje është arritur parimisht, specialistë të dikasterit të Financave po vazhdojnë bisedimet me FMN për realizimin e saj në terma teknikë. Në momentin e bërjes publike të kësaj marrëveshjeje, u theksua, se ajo do të miratohej nga Bordi i Drejtorëve të këtij institucioni të rëndësishëm financiar ndërkombëtar në mesin e këtij muaji, çka do të thotë se akoma ardhja e “parave” të shumëpritura është larg.

Marrëveshja me FMN për një paketë masash ndihme ekonomike synon të krijojë më tepër siguri dhe besim për investitorët vendas dhe të huaj, ndërsa vetë kreu i Misionit të FMN, Nadeem Ilahi, theksoi se, ulja e nivelit të borxhit te biznesi do të rriste besimin dhe kredidhënien nga sistemi bankar. Por, nevoja për para dhe likuididet ka bërë që qeveria të rrisë borxhin e saj në tregun e brendshëm, çka ka cuar në uljen në nivele historike të emetimit të bonove të thesarit.

 

 

Shqipëria drejt recesionit, rënie 2.26% e Prodhimit të Brendshëm bruto

 

Ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2013 vlerësohet me rënie prej 2,26% kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2012. Kështu deklaroi dje Instituti i Statistikave. Ndikim në këtë rënie kanë dhënë të gjitha degët kryesore të ekonomisë, duke përjashtuar atë të bujqësisë.

 

Ndryshimi në një vit

Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e tretë 2013 krahasuar me tremujorin e tretë 2012 shfaqën si më poshtë:

 

  • Aktiviteti bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë u rrit me 2,9%.
  • Grupi i industrive u ul me 4,6% në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012. Ndikimin kryesor në këtë rënie e pati industria përpunuese me rreth 7%.
  • Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2013 pati ulje prej 10% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012.
  • Grupi tregti, hotele dhe restorante pati një rënie prej 3,4% në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në këtë grup, rënia me rreth 13% e degës së hotele dhe restorante dhe degës së tregtisë me 1,6% patën ndikimin më të madh.
  • Aktiviteti i transportit në tremujorin e tretë të vitit 2013 u ul me 4,2% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
  • Grupi i postë dhe komunikacionit u shfaq me rënie prej 1,2% në tremujorin e tretë të vitit 2013 përkundrejt tremujorit të tretë të vitit 2012.
  • Grupi i shërbimeve në tremujorin e tretë të vitit 2013 pati rënie me 0,5% kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2012. Në këtë grup, sektori financiar, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia ndikuan pozitivisht, ndërsa rënia ndikohet nga ecuria negative e sektorit të pasurve të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit (aktivitete ligjore, të arkitekturës, inxhinierike si dhe konsulenca financiare, komerciale etj.). Gjithashtu, ndikim negativ kanë pasur edhe aktivitetet e tjera të shërbimit kolektiv, social, kulturor etj.

 

Ndryshimi në tre muaj

Sa u përket ndryshimeve ndaj tremujorit pararendës, ekonomia vlerësohet me rënie prej 2% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013.

 

  • Aktiviteti bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me tremujorin paraardhës u rrit me 0.8%.
  • Grupi i industrive pësoi rritje me 1,7% në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar kjo me tremujorin e dytë të vitit 2013.
  • Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2013 shënoi rënie me 20% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013.
  • Grupi tregti, hotele dhe restorante pati një rënie prej 1,2% në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013.
  • Aktiviteti i transportit në tremujorin e tretë të vitit 2013 pësoi rritje me 0,5% krahasuar me tremujorin paraardhës.
  • Dega e postë dhe komunikacionit u shfaq me rritje 0,4% në tremujorin e tretë të vitit 2013 përkundrejt tremujorit të dytë të vitit 2013.
  • Dega e shërbimeve të tjera në tremujorin e tretë të vitit 2013 pësoi rritje me 0,5% kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2013.

 

edhe grafiku i te ardhurave, edhe tabela e perbashket ne excel shkojne me shkrimin “performanca e buxhetit”.

grafike per “renia e GDP” mund te perdoren nga “rritja ekonomike tremujore” (pdf), jane dy, i pari vjetor, i dyti tremujor. 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency