Çfarë e bën një grua të lumtur?

0
196

femra_eshNjë grua mund të jetë e lumtur, pavarësisht nga rrethanat dhe fakti se është e martuar, e pasur apo e varfër, është me apo pa fëmijë, punon ose është shtëpiake.

Kjo do të thotë që lumturia është një çështje e brendshme dhe se burri dhe paratë janë ‘mjete të tjera ndihmëse’, por a është në të vërtetë kaq e thjeshtë, lexoni se ç’shkruan “People”.

Gjatë një seminari për çiftet, një gruaje i bëhet kjo pyetje: “Burri juaj ju bën të lumtur? Ju bën me të vërtetë të lumtur?”

Në atë kohë, burri i saj reagon duke ngritur kokën, gjë që nënkuptonte besim.

Ai e dinte se gruaja e tij do të thoshte “Po”, sepse ajo kurrë nuk ishte ankuar gjatë martesës. Megjithatë, gruaja u përgjigj me oshtimë: “Jo!”

– “Jo, burri im nuk më ka bërë të ndihem e lumtur!”

Në këtë moment, burri po kërkonte me sy daljen më të afërt të sallës.

“Burri im nuk më ka bërë të lumtur, nuk më bën të lumtur, unë ndihem e lumtur!”

Dhe vazhdoi:

* Fakti që unë jam apo jo e lumtur nuk varet nga ai, por nga unë! Lumturinë time e vendos vetëm unë! Unë vendos të jem e lumtur! Në çdo moment, në çdo situatë të jetës sime, nëse lumturia ime do të varej nga dikush tjetër, atëherë unë do të kisha telashe të mëdha!”

* Unë vendos të jem e lumtur! Nëse shtëpia ime është e zbrazët apo e mbushur: Unë jam e lumtur!

* Nëse dalim bashkë apo kur dal vetëm: Unë jam e lumtur!

* Nëse në punë më paguajnë mirë ose jo: Unë jam e lumtur!

* Jam e martuar, por isha e lumtur kur isha vetëm! Jam e kënaqur për veten time!

* Gjërat e tjera, njerëzit, situatat apo momentet unë i quaj: Përvoja që mund të më japin momente gëzimi apo trishtimi!

* Kur më vdes një person i afërt, unë jam një person i lumtur, në një moment të pashmangshëm trishtimi.

* Kam mësuar nga eksperiencat kalimtare dhe jetoj ato që janë të pafundme: Të dashuroj, të fal, të ndihmoj, të pranoj, të kuptoj…

* Ka njerëz që thonë: Unë tani nuk mund të ndihem i lumtur, sepse jam keq, sepse nuk kam para, sepse bën shumë nxehtë, sepse më kanë fyer, sepse dikush nuk më do më, sepse nuk arrijnë të më vlerësojnë, sepse im shoq nuk është ai që prisja, sepse fëmijët e mi nuk më bëjnë të lumtur, sepse punoj në një profesion të rëndomtë, e kështu pa mbarim…

* Unë e dua jetën, jo sepse jeta ime është më e lehtë se e të tjerëve. Është sepse unë kam vendosur të jem një person i lumtur dhe jam përgjegjëse për lumturinë time! Kur kam marrë këtë vendim e kam bërë për të vetmen arsye: T’u heq një barrë të rëndë nga supet tim shoqi dhe të tjerëve…

* Në këtë mënyrë martesa ime funksionon e lumtur prej shumë vitesh. Mos lejo askënd të jetë përgjegjës për lumturinë tënde!

* Të jesh i lumtur, edhe pse është nxehtë, edhe pse je sëmurë, edhe nëse dikush të ka lënduar, edhe nëse nuk të duan dhe nuk të vlerësojnë!

* Mjafton të kemi qetësinë për të pranuar gjëra që nuk mund t’i ndryshojmë, kurajën për të ndryshuar gjërat që mund të ndryshohen dhe mençurinë që të bëjmë dallimin midis tyre!

 

 

Femrës së tradhtuar

Shoqen tënde të ngushtë e ka tradhtuar partneri, ndërkaq ajo vetëm juve ju ka treguar. “Me siguri do të ndiheni e zemëruar dhe e lënduar për atë që i ka ndodhur asaj, mirëpo nuk bëni mirë që menjëherë t’ia shfaqni ndjenjat tuaja”, – thotë psikologia Karen Sherman.“Mashkulli që tradhton një herë, gjithmonë do të jetë tradhtar”.Me një koment të tillë ia humbni çdo shpresë që të përmirësohen marrëdhëniet. Në vend të këtij komenti, thoni kështu: “Po përpiqem të të kuptoj se në çfarë gjendje je!”

 

“Meshkujt tradhtojnë me arsye”

Shmangni situatat ku padashur tregoni gishtin nga ajo dhe mos e fajësoni për tradhtinë e partnerit.“I dashuri yt së paku nuk e ka bërë atë që e ka bërë i saj”.Në vend të kësaj, më mirë është t’i jepni përkrahje dhe të pranoni që situata e saj është e veçantë.“Falja/harroje”.Më mirë është t’i thuhet kështu: “E di që duhet kohë dhe mënyra për të zgjidhur situatën ashtu siç do të jetë më mirë për ju”.“Tradhtia nuk është e lidhur vetëm me seksin/tradhtia është e lidhur ekskluzivisht me seksin”.Do të jetë mirë që të mos ia thoni këto gjëra të cilat femrës së lënduar do t’ia rikujtojë aspektin fizik të tradhtisë.

 

“Kam dyshuar”

Madje, edhe nëse vërtet keni ditur që bashkëshorti apo partneri i shoqes tënde të ngushtë po e tradhton atë, një konkludim i këtillë nuk do t’i ndihmojë. “Me siguri të ka tradhtuar me ndonjë kurvë!”Konstatimet e këtilla më së shpeshti vetëm sa do ta nxisin të ketë ndjenja të këqija. Përpiquni t’ia ktheni vetëbesimin në atë mënyrë që do t’i thoni atë që më së shumti e dëshironi dhe e vlerësoni tek ajo – ndjenjën e saj për humor apo bashkëndjesi.

 

“Të gjithë meshkujt tradhtojnë”

Ta këshilloni shoqen që nga situata të tilla të nxjerrë mësim, do t’i shkaktoni edhe më shumë hidhërim, dështim dhe do ta lëndoni edhe më tepër. Thoni se asaj i takon që të përpiqet për atë që është më së miri për të.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency