Standard.al

Viti i Ri Kontroll tregjeve, Bashkia: Janë ulur çmimet e ushqimeve

Bozdo: Kontrolle çdo dite, per t’u shërbyer qytetarëve

 

TREGU CMIMET 24_2Kur kane mbetur vetëm dy ditë nga ndërrimi i viteve, situata e çmimeve  në kryeqytet vazhdon të jetë e stabilizuar. Ndryshe nga vitet e tjera, ka një tendencë në rënie të çmimeve të disa produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve të vendit. Kjo është konfirmuar nga vetë tregtarët gjatë takimeve që nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo ka zhvilluar dje në inspektimet që së bashku me task- forcën i bëri çmimeve në tregun ushqimor.

 Task-forca

“Task-forca e Bashkisë së Tiranës vazhdon monitorimet e çmimeve të produkteve ushqimore në tregjet e kryeqytetit. Në tregun e sotëm, një ndër tregjet kryesore të Tiranës, siç edhe u raportua nga vetë kontaktet, një pjesë e mirë e çmimeve ushqimore janë ulur si politikë e vetë kompanive për t’i mbajtur çmimet e ulura në këtë fundvit. Sipas të dhënave që ne kemi edhe në tregjet e tjera, për disa produkte të importit, fruta-perime ka një lëvizshmëri të lehtë të çmimeve të nivelit 10-15 lekë për kile. Për disa produkte të tjera shqiptare, të prodhuara në Shqipëri, çmimet janë absolutisht të stabilizuara”- u shpreh Bozdo.

Deklarata

Nënkryetari i bashkisë tha se edhe sot dhe nesër do të vijojë monitorimi i çmimeve ndërsa bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat për hapjen e tregut alternativ, në rast se do të vihet re abuzim me çmimet. “Situata është shumë normale, megjithatë nuk ka aspak vend për kënaqësi, nesër ka për të qenë dita më e rëndësishme, ne do të vazhdojmë monitorimin e çmimeve sot pasdite, sot në darkë dhe nesër që në mëngjes. Inspektorët që në orën e hapjes së tregut të shumicës, në  orën 05:00 të mëngjesit do të jenë atje. Në çastin më të parë që do të vërejmë rritje abuzive të çmimeve, çka unë shpresoj dhe besoj se nuk do të ndodhë, brenda një ore ne kemi gati hapjen e tregut mbrapa

Pallatit të Kulturës, rruga do të bllokohet në të dyja anët, tregtarët e shumicës do të zhvendosen të tërë atje dhe unë personalisht do t’u

bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të vijnë në këtë treg sepse çmimet aty do të jenë të stabilizuara. E them edhe një herë

tjetër që nuk është ky rasti sepse kemi një stabilitet vërtet të mirë dhe një situatë vërtet nën kontroll. Nuk ka vend për kënaqësi sepse

nesër është dita më e rëndësishme, do të mbahen vazhdimisht nën kontroll. Sot pasdite, do t’ju lajmërojmë, do të shpallim çmimet

nëpërmjet faqes së bashkisë si dhe nëpër media. Nesër në orën 05:00 të mëngjesit do të bëjmë një përditësim të çmimeve dhe që në çastin më të parë që shohim sinjalin më të vogël, do të ndërhyjmë brenda një ore, një orë e gjysmë, jemi të gatshëm të hapim tregun mbrapa Pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës”- u shpreh Bozdo

 

 

 

“Subvenciononi energjinë”, kërkesat e invalidëve për Qeverinë

 

Personat me aftësi të kufizuar, para dhe tetraplegjikë do ti kërkojnë qeverisë që të subvencionojë në masën 80% konsumimin e energjisë

elektrike, të rikthejë sasinë e karburantit që ata përfitonin falas por edhe kuotën për telefoninë celulare. Apeli vjen nga kryetari i

shoqatës së para dhe tetraplegjikëve për Tiranën . “Energjinë elektrike që na është cënuar, transporti, dhe impilset telefonike i

kemi pasur me vendim parlamenti dhe janë shfuqëzuar me vendim Parlamenti. Dhe presim që kjo qeveri ti kaloj prapë me vendim

Parlamenti aty ku ishin. kemi dy muaj pa marrë shoqëruesin dhe 40 mijë lëkëshin e aksidentit. të tjerat i kemi marrë, dje i morëm.” tha Ali

Plaka, kryetar i shoqatës për personat para dhe tetraplegjikë. Këto deklarata, u bënë paraditen e kësaj të shtune, gjatë një aktiviteti

për shpërndarjen e rreth 100 pakove me ndihma ushqimore për këtë kategori, të siguruara nga nisma Shqipëria dhuron me rastin e festave

të fund vitit.

 

Mësuesit me konkurs, Malaj: Nuk do të ketë më emërime

 

Duke filluar që nga viti tjetër mësuesit do ti nështrohen konkurrsit për të zënë një vend pune. Proçesi i emerimeve do të zëvendësohen nga

konkursi mes mësuesve nëpërmjet dosjeve të tyre të kualifikimit. Zv/ministrja Nora Malaj gjatë një interviste deklaron se kjo do ti jap

fund abuzimeve që janë bërë për një vend pune, duke emëruar njerëz në bazë të bindjeve partiake. Ajo thotë se proçesi fillimisht do të nisë

për vëndet vakante, që do të deklarohen nga Drejtoritë Arsimore Rajonale . “Kur vjen faza e rekrutimit do të konkurohet me dosje dhe

do të përgjidhet nga një komision i përbashkët që do të jetë nga përfaqësues nga drejtoria rajonale, përfaqësues nga komuniteti i

mësueve, përfaqësues nga komuniteti i prindërve, përfaqësues nga komuniteti qeveria e nxënësve dhe të gjithë së bashku do të marrin

vendimarrjen duke parë kandidaturat dhe duke bërë përzgjedhjen e tyre. Do të filloj që në vendet vakante këtë vit dhe do të vazhdoj gjatë

gjithë sistemit. E para e shpolitizon shkollën dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme. E dyta i jep çdo kujt mundësi të garojë.”

tha Nora Malaj, zv ministre e arsimit. Vetëm një javë më parë, kryetari i sindikatës së arsimit në vend deklaroi se për një vend pune

si mësues, në Tiranë janë në pritje 20 kandidatë, ndërkohë që ai ka ngritur si shqetësim mbingarkesën e sistemit arsimor me mësues.

Rrregullat e reja të rekrutimit të mësuesve që pritet të zbatohen në pamje të parë duket se do të rrisin vetëm cilësinë e mësuesve në

sistemin arsimor, por jo të zgjidhin  problemin e punësimit. Pasi kriteret ndryshojnë vetëm mënyrën e përzgjedhjes, por jo se shtojnë

numrin e mësuesve në shkolla, ku për këto të fundit thuhet se kanë mbingarkesë në organikë për shkak të emërimeve që janë bërë në muajt

para zgjedhjeve të 23 qershorit.

Comments are closed.