Standard.al

Sëmundjet në punë, kushtet per te përfituar pagesë nga ISSH

Pagesë për paaftësi  nga sëmundjet përfitojnë vetëm të punësuarit

Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj

spitalFatkeqësitë, sëmundjet apo aksidentet në punë paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Pagesë për paaftësi  nga sëmundjet përfitojnë vetëm të punësuarit. 14 ditëshi i parë paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi. Mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga
Komisioni Mjeko-Ligjor (KML), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Por gjithmonë llogaritjet bëhen nga subjekti. Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh.

Dokumentacioni
I punësuari duhet të dorëzojë pranë subjektit ku punon këto dokumenta: b) Raportet mjekësore
c) Librezën e punës d) Formularin e bazës së vlerësuar të vitit paraardhës. (Ky dokument
plotësohet nga sektori i financës së subjektit); e) Sektori i financës së subjektit,  plotëson formularin tip-Listëpagesë e përfitimeve afatshkurtra, dhe e dërgon atë në ALSSH-në, ku ka aktivitetin subjekti ALSSH pasi kontrollon dhe verifikon dokumentat e sjella, i kalon
pagesat në llogarinë personale të përfituesit, ose në llogarinë e subjektit.

Masa e përfitimit:
70% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri në 10 vjet periudha sigurimi. 80% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit
kalendarik, kur i siguruari ka mbi 10 vjet periudha sigurimi.

 

Raportet mjekësore

Dua të di a paguhet dita e shtunë në raportat e paaftësisë nga sëmundjet. Po sigurimet a paguhen?

ISSH
– Në qoftë se në kontratën e punës kolektive apo individuale të hartuar nga subjekti ku punon, është parashikuar të punoni ditën e shtunë dhe dita e pushimit është e diela, bëhet pagesa e Raportit mjekësor.

– Në qoftë se në kontratën e punës kolektive apo individuale të hartuar nga subjekti  është parashikuar që të punohet pesë ditë në javë dhe dita e shtunë dhe e diel, është parshikuar pushim, raporti mjekësor nuk paguhet si nga subjekti  dhe nga sigurimet shoqërore.

– Në qoftë se një person është me raport mjekësor, për 14 ditëshin e parë kontributi derdhet nga subjekti, dhe kur pagesa bëhet nëpërmjet sigurimeve shoqërore, ai automatikisht është i siguruar dhe kjo periudhë njihet si periudhë kontibutive. Pra personi quhet i siguruar.

 

 

 

Malaria pa ilaçe, Pipero: Rrezik nga rastet autoktone

Mungojne ilaçet për trajtimin e malarjes në pavionin e infektivit në qendrën spitalore Nënë Tereza. Situata bëhet më alarmante pas vdekjes se një 41 vjeçari një ditë më parë dhe ku aktualisht një tjetër është duke u trajtuar. Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë
Tereza” në Tiranë, Ogerta Manastirliu konfirmon se në ne vitin 2013, tek spitali i infektivit janë trajtuar 50 raste me malarie. Sipas drejtoreshës infeksioni ka ardhur nga jashtë. Ne lidhje me mungesën e barnave në qendrën spitalore Nënë Tereza ajo pohoi se aktualisht barnat antimalarje mungojnë por po punohet për furnizimin e tyre. Gjatë një emisioni ditën e djeshme, Pëllumb Pipero  pohoi se situata është vërtete alarmante dhe se institucionet shëndetësore duhet t’i
kushtojnë vëmendje të plotë për të marrë masat e duhura për parandalimin e përhapjes së malaries në vend.
“Është një këmbanë alarmi dhe në këtë aspekt ka vend për të shtuar kujdesin, ka vend për tërhequr vëmendjen, për të rritur gadishmërinë e bluzave të bardha, mpër të rritur përgjegjësinë e institucioneve shëndetësore për t’i furnizuar medikamentet për të diagnostikuar në kohë, për të rritur sistemin e alertit, për ta përmirësuar atë në lidhje më malarjen dhe për ta furnizuar më mirë me medikamente që jo vetëm ta diagnostikojmë në kohë por ta mjekojmë në mënyrë bashkëkohore, në raport me protokollet më të mira të mundshme sepse protokollet për trajtimet e malarjes fatmirësisht janë të mundshme dhe medikamentet nuk janë të shtrenjta”- tha Pipero. Malarja është një sëmundje infektive e cila është transmetuar tek njerëzit nga mushkonjat. Emri i saj vjen nga italishtja malaria qe do te thotë ajër i keq. Simptomat dalluese te këtij infeksioni janë; temperaturë e lartë, dhimbje koke, ethe dhe lodhje, dhimbje muskujsh, çrregullime me aparatin tretës si dhe të vjella e ndjesi të fikëti.

Shtetësia për rezidencë në Itali

Kërkesa e shtetësisë italiane për rezidencë parashikohet nga neni 9 i ligjit mbi shtetësinë. Ky ligj përcakton që shtetësia “mund t’i jepet” të huajit, pra parashikon një proces të karakterizuar nga një diskrecionalitet i gjerë, ndryshe nga shtetësia për martesë me një shtetas italian. Kërkesa mund të paraqitet pas një periudhe të caktuar rezidence efektive në territorin italian (që nis nga momenti i regjistrimit në listën e popullsisë rezidente të komunës, jo nga çasti i pajisjes me lejen e qëndrimit) që shkon nga 4 vjet nëse i interesuari është shtetas i komunitetit europian, 5 vjet nëse është i paatdhe dhe 10 (dhjetë) vjet nëse është jokomunitar (pra, një shqiptar mund të kërkojë shtetësinë italiane për rezidencë, pasi ta ketë këtë të fundit prej dhjetë vjetësh). Kërkesa duhet paraqitur pranë Prefekturës së rezidencës

Comments are closed.