E vërteta e fantazmave

0
277

fantazmaKa patur periudha ku secili prej nesh ka ndjerë brënda vetvetes një frikë. Një frikë… që vjen si pakuptuar në një moment që ngelesh vetëm. Një frikë… e cila mbulon mendjen dhe shpirtin. E gjitha kjo vjen na historitë e famshme të fantazmave ose siç quhen ndryshe të shpirtrave të vdekur. Fantazmat bëjnë pjesë prej shekujsh në realitetin tonë: misterioze, të frikshme, ndërhyrëse, ato gjenden kudo. Secila ka historinë e vet, dashuritë e veta, vuajtjet e veta. Por…çfarë janë fantazmat? Nuk është e lehtë t’i jepet një përgjigje kësaj pyetjeje: Nuk ekziston ndonjë përkufizim shkencor dhe askush nuk ka mundur të na ofrojë një përkufizim bindës. Ekzistojnë shumë teori, çka se asnjëra, e marrë në veçanti, nuk është në gjendje t’i shpjegojë të gjitha fenomenet që lidhen me botën e fantazmave. Secila nga teoritë e propozuara nuk ka një themel logjik të vetin, por natyra e këtyre pranive tërheqëse dhe mbresëlënëse është e destinuar të mbetet për të gjithë një mister.
Fantazmat nuk ekzistojnë

Në bazë të kësaj teorie të parë, fenomeni i këtyre shfaqjeve të pazakonta do të nxiste një sërë gënjeshtrash, ose do të ishte gjithnjë e përherë i shpjegueshëm nëpërmjet ligjeve që rregullojnë fizikën dhe natyrën: rënkimi i kobshëm në një pyll të shkretë mund të krijohet nga era, që, duke kaluar mes bisqeve e degëve të pemëve prodhon fishkëllima veçanërisht “fantazmore”.

Fantazmat janë vetëm legjenda

Ja që në këtë rast Fantazmat do të shumoheshin me lehtësi të madhe nga njëri vend në tjetrin, nga një cep në cepin tjetër të Tokës, e secila prej tyre do të ishte thjesht frutë i fantazisë popullore: thuhet se njëfarë Frank Smith ka pas provuar të krijojë një Fantazmë duke hapur fjalën se, po të shkoje në molin e Tamizit mund të takoje aty një klerik të vitit 1600. Rezultati? Disa nga personat që ai pyeti në ditët e mëvonshme… u betuan se e kishin parë këtë fantazmë të tmerrshme!!!

Fantazmat janë haluçinacione

Ato ekzistojnë vetëm në mendjen e atij që është i pranishëm në fenomenin e shfaqjes së tyre. Kjo teori mund të përshtatet në mënyrë të vlefshme vetëm në një kazuistikë mjaft të zvogëluar: si mund të shpjegohet fakti se një Fantazmë nuk i shfaqet më shumë se një personi?? Sigurisht, do thoni ju, ekzistojnë edhe të ashtuquajturat “haluçinacione kolektive” (në të cilat ai “që sheh” arrin që në mënyrë telepatike t’ua përcjellë këtë imazh edhe të tjerëve)… por… hollësitë e shfaqjes mund të jenë krejtësisht të panjohshme që të mund të rrëfehen mandej si të vërteta. Përshembull: kush sheh një Fantazmë nuk ka si ta njohë gjithashtu edhe pamjen e të vdekurit që shekuj më parë banonte në atë kështjellë të lashtë.

Fantazmat si prodhime telepatike

Fantazmat nuk janë shpirtra personash tashmë të zhdukur, por një manifestim individësh që janë gjallë ndërkohë. Ata, (përmes një “dyzimi” ndijimor të personit të tyre) në çaste rreziku dërgojnë një mesazh në formë tipike telepatike. Sipas disa ekspertëve, shfaqjet e këtij tipi përbëjnë numrin më të madh të rasteve që janë marrë në shqyrtim.

Fantazmat si shpirtra personazhesh të vdekur

Kjo është padyshim teoria më romantike por… përse vallë një i vdekur dëshiron të dëfrehet duke trembur të gjallët e gjorë me shfaqjen e tij? Përse duhet të rrijë mbi këtë Tokë në vend që të migrojë drejt një jete të re? Por kjo mund të kundërshtohet me: Fantazmat janë (sipas Hans Holzer) “Stay-behinds” (të mbetur mbrapa) sepse kanë pësuar vdekje të dhunshme. Nëse do të ishte kështu, ata do të ishin ende të paisur me inteligjencë. Pse atëherë në shfaqjet e tyre, pjesa dërrmuese e tyre kryen veprime mekanike dhe përsëritëse? Nëse me të vërtetë janë shpirtra, përse nuk shfaqen me pamje thjesht eterike, por shfaqen të veshur me rrobat e kohës së tyre të dikurshme? Kjo teori është krijuar nga lëvizja “spiritiste” e në shumë gjëra bie në kundërshtim me konceptet më moderne të parapsikologjisë.

Fantazmat si regjistrime psikike

Peter Underëood (një nga më të famshmit Ghost Hunter të botës) vëren se shpesh fantazmat përshkojnë porta dhe mure që nuk ekzistojnë më, por që dikur ekzistonin. Është njëlloj si të rishohësh një film që ritransmetohet në mënyrë ciklike. Fantazmat atëherë do të ishin “fotografi” të mbetura në celuloidin hapësirë kohë. Këto regjistrime do të verifikoheshin vetëm në vijim të ngjarjeve veçanërisht të ndërlikuara nga pikëpamja emocionale: ja sepse shumë fantazma riparaqesin në shfaqjet e tyre gjëndje të përcaktuara shpirtërore (frikë, trishtim, ankth, dashuri, etj). Ndonëse është rishikuar dhe plotësuar në kohët e fundit, kjo teori është në bazë të konceptimeve parapsikologjike që lidhen me këto shfaqje.

 

E shpëton fëmijën duke ia nxjerrë krokodilit nga goja

Një njeri në Zimbabve ia doli që duarthatë të shpëtojë fëmijën e tij 11-vjeçar nga dhëmbët e mprehtë të krokodilit në rajon Mutoko, në verilindje të shtetit, njoftuan sot mediet lokale.
Tafaxha Kaqere dhe djali i tij Tapiva, natën e Krishtlindjes ishin duke e kaluar lumin kur krokodili e sulmoi fëmijën.
Kaqere iu hodh krokodilit mbi shpinë dhe me tërë fuqinë e godiste atë në kokë për ta detyruar krokodilin ta lëshojë fëmijën nga goja. Kafsha e rrezikshme e lëshoi fëmijën, por pastaj drejtua nga babai i tij, por për fat të mirë ai ia doli të ikën në breg të lumit, transmetona agjencia e lajmeve AP.
Në këtë incident fëmija mbeti pa një këmbë, kurse babai i tij me dorë rëndë të lënduar.
Sulmet e krokodilëve në Zimbabve janë të shpeshtë gjatë sezonit të shirave, veçmas nga mesi i nëntorit deri në muajin prill.

 

Libri më i shtrenjtë në botë

Libri i parë i shtypur në SHBA është vlerësuar 14.2 milionë dollarë në Neë York dhe me këtë çmim libri më i shtrenjtë që shitet në një ankand të “Sotheby’s”.
Ky libër shumë i rrallë me titull “Bay Psalm Book” u botua në vitin 1640 në Massachusetts të SHBA-së.
“Ankandi filloi me shumën 6 milionë dollarë dhe në pak minuta u mbyll me një çmim përfundimtar prej 14.165 milionë dollarë”, saktësoi një zëdhënës i “Sotheby’s”.
Në fillim u shtypën 1 700 kopje të këtij botimi të vitit 1640, duke u reduktuar në vetën 11 ekzemplarë që kanë arritur të ruhen deri në ditën e sotme.

Rekordi i mëparshëm i një libri që shitet në ankand është regjistruar në vitin 2010 dhe arriti shumën 11.5 milionë dollarë. Bëhet fjalë për botimin e parë të librit “Oiseaux d’Amérique”, i natyralistit dhe piktorit amerikan me origjinë franceze Jean-Jacques Audubon.
Por, libri më i shtrenjtë i të gjitha kohëve është “Codex Leicester”, një koleksion shkrimesh të Leonardo Da Vincit, që daton nga vitet 1508-10. Ky libër nuk është blerë  në ankand, por me marrëveshje, nga bashkëthemeluesi i kompanisë Mikrosoft, Bill Gates, në vitin 1994, nga një muze i Los Angelesit për rreth 30.8 milionë dollarë.

 

Më shumë njerëz vdesin gjatë festave të fundvitit

Libri i parë i shtypur në SHBA është vlerësuar 14.2 milionë dollarë në Neë York dhe me këtë çmim libri më i shtrenjtë që shitet në një ankand të “Sotheby’s”.
Ky libër shumë i rrallë me titull “Bay Psalm Book” u botua në vitin 1640 në Massachusetts të SHBA-së.
“Ankandi filloi me shumën 6 milionë dollarë dhe në pak minuta u mbyll me një çmim përfundimtar prej 14.165 milionë dollarë”, saktësoi një zëdhënës i “Sotheby’s”, transmeton BË.
Në fillim u shtypën 1 700 kopje të këtij botimi të vitit 1640, duke u reduktuar në vetën 11 ekzemplarë që kanë arritur të ruhen deri në ditën e sotme.
Rekordi i mëparshëm i një libri që shitet në ankand është regjistruar në vitin 2010 dhe arriti shumën 11.5 milionë dollarë. Bëhet fjalë për botimin e parë të librit “Oiseaux d’Amérique”, i natyralistit dhe piktorit amerikan me origjinë franceze Jean-Jacques Audubon.
Por, libri më i shtrenjtë i të gjitha kohëve është “Codex Leicester”, një koleksion shkrimesh të Leonardo Da Vincit, që daton nga vitet 1508-10. Ky libër nuk është blerë  në ankand, por me marrëveshje, nga bashkëthemeluesi i kompanisë Mikrosoft, Bill Gates, në vitin 1994, nga një muze i Los Angelesit për rreth 30.8 milionë dollarë.

Avioni i kthyer në hotel

Sipërmarrësit holandezë kanë sjellë një risi të vërtetë për udhëtarët që kalojnë në aeroportin Tuege të Vendit të Ulët.
Nëse ndodheni atje transit për një udhëtim të gjatë mund të kërkoni si dhomë hoteli Suitën Aeroplan.
Bëhet fjalë për një dhomë të krijuar në bordin e një aeroplani të viteve 60, me të gjitha kushtet: dhomë gjumi luksoze, dhomë ndjeje, kuzhinë, tualet me vaskë, etj.

“Lamborghini” me 49 metra tel

Do të dalë në një ankand në Paris modeli më i pabesueshëm dhe unik që është prodhuar ndonjëherë i makinave të markës “Lamborghini”.  Bëhet fjalë për një “Countach Koenig”, e realizuar në vitin 2007 nga Benedict Radcliffe, një artist anglez i specializuar në materializimin e realitetit virtual.
Në fakt, modeli në fjalë është një objekt tërësisht real, por i ndërtuar me 49 metra tel hekuri me diametër prej 10 milimetrash dhe i lyer me portokalli, një ngjyrë që bën praktikisht të pamundur dallimin nga një vizatim tredimensional në kompjuter.
Radcliffe njihet për performanca të tilla artistike. Përveç makinës në fjalë ai kishte tërhequr më parë vëmendjen me një ndërtim analog, ku makina me shufra hekuri vihej në lëvizje me pedalet e një biçiklete. Më vonë nga shtëpia e tij në Londër dolën një “Toyota Corolla”, një “Subaru” dhe një “Citroen DS”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency