Gjykata e Kukësit / Masa, lirohen doganierët e arrestuar për kontrabandë

0
186

Vendimi, lirohen edhe policët, do paraqiten një herë në javë në Prokurori për të ndihmuar zbardhjen e hetimeve

Kukës

 

dogana-328x245Lirohen doganierët dhe policët e arrestuar disa ditë më parë. Vendimi është marrë dje nga Gjykata e Kukësit, e cila vendosi masën “detyrim paraqitje” për 6 të arrestuarit në doganë, të cilët akuzohen për “kontrabandë” dhe “shpërdorim detyre”. Sipas vendimit të gjykatës, shtetasit Mal Shahu, Izmir Cengu, Xhevit Veseli, Nadir Shahu, dhe efektivët e policisë Nuri Matmuja dhe Fitim Korbi nuk do të qëndrojnë në burg por do të paraqiten një herë në javë pranë organit të akuzës të këtij qyteti për të ndihmuar në zbardhjen e hetimeve për akuzën e kontrabandës.

Arrestimi

Gjashtë e personat e shoqëruar dje për masë në Gjykatën e Kukësit u arrestuar tri ditë më parë nga policia e këtij qyteti. Sipas Ministrisë së Brendshme, në datën 26.12.2013, rreth orës 16:00, shërbimet e policisë kanë ndaluar në aksin rrugor Morinë – Kukës, furgonin tip “Wolksvagen” me targa “AA 009 DN”, me të cilin po transportoheshin mallra të ndryshme ushqimore pa dokumentet përkatëse dhe që janë bllokuar në cilësinë e provës materiale. Në automjetin e mësipërm janë arrestuar në flagrancë shtetasit Mal Shahu, 45 vjeç, lindur e banues në Bardhoc të Kukësit, me detyrë doganier në doganën e Morinit; Nadir Shahu, 36 vjeç, lindur e banues në Bardhoc e banues në Kukës, drejtues i mjetit të me mallrat kontrabandë. Të dy të arrestuarit dyshohen se kanë konsumuar veprat penale të “Kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Transport mallrash kontrabandë”. Po sipas të njëjtave burime zyrtare, pas kapjes së këtyre mallrave, policia ka arrestuar shtetasit Izmir Cengu, 58 vjeç, lindur e banues në Kukës, me detyrë doganier pranë doganës së Morinit; Xhevit Veseli, 45 vjeç, lindur e banues në Kukës, me detyrë jurist i doganës së Morinit. “Të dy këta persona kanë qenë në shërbim dhe dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën gjatë veprimeve doganore për furgonin tip “Wolksvagen” të drejtuar nga Nadir Shahu dhe që transportonte mallra kontrabandë” bënë me dije burimet zyrtare pranë Ministrisë së Brendshme.

Hetimet

Por, hetime lidhur me këtë rast janë kryer edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në përfundim të të cilave në mëngjesin e datës 27.12.2013 janë arrestuar punonjësit e policisë k/Inspektor Eduart Matmuja, 38 vjeç, me detyrë ndihmës kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë dhe inspektor Fitim Kordi, 31 vjeç, me detyrë ndihmës kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë. “Ndaj tyre ekzistojnë dyshime se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i KP. Vazhdojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet e çështjes i kanë kaluar për veprime të mëtejshëm organit të Prokurorisë”,- bëri të ditur Ministria e Brendshme.

 

Tiranë

Dëmtoi me dashje pesë automjete, arrestohet 38-vjeçari Lasku

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se po dëmtonte me dashje një varg makinash, por dhe që ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, të cilët kanë shkuar në ndihmë të qytetarëve të dëmtuar. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 13:00 në Tiranë në vendin e quajtur Dëshmoret e Fekenit, por vetëm dje ka rënë në prangat e policisë Dashamir Lasku, 38 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë. Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, Lasku ka qenë duke dëmtuar me dashje pesë automjete, konkretisht: një Benz me targë TR 458 TAXI, Ford Fiestan me targë AA 178 GV, Benzin me targë AA 937 EK, Opelin me targë AA197EP dhe një Lançia me targë AA 447 CP. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të parashikuar nga nenet 150, 236 dhe 237 të Kodit Penal.

Elbasan

Përplasen dy autovetura, plagosen 3 persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Aksidenti automobilistik me pasojë 3 persona të plagosur është shënuar dje në aksin rrugor Cërrik-Elbasan. Policia bëri të ditur se pak pas mesdite u përplasën 2 autovetura dhe si pasojë 3 persona mbetën të plagosur. Shkak i aksidentit ishte shpejtësia me të cilin udhëtonin dy drejtuesit e mjeteve. Mësohet se të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë

Dhunon dhe kërcënon me armë zjarri babanë, arrestohet 29-vjeçari

Një 29- vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka dhunuar babanë e tij. Sipas burimeve zyrtare nga policia e qytetit bregdetar, Valter Matuka ka kërcënuar me armë zjarri dhe më pas ka dhunuar fizikisht babain e tij, shtetasin me inicialet M.M 58-vjeç. Arsyet e dhunimit ende nuk dihen, ndërsa policia ka marrë dëshmitë e të dy personave, babë e bir. Policia bën me dije se nga kontrolli u gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë gjysmë automatike, me të cilën mësohet se 29-vjeçari ka kërcënuar të atin. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency