Futbollistët që u kthyen në ikona klubesh

0
194

Pele-Wallpaper-HDNë futbollin e sotëm transferimet e shpeshta të futbollistëve janë bërë lajm i zakonshëm. Mirëpo, në të kaluarën e, edhe në ditët e sotme, ka ende futbollistë aktivë, të cilët kanë kaluar dekada në të njëjtin klub, ndërsa pritet edhe të dalin në pension aty. “Goal.com” ka krijuar një top 10-she me emrat e futbollistëve më besnikë, të cilët kurrë nuk do të largohen nga klubi i tyre. Në këtë listë ka edhe futbollistë që tashmë e kanë braktisur futbollin, por edhe nga ata që vazhdojnë të luajnë. E nisim nga legjenda Pele. Të gjithë e dimë se Pele e përfundoi karrierën e tij në Nju Jork Kozmos, por ai i qëndroi besnik Santosit për 18 vite. “Real Madridi më kërkoi së bashku me Mançester Junajtidin dhe Juventusin, – ka deklaruar futbollisti brazilian që nuk e braktisi skuadrën. – Kam menduar për të ardhur në Evropë, por në fund preferova të mbetesha në klubin tim të zemrës, Santos”. Një tjetër lojtar i jashtëzakonshëm është legjenda bardhezi Aleks del Piero. Italiani është lojtari më i adhuruar nga tifozët bardhezinj, por jo vetëm. Ai është edhe rekordmeni i “Zonjës së Vjetër” dhe akoma qëndron në fuqi, edhe pse tashmë është zhvendosur ne Australi. Megjithatë, veç këtyre 10 flamujve, në listë mund të futeshin edhe lojtarë të tjerë si Toti. Kapiteni i Romës është flamuri i këtij ekipi, ai luan prej vitesh me verdhekuqtë dhe do ta përfundojë karrierën në kryeqytetin italian. Toti ka refuzuar shumë oferta për t’i qenë besnik Romës duke nisur nga refuzimet që i ka bërë Realit të Madridit.

 

 

Pele (Santos)

E dimë se Pele e përfundoi karrierën e tij në Nju Jork Kosmos, por ai i qëndroi besnik Santosit për 18 vite. “Real Madridi më kërkoi së bashku me Mançester Junajtidin dhe Juventusin. Në fakt, Juventusi ishte afër marrëveshjes me Santosin, përfshirë përkrahjen nga Fiati. Kam menduar për të ardhur në Evropë, por në fund preferova të mbetesha në klubin tim të zemrës, Santos”, – ka deklaruar Pele gjatë një interviste të tij në vitin 2009 dhënë për “Eurocalcio”.

 

Trofe të fituar me Santosin

 

Intercontinental Cup: All-Time Leading Scorer

Copa Libertadores 1965.

Campeonato Brasileiro Série A

Campeonato Paulista Top Scorer (11):

Turneun Rio-São Paulo

Paraqitje me Santos: 638

Gola të shënuar: 619

 

 

 

 

 

Sep Majer (Bajern i Mynihut)

 

Gadianët në futboll kanë edhe më shumë histori për sa i përket besnikërisë, pasi ata janë në një rol, i cili është vendimtar dhe i veçantë. Një portier, i cili i qëndroi besnik një klubi, është dhe gjermani Majer. Sep Majer qëndroi në portën e Bajernit të Mynihut për 17 vite, duke fituar tituj të ndryshëm si dhe Kampionatin Botëror me kombëtaren gjermane më 1974.

 

Trofe të fituar me Bajernin

 

Bundesliga: 1968–69, 1971–72, 1972–73, 1973–74

DFB-Pokal: 1965–66, 1966–67, 1968–69, 1970–71

Kupa e Evropës: 1973–74, 1974–75, 1975–76

Fitues i kupës UEFA: 1966–67

 

Paraqitje me Bajernin: 536

 

 

 

Metju le Tisier (Sauthempton)

 

Le Tisier nuk e lëshoi kurrë Sauthemptonin. Ish-partneri i tij Alan Shirer e ftoi t’i bashkonin forcat në Bllekbërn Rovers, ndërsa ai ishte kërkuar edhe nga Mançester Junajtid, por Le Tisier mbeti në Sauthempton për gjithë karrierën e tij dhe ishte aq i mirë, saqë ylli spanjoll Ksavi Hernandez e kishte idhull dhe e lavdëroi talentin e tij si “sensacional”.

 

Paraqitje me skuadrën: 443

Gola të shënuar: 161

 

 

 

Lev Jashin (Dinamo e Moskës)

 

I votuar si portieri më i mirë i shekullit të 20-të, Jashin ka marrë nofkën “Merimanga e Zezë”, për shkak të refleksit të tij të shkëlqyeshëm. Një veteran i tri kampionateve botërore, Jashin është i vetmi portier që ka fituar “Topin e Artë”. Gjithë karrierën e tij 22-vjeçare si futbollist e kaloi tek Dinamoja e Moskës, ndërsa kaloi edhe dy dekada të tjera në klub si zyrtar para vdekjes së tij më 1990.

 

Pozicioni: Portier

Paraqitje më skuadrën: 326

Gola të shënuar: 1

 

 

 

Alesandro del Piero (Juventus)

 

Për t’i përfunduar karrierën Roberto Baxhos tek Juventusi duhet të jesh i veçantë dhe Del Piero e demonstroi këtë në raste të shumta, pas transferimit nga Padova më 1993. Shpeshherë spekulohej me kalim në Spanjë ose Angli, por legjenda e bardhezinjve qëndroi në klub edhe në Serinë B. Del Piero është lojtari më i adhuruar nga tifozët bardhezinj, por jo vetëm. Ai është edhe rekordmeni i “Zonjës së Vjetër”. Tashmë shtatshkurtri po provon aventurën e re në Australi te Sidnei duke u kthyer në një model të mirë për sa i përket futbollit në kontinentin e largët

 

Paraqitje me skuadrën: 538

Gola të shënuar: 208

 

Trofe të fituar me skuadrën

Serie A

Serie B

Kupa Italia: Superkupa Italiane:

UEFA Champions League:

UEFA Kup Runner-up

UEFA Super Kup

UEFA Intertoto Kap

Interkontinental Cap

Turneu i Viarexhios

 

 

 

 

Jan Keulemans (Klub Bruzh)

 

Mesfushori belg Jan Keulemans gjithë karrierën e tij e kaloi në vendlindje. Ai u transferua nga Liersi në Bruzh më 1978 dhe qëndroi aty për 14 vitet e ardhshme, duke refuzuar edhe klube nga Seria A. Lojtari kreu një aventurë fantastike me skuadrën blege dhe u kthye në një ikonë te skuadra. Lojtari ndihmoi shumë edhe me golat duke u bërë kështu një ndër lojtarët më të rëndësishëm të historisë së Bruzh.

 

Paraqitje me klubin: 407

Gola të shënuar: 110

 

Tituj të fituar

Belgjike divizioni i parë: 1980, 1988, 1990, 1992

Kupa e Belgjikës: 1986, 1991

Superkupa e Belgjikës: 1980, 1986, 1988, 1990, 1991

 

 

 

 

 

Karles Pyjol (Barcelona)

 

Karles Pyjol dhe Barcelona duket se është një histori që nuk ka fund. Është thjesht e paimagjinueshme të flitet për Pyjolin të mos jetë me fanellën e Barcelonës. Titullar për më tepër se një dekadë, qendërmbrojtësi kërkohej nga klube të ndryshme evropiane, përfshirë Mançester Junajtid më 2003, por gjithmonë i qëndroi besnik Barcelonës, ku edhe sot vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve kryesorë të ekipit. Mbrojtësi është një ndër lojtarët kryesorë që ka bërë edhe epokën me katalansit. Kapiten i periudhës së lavdishme të Guardiolës duke thyer çdo pritshmëri.

 

Paraqitje me skuadrën: 390

Gola të shënuar: 11

 

Trofe të fituar

 

La Liga: 2004–05, 2005–06, 2008–09, 2009–10, 2010–11, 2012–13

Kupa e mbretit: 2008–09, 2011–12;

Superkupa e Spanjës: 2005, 2006, 2009, 2010, 2011, 2013;

UEFA Champions League: 2005–06, 2008–09, 2010–11

UEFA Super Kup: 2009, 2011;

Kupa e Botës për Klube: 2009, 2011;

 

 

 

Huan Karlos Plata (Munisipal)

 

Sulmuesi Plata theu rekorde të shumta në Munisipal dhe u shndërrua në legjendë të klubit, duke fituar 15 tituj. Atij madje iu kushtua edhe një film dokumentar për jetën dhe karrierën e tij ende pa dalë në pension si futbollist.

 

Paraqitje me skuadrën: 553

Gola të shënuar: 239

 

Tituj të fituar

Liga Nacional e Guatemalës: 15

Kupa e Guatemalës: 5

Copa Inter Klubes UNCAF: 2

Liga Nacionale e Guatemalës

 

 

 

Rajan Gigs (Mançester Junajtid)

 

Një histori e paimagjishme duket edhe historia e Rajan Gigsit me “djajtë e kuq”. Ai e filloi karrierën si i ri në Mançester Siti, por u shndërrua në legjendë të rivalit Mançester Junajtid dhe kurrë nuk shprehu dëshirë për t’u larguar nga “Old Trafford” gjatë dy dekadave të deritashme të qëndrimit në klub. Me 11 tituj në Ligë, me mundësi për të fituar edhe më tepër, Gigs mbetet futbollist i klasit botëror, pavarësisht nga mosha 37-vjeçare. Një klas që duket se po e pason te talenti Januzaj, i cili po jep frytet e para.

 

Paraqitje me skuadrën: 668

Gola të shënuar: 114

 

Tituj të fituar

Premier League (13)

FA Cup (4)

Football League Cup (4)

FA Community Shield (9):

UEFA Champions League (2)

UEFA Super Cup (1): 1991

Intercontinental Cup (1): 1999

FIFA Club World Cup (1): 2008

 

 

 

Paolo Maldini (Milan)

 

I cilësuar si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë, Maldini lidhet gjithmonë vetëm me emrin e Milanit. Debutoi me kuqezinjtë që kur ishte 16 vjeç, fitoi shtatë tituj në Serinë A dhe pesë Kupa të Evropës. Paolo Maldini ishte gjithmonë pjesëmarrës në suksesin e Milanit në më tepër se 20 vitet e kaluara. Tifozët e klubit ende presin të shohin zhvillimin e dy djemve të tij, të cilët aktualisht paraqiten për ekipin e të rinjve.

 

 

Paraqitje me skuadrën: 647

Gola të shënuar: 29

Trofe të fituar

Serie A (7)

Coppa Italia (1)

Supercoppa Italiana (5)

European Cup/Champions League (5)

UEFA Super Cup (5)

Intercontinental Cup (2)

FIFA Club World Cup (1)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency