Biçikleta e artë 24 karatësh

0
195

bicikletaKompania skandinave për dizajn, Aurumania, ka ndërtuar një margaritar të rrallë në dy rrotë – biçikletën e artë 24 karatësh, të stolisur me 600 kristale Swarovski.  Biçikleta, të cilës i është caktuar çmimi 80 mijë eurosh, është prodhuar vetëm në 10 ekzemplarë. Secila nga biçikletat është bërë me dorë. Armatura është nga ari 24 karatësh dhe janë të stolisura me kristale, ndërsa ulësja dhe timoni  janë bërë nga lëkura origjinale ngjyrë çokollate. Por është r vështirë të merret me mend se ndokush do të vozitet me to nëpër qytet ose në natyrë. Shumica e tyre do të përfundojnë si ekzemplarë, siç ndodhi me atë që e bleu një londinez, duke e varur mbi murin e dhomës si një vepër artistike.

 

Rishfaqet nëndetësja gjermane pas 100 vjetësh

Në bregdetin e Kentit, në Britaninë e Madhe, pas pothuajse një shekulli është shfaqur papritur një nëndetëse gjermane e Luftës së Parë Botërore.

Ajo u fundos gjatë konfliktit dhe kishte mbetur pranë bregdetit dhe një pjesë e vogël e saj ka qenë gjithmonë e dukshme për syrin e lirë.

Por javën e kaluar, kjo zonë u godit nga një stuhi e cila bëri që nëndetësja të ngrihet mbi nivelin e ujit dhe të duket më qartë se kurrë ndonjëherë.

Kjo nëndetëse gjatë Luftës së Parë Botërore ishte vetëm një prej mbi 100 sosh, që kishin rrethuar ishujt britanik dhe që paraqisnin armë vdekjeprurëse dhe mbillnin terror tek popullsia.

 

Një indiane lindi 10 fëmijë njëherësh

Kjo është cilësuar si rekord në Indi. Një 28 vjeçare ka lindur njëherësh 10 fëmijë. Lajmi bëhet i ditur nga shërbimi i lajmeve indo-aziatik. Ajo lindi 9 nga 10 fëmijët e saj, para se të mbërrinte në spital, ndërsa të 10-in e solli në jetë në spital.  Doktorët bëjnë të ditur se asnjë nga fëmijët nuk mbijetoi.  Sipas tyre ilaçet për ngjizjen e fëmijëve ndikuan në këtë shtatëzani të shumëfishtë.  “Dukej se nuk ishte një formë normale e shtatzënisë”, u shpreh Dr. Sumitra Yadav. Ndërkaq lindja e 10 fëmijëve njëherësh cilësohet shumë e rrallë, megjithëse janë raportuar edhe lindje të tjera të shumëfishta.  Agjencia e lajmeve “Xinhua” citon një doktor që deklaron se marrë pjesë në lindjen e 15 fëmijëve njëherësh nga grua 35-vjeçare në vitin 1971.

Megjithatë aktualisht Nadya Suleman mban titullin e rekordeve Guinness, pasi në vitin 2009 solli në jetë 8 fëmijë dhe që të gjithë janë gjallë.

 

Tradita e masakrës së balenave

Prej më shumë se katër shekujsh, në Ishujt Faroe vendasit respektojnë një traditë gjakatare, atë të therjes në masë të balenave.

Tradita përgjak gjithë bregdetin dhe është e trashëguar brez pas brezi deri në ditët e sotme në grupin e ishujve që janë nën protektoratin e Mbretërisë së Danimarkës.

Sipas kësaj tradite festive, balenat e kapura transportohen në breg, aty ku janë ujërat e cekëta, ku më pas ndaj tyre nis masakra.

Ceremonia horror e këtij viti u dokumentua nga një fotograf amerikan me lidhje në vendin e vogël, 320 kilometra në veri të Skocisë.

 

Amerikanët nuk besojnë në zot

Të gjithë kemi prirje jo domosdoshmërisht për të besuar në Zot ose jo, Parajsa apo Djalli, apo tek shtrigat dhe UFO-t. Për të shuar kureshtjen, sipas një sondazhi online nga “Harris”, numri i amerikanëve që besojnë tek Zoti po bie me ritme shumë të shpejta dhe ata që e ruajnë ende këtë besim jetojnë në jug të SHBA-ve, votojnë për republikanët dhe janë persona me ngjyrë. 74% e amerikanëve vazhdojnë të besojnë tek Zoti, por ky numër është më i ulët duke u krahasuar me vitet 2005, 2007 dhe 2009 (82%). Ajo ç’ka bie në sy lidhet me faktin se një rënie në krahasim me vitet e shkuara ka pasur edhe tek besimi se ekziston Parajsa apo Djalli. Ndërkaq, 26% e amerikanëve besojnë tek shtrigat, ndërsa 32% besojnë se ekzistojnë UFO-t.

 

Një 13-vjeçare lind trinjakë

Një vajzë 13-vjeçare në Republikën Dominikane ka lindur trinjakë dhe babai i fëmijëve është një 61-vjeçar, i shpallur në kërkim. Autoritetet e kanë akuzuar atë për abuzim seksual të një fëmije. Por, vajza u shpreh për mediat lokale se ishte e lumtur me tre djemtë e saj, Samuel, Xhoshua dhe Jovani. Të tre fëmijët po qëndrojnë ende në spital sepse kanë lindur para kohe, por mjekët thonë se pritet të mbijetojnë. Në Republikën Dominikane mosha ligjore për të kryer marrëdhënie seksuale është 18 vjeç. Por, ky vend shënon lindjet më të mëdha mes adoleshenteve. Rreth 15 për qind e të rejave nga mosha 15-18 vjeçare janë nëna, ndërsa ka me qindra fëmijë të lindur nga vajza nën moshën 15 vjeçe çdo vit, sipas “ECPAT UK”. 61- vjeçari i kërkuar nga policia rrezikon 20-30 vjet burg për abuzimin me vajzën, si dhe një gjobë nga 2 000 deri në 10 000 dollarë amerikanë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency