Stresi, i lidhur direkt me sulmet në zemër

0
166

ra-stress1Vdekjet nga një atak në zemër apo edhe sëmundje të tjera kardiovaskulare është gjetur se janë të lidhura me një gjen, i cili është i lidhur me stresin. Sipas studiuesve, personat që kanë këtë gjen, janë më të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës. Një ekip ka studiuar një ndryshim të vetëm në ADN-në e njeriut, i cili është i lidhur me prekjen më të madhe nga efektet e stresit. Ata gjetën se zemra e pacientit që kishte ndryshime gjenetike, kishte një rritje me 38% të rrezikut nga sulmi në zemër ose vdekje nga sëmundjet e zemrës pas shtatë vitesh ndjekje në krahasim me ata pa ndryshimin gjenetik, edhe pas marrjes në konsideratë të faktorëve të tillë si mosha, obeziteti dhe pirja e duhanit. Studimi thekson faktin se stresi mund të rrisë rrezikun e drejtpërdrejtë të sëmundjeve të zemrës, thotë Fondacioni Britanik i Zemrës. Kjo sugjeron se teknikat e menaxhimit të stresit dhe terapi të drogës mund të zvogëlojë vdekjet dhe aftësinë e kufizuar nga sulmet në zemër, thonë ata.

 

 

Sheqeri ju plak para kohe

Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund t’ju bëjnë të dukeni më të moshuar sesa jeni në të vërtetë. Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim holandez, i cili kishte vëzhguar  rreth 600 gra dhe burra të moshës nga 50 deri në 70 vjeçe. Sipas studiuesve, njerëzit të cilët kishin një nivel të lartë të glukozës në gjakun e tyre, janë vlerësuar vazhdimisht më të vjetër në moshë, nga një ekip i zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Rezultatet kanë treguar se për 180 gramë glukozë më shumë për litër gjak, mosha e personave që ishin vlerësuar ishte rritur pesë muaj më shumë se realja. Studiuesit mendojnë se nivelet e larta të sheqerit në gjak ulin prodhimin e kolagjenit dhe fijeve të elastinës, duke bërë që lëkura të humbasë freskinë dhe rininë.

 

 

Frutat mbrojnë nga aneurizmi

Aneurizmi i aortës abdominale është një fryrje në murin e një pjese të aortës – arteries më të madhe në organizëm – pjesë e cila kalon nëpër abdomen. Nëse aneurizmi shpërthen, ka një rrezik më të lartë të vdekjes nga gjakderdhja. Skanimet me anë të ultrazërit mund ta zbulojnë sëmundjen. Në këtë studim suedez, kërkuesit kanë analizuar të dhënat e më shumë se 80 mijë njerëzve të moshës nga 46 deri në 84 vjet, të cilët janë përcjellë për 13 vite. Gjatë kësaj kohe, afro 1100 prej tyre kishin aneurizma të aortës abdominale, përfshirë edhe 222 shpërthime të aneurizmave. Njerëzit të cilët kanë ngrënë më shumë se dy shërbime fruta në ditë (pa llogaritur lëngjet), kishin 25 për qind gjasa më të ulëta për të zhvilluar sëmundjen dhe 43 për qind rrezik më të ulët për të shpërthyer ajo, krahasuar me ata që kanë ngrënë më pak se një shërbim fruta në ditë. Në anën tjetër, krahasuar me ata që nuk kishin ngrënë aspak fruta, njerëzit të cilët kishin ngrënë dy shërbime fruta në ditë kishin 31 për qind më të ulët për të zhvilluar sëmundjen dhe 39 për qind rrezik më të ulët që ajo të shpërthejë. Autorët e studimit thonë se efekti mbrojtës i frutave mund t’u vishet antioksiduesve që janë në përbërje të lartë në to, dhe të cilët mund të ulin nivelin e pezmatimit. Studiuesit këshillojnë që të konsumoni edhe perime sepse ato mbeten të rëndësishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Ngrënia e tyre mbron nga problemet tjera kardiovaskulare, pastaj nga lloji 2 i diabetit, presioni i lartë i gjakut dhe llojet e ndryshme të kancerit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency