TRYEZA E PD-SË Lulzim Basha: Qeveria gostiti veten, la në harresë pensionistët, fermerët dhe shtresat në nevojë”

0
116

FLORENC DRIZARI

 

Kreu i PD-së: Rama mban monologje tek pishat e liqenit.

biznesi dhe bashaProjektbuxheti i qeverisë për vitin 2014 sipas opozitës shqiptare nuk mbështet shtresat në nevoje dhe rrit borxhin publik. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoio projektin ekonomik si një gosti të qeverisë, teksa tha se në vend që me këtë projekt të ndihmohet konsumi dhe fuqia blerëse e qytetarëve, rritet konsumi i qeveritarëve. Gjatë tryezës së djeshme të zhvilluar me pensionistë, fermert, shtresat në nevojë dhe OJF–të, kreu i opozitës tha se projektbuxheti i qeverisë ul investimet dhe nuk mbështet zhvillimin ekonomik të vendit. Ai kritikoi kryeministrin Rama për mungesë transparece dhe premtoi se opozita do ta kundërshtoi projektin në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu z. Basha foli edhe për hartimin e disa amendamenteve që do t’i paraqiten qeverisë në Kuvend.

LULZIM BASHA

“Buxheti kështu siç vjen, projekt-buxheti mund të quhet  projekt-buxheti i vetë konsumit, apo gostisë qeveritare. Në vend që të ndihmojnë konsumin, fuqinë blerëse të qytetarëve, ai rrit konsumin e qeveritarëve. Investimet nga buxheti ulen me 80 milionë dollarë pra shteti merr përsipër që vitin e ardhshëm të investojë 80 milionë dollarë më pak, ndonëse taksat rriten, borxhi rritet. Kjo jo vetëm nuk mbështet zhvillimin ekonomik, pasi të fusësh 80 milionë dollarë më pak në investime do të thotë të frenosh zhvillimin ekonomik por edhe ato para që shënohen për t’u përdorur si investime jo publike, në fakt përdoren për të rritur konsumin “parazitar” të qeverisë, sepse për administratën e vet, qeveria e rrit nga 257 miliardë lekë në 264 miliardë lekë buxhetin”.

Duke akuzuar qeverinë për shkeljen e ligjit për buxhetin, Basha tha se me datën 20 tetor duhet që të ishin përfunduar diskutimet për buxhetin dhe qevera ta sillte atë në Parlament, në mënyrë që nga data 25 tetor deri më datë 1 dhjetor kur buxheti duhej të ishte miratuar të kishte kohë për konsultime me qytetarët.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi edhe bashkëbisedimin me qytetarët në kodrat e liqenit artificial në Tiranë të mbajtur një ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, duke e quajtur monolog në një lulishte të parkut të liqenit.

“Jam i sigurt që po të vinte kryeministri këtu do të ishte një përdorim shumë më i mirë i kohës së tij dhe shumë  më me eficencë sesa të mbajë monologje tek pishat e liqenit”, – deklaroi Basha.

Prej katër ditësh Partia Demokratike organizoi tryeza konsultimesh me përfaqësus të biznesit vendas dhe të huaj në Shqipëri, ku tematikat kryesore kanë qenë diskutimet për paketën fiskale të qeveris dhe projektbuxhetin e shtetit për vitin 2014. Pas këtyre tryezave, opozita pritet të hartojë disa amendamente dhe t’i paraqesë ato në seancës e ditës së hënë ku pritet të shqyrtohet në parim paketa financiare e qeverisë.

 

 

Përfaqësues i shoqatës së pensionistëve

Është e vështirë të trajtojmë një varfëri ekstreme të kësaj moshe. Me  buxhetin e paraqitur absolutisht ne s`jemi dakord. Ky buxhet është buxhet i varfërisë dhe nuk kam  dyshim. Në  Shqipëri, në tërësi, por  veçanërisht  moshën e tretë e ka pllakosur varfëria ekstreme, të jemi të hapur, më mirë që jemi këtu, ta marrin vesh të gjithë.

Pensioniste:

Vitin e kaluara, pensionet  u rritën 4%, u dha edhe një shpërblim në dhjetor, prej 2 mijë lekësh, , ndërsa këtë vit jo vetëm që nuk parashikohet rritje por as shpërblime, pasi ua hoqi edhe administratës. Por pensionistët janë sot për nesër, nuk kanë kohë të presin më, prandaj duhet të vëjë dorën. Ne do të kërkojmë vazhdimisht të trajtojmë problemet tona.

Shoqata e Invalidëve të Punës së Shqipërisë:

Unë përfaqësoj Shoqatën e Invalidëve të Punës së Shqipërisë e cila është e përbërë nga  60 mijë e 70 veta. Sot për sot është shtresa më e shkelur në vendin tonë e cila ka që kur ka dorëzuar qeverinë zoti Berisha nuk marim as paratë e tona, gjë të cilën e kemi bërë problem në media… Për çdo gjë që do të bëhet unë iu garantoj se invalidët e punës të jenë në shesh bashkë me gjithë grupet e interesit.

Kryetare e shoqatës së gruas kryefamiljare:

Ne si shoqate  e gruas kryefamiljare me këtë projekt-buxhet që ka bërë qeveria, kryeministri Rama, jemi të skandalizuar, kjo është një katastrofë për këtë target grup që përfaqësojnë 18 % të popullsisë shqiptare, të cilat përjetojnë ditët më të këqija në këto moment Sidomos rritja e naftës, shtrenjton komplet ushqimet, edhe veshjet, është komplet në kurriz të rinisë.

Arben Bastriu- Përfaqësues i komuniteti rom:

Nëse zoti kryeministri  nuk  do të vërë  pikat mbi “I” në lidhje me këtë buxhet ,me këtë financë  për këto fusha prioritare, jo që qershor nuk ka për të kaluar përsëri provimi i Shqipërisë në BE por komunitetit rom do të ngrihet dhe do të protestojë hapur sepse nuk jemi gati të bëjmë atë kërcim tango një hap para, një hap mbrapa.

 

 

Ish-kryeministri Berisha: Të protestojmë ditën e shtunë për mashtrimet e Ramës

Mosmbajtja e premtimeve sipas të djathtëve nga ana e qeverisë për paketën e re fiskale dhe projektbuxhetin e shtetit për vitin 2014, duket se është argumenti që ish-kryeminsitrit Sali Berisha, të ftoi qytetarët të protestojnë ditën e shtunë në orën 12:00, para sheshit të kryeminsitrisë. Gjatë një komenti të bërë në rrjetin social “Facebook”, lideri historik i së djathtës tha se premtimet elektorale kryesocialistit Rama dhe të kreut të LSI-së, Meta, rezultuan mashtrime. Për këtë z. Berisha përmend premtimet për shërbim shëndetësor falas duke thënë se rriten pesë herë sigurimet shëndetësore në fshat.

“Premtimi i përsëritur me qindra herë në takimet elektorale në sheshet, sallat dhe studiot televizive për të marrë votat shqiptareve, u provua një nga mashtrimet më të mëdha të Edi Ramës. Me ligjin që ka sjelle në Parlament, qeveria Rama – Meta jo vetem hodhi në kosh premtimin elaktoral të Ramës por bëri të kundërtën, duke rritur me 5 herë sigurimet shëndetësore në fshat dhe hoqi tavanin për rritjen e tyre në qytet. Këtij i thonë poshtërim i vërtetë i dinjitetit njerëzor, abuzim grotesk me ata që të besuan votën. Ne nuk duhet të pranojmë këtë megamashtrim!! Të gjithë nesër në protestë në orën 12.00 përpara kryeministrisë!”, – ka shkruar ish-kryeministri Sali Berisha nga rrjeti social “Facebook”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency