Tryeza e opozitës me biznesin Biznesi i vogël dhe ai fason kundër qeverisë: Paketa rrit çmimet, çon në falimentim

0
140

Florenc Drizari

 

“Paketa fiskale dhe buxheti, reduktim të vendeve të punës”

 

biznesi dhe bashaPërfaqësues të shoqatave të biznesit të vogël në Shqipëri kundërshtuan ndryshimin e paketës fiskale nga ana e qeverisë, me argumentet se rritja e taksave do të ketë pasoja negative për ekonominë shqiptare. Gjatë tryezës së djeshme konsultative që u organizua nga Partia Demokratike, përfaqësues të biznesit të vogël edhe atij fason, edhe pse pranuan që qeveria do të heqë taksat për ta, rritja e barrës fiskale do t’i çonte ata në falimentim.

 

Biznesi i vogël

 

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, Albert Nasto, tha se biznesi i vogël është në kufirin e mbijetesës. “Duhet të vija në këtë takim, kjo është një shoqatë me 22 mijë anëtarë. Pa përmendur këtu problemet që kemi me pushtetin lokal dhe pushtetin qendror. Shikoj Bashkinë e Durrësit, rrit taksat në ç’bazë të ligjit, kujt ligji i rrit taksat me 30%, kur ligji e thotë dhe ne bëmë një luftë të madhe për 10%. Ne bëmë një luftë të madhe që ishte 10%, atëherë zotërinj, nuk ka më partneritet, nëse duam ti themi fjalët ballëhapur dhe të thjeshta e të kuptueshme, janë 80 mijë biznese të vogla, mendohuni mirë”, – tha Nasto. Ai kërkoi nga qeveria t’u qëndrojë premtimeve të saj për të cilën u votua në zgjedhjet e kaluara. “Ne nuk kemi votuar as për FMN-në, as për BB-në, ne kemi votuar për një program dhe jemi përmbajtur si evropianë atij programi. Të thuash sot se do të rrisim sigurimet shëndetësore është një nga gjërat më të këqija që mund t’i ndodhë biznesit të vogël”, – deklaroi kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël.

Besnik Dervishi, përfaqësues në fushën e shërbimeve, kolaudim, vlerësim pasurish të paluajtshme, tha se ajo që bie në sy në paketën fiskale për këtë biznes dhe që bën të duket se ulet tatimi mbi fitimin, pasi në paketën e vjetër ishte 10% dhe bëhet 7.5%. “Duket sikur biznese të natyrës sonë, konkretisht i zvogëlon pjesën që i merr nga fitimi por po ta analizosh dhe është shumë e dukshme, në fund të vitit është shumë vonë për ta parë pasi kanë ikur lekët”, – u shpreh Dervishi.

Duke folur në emër të agrobiznesit, Albert Shopi i cilësoi ndryshimet e reja si një regres.

 

Fasoneria

Flamur Hoxha, nga Dhoma e Përfaqësuesve të Veshjeve, tha se ky sektor zë një vend të veçantë në rritjen e eksporteve shqiptare pasi punëson 30 mijë të punësuarve. Në tryezën e djeshme ai tha se ndryshimi i taksave për vitin që vjen do ta penalizojë këtë sipërmarrje, përkthehet në rritje kostoje. “Mendoj se me këtë rritje taksash gjithsecili nga ne mendon si të reduktojë shpenzimet, të ulë numrin e punonjësve sepse nuk mundesh që të përballosh këtë kosto të lartë që do të kemi ne fillim të vitit. Gjithashtu, është bërë punë për rimburismin e TVSH-së, shumë subjekte menjëherë tatimet, taksat detyrimet, mirë do të ishte se kjo sipërmarrje mbush kursin e 400 mijë lekëve (të reja), në mënyrë automatike mund ta bëjmë edhe me mënyrë vullnetare rimbursimin, por edhe nga pagesat e sigurimeve shoqërore”.

 

 

 

 

BOX BOX BOX BOX BOX BOX BOX BOX BOX BOX

 

Shoqata e Biznesit të Vogël, Albert Nasto

“Ne nuk kemi votuar as për FMN-në, as për BB-në, ne kemi votuar për një program dhe jemi përmbajtur si evropianë atij programi. Të thuash sot se do të rrisim sigurimet shëndetësore është një nga gjërat më të këqija që mund t’i ndodhë biznesit të vogël”.

 

Besnik Dervishi

“Duket sikur biznese të natyrës sonë, konkretisht i zvogëlon pjesën që i merr nga fitimi, por po ta analizosh dhe është shumë e dukshme, në fund të vitit është shumë vonë për ta parë pasi kanë ikur lekët”.

 

Agrobiznesi, Albert Shopi

“Ne shikojmë interesat tona dhe ndaj kemi ardhur këtu. Në këto debate flitet shumë për sistemin fiskal, por nuk flitet dhe nuk është ballafaquar ndonjëherë çështja e marrjes së kredive nga bizneset, sidomos agrobiznesi në përgjithësi dhe bizneset e mëdha kanë marrë kredi gjatë këtyre kohëve. P.sh. në biznesin tim kemi për 7 vjet kredi, e kemi marrë vjet”.

 

Flamur Hoxha, fasoneri

“Mendoj se me këtë rritje taksash gjithsecili nga ne mendon si të reduktojë shpenzimet, të ulë numrin e punonjësve, sepse nuk mundesh që të përballosh këtë kosto të lartë që do të kemi ne fillim të vitit. Gjithashtu është bërë punë për rimburismin e TVSH-së, shumë subjekte menjëherë tatimet, taksat detyrimet, mirë do të ishte se kjo sipërmarrje mbush kursin e 400 mijë lekëve (të reja).

 

 

Agim Rameta, Këshilli i Agrobiznesit Bujqësor

Nafta për imputet bujqësore ose të subvencionohet ose të hiqet TVSH, varet si do jenë mundësitë e këtij programi. Parlamentarët që na ndjekin dhe ata që ndodhen këtu në sallë duhet të ndihmojnë akoma më shumë fermerin, fshatarin dhe tregtarët në të gjithë fushat.

 

Pashke Mjekaj, bar-kafe

Unë jam absolutisht kundër kësaj pakete, sidomos bar-kafetë i çon drejt falimentit të plotë, drejt informalitetit. Thuhet se do të ulet nga 10%, në 7.5% taksa, ndërkohë që do të rritet dyfish taksa e ndërtesës, nga 40 mijë lekë të reja që paguaja, do të më duhet të paguaj 80 mijë lekë. Do të rriten sigurimet, unë punonjësit i kam të siguruar.

 

Alfred Kosta

Jam një përfaqësues i biznesit të madh të Tregu Çam. Ne punojnë për të jetuar, për të mbajtur fëmijët, për t’i arsimuar, ai i poshtëron, teksa thotë përse ke punësuar gruan. Në tregun ushqimor në Kombinat qëndrojnë katër polici, task-forca, rendi, transporti, të gjitha. Gjatë këtyre dy muajve kemi ndier një poshtërim shumë të madh, se si do të shkojë halli, nuk e dimë.

 

Florian Arapi, biznes i vogël

Jemi të shqetësuar lidhur me rritjen e taksës për biznesin. Ne quhemi biznes i vogël, por në fakt quhemi të gjithë biznes e nëse do të themi së është ulur taksa e biznesit të vogël, mua më duket e pavërtetë, për arsye se është rritur taksa e biznesit të madh dhe biznesi i vogël është një varësi e biznesit të madh.

 

Agim Ceku

Jam pronar i një biznesi të vogël këtu në Tiranë, një shqiptaro-amerikan që kam kaluar 20 vjet në Amerikë. Unë nuk kam frikë, le të vijnë prapë siç kanë ardhur, le ta mbyllin atë biznesin tim dhe ishalla bëhet një shembull që të shpëtojnë të tjerët. Vendi është në këtë kohë krize dhe në vend që ta liberalizoni një çikë biznesin, këtu na terrorizojnë, me taksa mbi të gjitha. Me keqardhjen më të madhe shoh që ndihem totalisht i zhgënjyer.

 

 

 

“Ku po shkon ekonomia shqiptare?”

 Basha: Paketa fiskale çon drejt greminës, s’lejojmë Ramën t’i vërë flakën ekonomisë

 Kryetari i PD-së, Lulzim Basha: S’ka asnjë sektor të ekonomisë shqiptare që s’e sheh paketën fiskale dhe këtë buxhet si kërcënim personal të mirëqenies

Partia Demokratike mblodhi në një tryezë konsultimesh përfaqësues të biznesit të vogël në Shqipëri, ku tema kryesore e takimit ishte ndikimi i paketës fiskale dhe projektbuxhetit 2014 në ekonominë e vendit dhe jetën e shqiptarëve.

Për të tretën ditë radhazi PD ka organizuar tryeza konsultimesh me biznesin, duke filluar me sipërmarrësit e mëdhenj, dhomat e tregtisë dhe përfaqësues të biznesit të huaj në Shqipëri. Një ditë më parë ishte radha e biznesit të vogël dhe atij fason për të dhënë mendimet e tyre për paketën financiare të qeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në fjalën e tij se nuk ka sektor të ekonomisë shqiptare dhe konsumator në vend, që të mos jetë shqetësuar për paketën e re fiskale të qeverisë dhe buxhetin e 2014-ës, që, sipas tij, e para shton barrën fiskale dhe ul investimet e huaja në Shqipëri dhe e dyta rrit borxhin publik.

 

LULZIM BASHA

 “S’mund të pranojmë në asnjë çast që ka detyrën e administratorit t’i japë të drejtën vetes t’ia vërë flakën ekonomisë së këtij vendi, pasurisë së këtij vendi, mirëqenies së këtij vendi, me gjithë ne këtu brenda. Që këtu nuk ka asnjë ndryshim, as me nuancë, as me pikëpamje, por ka një vullnet që së bashku të bashkërendojmë në mënyrën më konkrete të mundshme, të zhveshim së bashku, jo për interes politik, jo për të tundur flamurin e PD-së, as nuk jemi këtu për të bërë opozitë për hir të opozitës, jemi këtu sepse jemi thellësisht të shqetësuar, ashtu sikurse jeni edhe ju se ku na çon kjo paketë fiskale dhe ky buxhet dhe sa shpejt na çon në atë greminë”.

Shqetësim, sipas opozitës, mbeten premtimet e shumicës parlamentare për uljen e barrës fiskale për biznesin e vogël. Sipas kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, e vërteta është ndryshe nga sa pretendon qeveria se tatimi mbi të ardhurat është ulur nga 10% në 7.5%. “Taksa vendore e biznesit të vogël ka qenë një paradhënie për të zëvendësuar paradhënien e tatimit mbi të ardhurat personale dhe të heqësh një mënyrë paradhënie, për ta zëvendësuar me një mënyrë tjetër, nuk do të thotë se ke hequr taksën. Nëse ka një automjet apo një kosto transporti (është e vështirë të mendosh një biznes që nuk ka kosto transporti), këtij të vetëpunësuari, këtij biznesi të vogël i shkon 120 lekë për litër më shumë me paketën fiskale që propozohet.

Pra, kostoja minimale është e rangut 150 mijë lekë më shumë në vit, kostoja mesatare përllogaritet 250 mijë lekë më shumë. Duket qartë se vetëm në fund të ditës, vetëm duke marrë shtesë, biznesi i vogël paguan më shumë sesa ç’paguante me kushtet aktuale, pastaj në qoftë se pimë edhe cigare apo kafe, bëhet fjalë për minimalisht për një trend normal konsumi për 100 mijë lekë të tjera shtesë për vit. Po kjo natyrisht vlen për të gjithë qytetarët, dhe jo vetëm për biznesin e vogël”, – deklaroi Basha.

Gjithashtu, kreu i PD-së foli edhe për agrobiznesin, duke thënë se subjektet e kësaj kategorie në tërësi janë të regjistruar si biznes i madh për të përfituar kreditimin e TVSH-së të harxhuar në blerje dhe importe.

Pas tryezave konsultative që PD-ja po zhvillon këtë javë me përfaqësues të biznesit vendas dhe të huaj, pritet që në fundjave të hartohet një draft propozimesh të cilat do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës ku do të diskutohet për projektbuxhetin e shtetit për vitin 2014 dhe ndryshimet në paketën fiskale.

 

 

 

Ish-kryeministri Sali Berisha

 

“Të ndërrohet ekipi i FMN-së në Tiranë, po bëhen dëshmitarë të rremë të Edi Ramës”

 

Rritja e çmimit të naftës në një vend kur çmimi i naftës është nga më të lartit, është firmosje për ta çuar vendin në recesion

 

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi zëvendësimin e përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë. Duke folur nga tryeza e djeshme e organizuar nga Partia Demokratike, z. Berisha tha se fjalët e tij përfaqësojnë ish-kryeministrin e vendit dhe jo Partinë Demokratike.

Berisha u tregua i ashpër ndaj FMN-së kur tha se vendi është në një situatë kritike dhe Edi Rama ka gjetur dëshmitarin e rremë, FMN-në. Fjalën e tij Berisha e lidhi me qëndrimet e FMN-së si konsulent ndaj qeverisë, ndërkohë që qeveria ka propozuar një paketë të re fiskale që pritet të votohet këto ditë në Kuvendin e Shqipërisë së bashku me buxhetin e shtetit për vitin 2014.

“Unë i kërkoj Fondit, drejtorit të Fondit, kryeekonomistit të Fondit të sjellin ekip tjetër. Ne nuk duam të konfrontohemi me të, por ne nuk mund të pranojmë kurrë që shqiptarët të trajtohen në këtë mënyrë. Ne duhet të qëndrojmë absolutisht për çdo të vërtetë. Nuk kemi frikë nga asnjë e vërtetë, por jo mbi realitetin që ka krijuar një i sëmurë psikik për ekonominë shqiptare, do tani ta rregullojë atë me çdo kusht”.

Ish-kryeministri Berisha nuk mohoi rëndësinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar si një nga auditët më të mirë në botë dhe që ka kompetencën më të madhe se çdo institucion tjetër, por ai nënvizoi se FMN ka një histori të hidhur me Shqipërinë. “Në arkivat e tij, ajo histori, po të dojë ia kujtoj, e kam unë, e kanë edhe ata. Kjo që bënë kësaj here është një ofendim i madh për shqiptarët, i kujtoj Fondit se ka shkruar në shtator një raport për Shqipërinë, i kërkoj ekipit të Fondit që të lexojë raportin e tij dhe të mos besojë mashtrimet, për interesa antiklientaliste të Edi Ramës, kjo do të jetë një prishje përfundimtare shqiptare me Fondin. Unë i kujtoj Fondit një gjë, se me dëshmi të rreme nuk mund të arrihet në kurriz të këtij populli, po të dojë të vijë të ulet një për një me përfaqësuesit e opozitës dhe t’i faktojë se raporti i tij i shtatorit ka qenë shumë i drejtë dhe se dërgimet më mbrapa janë të papranueshme dhe janë ofenduese për shqiptarët. Ka një borxh të fiksuar në raportin e shtatorit, gjithçka e kanë online”, – deklaroi Berisha gjatë tryezës së djeshme të organizuar me biznesin e vogël në Shqipëri nga Partia Demokratike.

Një pikë tjetër në të cilën u ndal ish-kryeministri, ishte edhe rritja e çmimit të naftës, që, sipas tij, pritet të ndodhë pas miratimit të paketës fiskale të qeverisë. “Në një vend kur çmimi i naftës është nga më të lartit, është absolutisht firmosje për ta rrëzuar vendin si një lot dhe për ta tërhequr zvarrë recesionin. Është një krim i shëmtuar, çmimi i naftës nuk është një nga çmimet më të studiuara të kësaj toke dhe lëvizjen e tij. Çmimi i naftës ka gjunjëzuar ekonominë më të fuqishme të planetit, ekonominë e Shteteve të Bashkuara, 12 recesionet e saj janë të studiuara, 11 janë të lidhura me çmimin e naftës”, – deklaroi Berisha.

 

Statusi, Nishani: Po vihemi sërish në provë

 

Presidenti i Republikës Bujar Nishani reagoi një ditë më parë në lidhje me vendimin e BE-së për të shtyrë për në qershor statusin kandidat të Shqipërisë. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, kreu i shtetit thekson se përmes këtij vendimi shoqëria shqiptare po vihet, edhe një herë, në provë.

“Ajo duhet të tregojë se ka aftësinë dhe pjekurinë e mjaftueshme për të mos i shfaqur dallimet e saj për hir të realizimit të objektivave të përbashkëta. Ne duhet të kemi parasysh se mund të përparojmë mbi bazën e pajtimeve dhe jo të konflikteve”, – thekson Presidenti.

Më tej Presidenti Nishani shpreh bindjen e tij se klasa politike do t’ia dalë të mbajë të gjallë dialogun dhe të gjejë konsensusin, kur ai kërkohet.

“Udhëtimi ynë evropian vazhdon. Më shumë përgjegjësi kërkohet dhe më të mëdha mbeten sfidat para nesh, por tashmë kemi maturinë, motivimin dhe qartësinë e nevojshme, për të shkuar deri në fund”, – thekson Presidenti.

 

 

 

Kreu i PD-së, Basha: Rama ta lexojë drejt vendimin e BE-së

“Shtyrja gjashtë muaj e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë  rrezikon të bëhet një lajm edhe më  i keq për vendin,  prej leximit të përciptë dhe të gabuar që kryeministri shqiptar Edi Rama i bëri mbrëmë vendimit të Këshillit Europian”. Kështu i ka cilësuar deklaratat e Kryeministrit kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndërsa tha se Rama fajsoi për mosdhënien e statusit Evropë, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe vendet e tjera.

Teksa argumentoi se nga kryeministri i vendit pritej reflektimi, thellimi në shkaqet e brendshme të dështimit, z. Basha tha se sgjë e ngjashme nuk dëgjua nga qytetarët shqiptarë në daljen publike të kreut të  ekzekutivit për refuzimin e statusit. “Edhe mbrëmë, e njëjta mendjelehtësi me të cilën ky kryeministër trajtoi dhe dështoi në çështjen e armeve kimike; e njëjta paaftësi, i njëjti naivitet në të kuptuarit e marrëdhënieve ndërkombëtare; e njëjta megalomani me të cilën drejton prej tre muajsh punët e vogla te qeverisë së tij të madhe, duke i marrë frymën vendit dhe duke e çuar ekonominë drejt asfiksimit”, – deklaroi Basha.

Shefi i opozitës akuzoi Ramën se nuk ka kuptuar asgjë nga thelbi i vendimit të Këshillit Europian. “Një vit e humbëm statusin për shkak të Ramës shef opozite. Gjashtë muaj humbën pardje me Ramën kryeministër. Me çfarë shpalosi mbrëmë, me leximin që i bëri vendimit të Këshillit Europian, duke parë qimen në syrin e të tjerëve dhe duke mos parë traun në syrin e tij, shqiptarët nuk kanë gjë në vijë, fati nuk do t’i buzeqeshë  Shqipërinë as pas gjashtë muajsh, një dështim i ri e pret vendin në lidhje me statusin, nese nuk do të ketë reflektime të thella me kokën ulur dhe në drejtimin e duhur”, – tha Basha. Ndërkaq, kryeministri Rama dy ditë më parë shprehu keqardhjen që procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe fati europian i vendeve në proces, “të ndërlikohet nga rrethana të brendshme politike apo vigjilje elektorale vendesh anëtare, ku nën ndikimin negativ të forcave ekstremiste, problemet me ekonominë, emigracionin apo papunësinë, kthehen artificialisht në pengesë e politikës europiane të zgjerimit – që është suksesi më i madh në historinë e transformimit të kontinentit evropian”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency