Shuhet Fatos Sela, aktori pa bujë e njeriu i butë i Teatrit

0
274

fatos-selaNjë nga aktorët më pa bujë, plot modesti për pozicionin e tij në teatër, duke hyrë në aradhën e atyre që ikën të heshtur, dje, është

ndarë nga jeta Fatos Sela. Shumë media e përmenden si artist i merituar, një ofiq ideologjik dhënë në kohën e diktaturës, por në fakt kjo

“meritë” do ta hidhte poshtë gjithë homazhin për aktorin e sotëm nëse do ta vendosnim në krye të meritës së aktorit në teatër. Sela u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare dhe, sipas njoftimit nga Teatri Kombëtar, vuante nga një sëmundje e rëndë, që askush nuk e

mori vesh më parë. Fjalët për Selën duan shumë kujdes, pasi aktori pati krijuar një distancë artistike mes socrealizmit

dhe kërkimeve të ankthshme të teatrit sot. Në rrekjen e gjatë për t’u zbuluar, në role potente dhe të tjera më pak, Sela kalonte parashikimin

e shumë mburracakëve të teatrit, duke “bërtitur” në skenë çfarë ziente së brendshmi në rebelimet e tij, për një mund të gjatë e

shpesh të humbur. “Një sëmundje e pashërueshme e ndau shumë shpejt nga jeta, familja si dhe nga kolegët, miqtë e

dashur dhe skena pa i lënë kohë t’i thonë lamtumirë! Aktor i skenës dhe i ekranit me një karrierë të

pasur artistike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency